Lajmet

Osmani ia dorëzon flamurin ekipit Olimpik të Kosovës: Presim suksese sepse jeni ambasadorët e Kosovës

E para e vendit ia dorëzoi flamurin skitarit Albin Tahiri.

Published

on

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ua ka dorëzuar flamurin ekipit olimpik të Kosovës që do ta përfaqësojnë vendin në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”

E para e vendit ia dorëzoi flamurin skitarit Albin Tahiri dhe tha se vlerëson lartë punën e bërë nga sportistët të cilët kanë bërë një punë të jashtëzakonshme që Kosova të përfaqësohet në Lojërat Olimpike Dimërore me dy skitarë profesionistë. Ajo shtoi se si Tahiri ashtu edhe Kiana Kryeziu do ta përfaqësojnë Kosovën me nder dhe krenari.

“Jam këtu me ekipin e Republikës së Kosovës i cili do të udhëtojë së shpejti për të marr pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore. Dua t’i falënderoj që të gjithë për një punë të jashtëzakonshme që kanë bërë, jo vetëm gjatë tërë këtij viti por për një periudhë të gjatë në mënyrë që tani Kosova të përfaqësohet nga dy skitarë profesionistë. Nga Albin Tahiri i cili ka marrë pjesë edhe më parë në Lojërat Olimpike Dimërore dhe nga Kiana Kryezoi një 17 vjeçare, e para vajzë e cila merr pjesë në Lojëra Olimpike Dimërore dhe arrin normën olimpike. Që të dy do ta përfaqësojnë Republikën e Kosovës me nder e me krenari dhe ashtu sikur të gjithë sportistët tanë do të vazhdojnë të jenë imazhi më i mirë i republikës sonë në botë”, tha Osmani.

Osmani më tutje tha se presin që këta garues të arrijnë suksese në këtë garë dhe kështu të vazhdojnë të jenë ambasadorët më të mirë të Kosovës në evropë dhe botë.

“Ne natyrisht presim suksesin e tyre mirëpo vet përfaqësimi i tyre i deritanishëm është një sukses i jashtëzakonshëm për shtetin tonë sepse sportistët po vazhdojnë të jenë ambasadorët tanë më të mirë në botë edhe në shtetet që nuk na kanë njohur po vazhdojnë ta ngrisin flamurin tonë”, theksoi Osmani.

Ndërsa presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi tha me këtë rast se Kosova është bërë pjesë e vetëm 90 shteteve mmë të mira të botës që merr pjesë në këtë garë në Pekin dhe se të pranohet flamuri nga presidentija e Kosovës është një krenari dhe nder ri veçantë.

“Është një rast i veçantë dhe një krenari për në që sot e pranuam nga presidentja flamurin kombëtar të Kosovës dhe besoj që me krenari do ta bartin në shtetin që, siç e ceki presidentja, në shtetin që ende nuk e ka njohur Kosovën dhe të tregojmë që edhe ne kemi garues të cilët vërtetë nga shumë shtete të botës ku mund të cek që në 105 shtete të botës nuk kanë marr norma olimpike dhe nuk janë pjesë e Lojërave Olimpike “Pekini 2022”, pra nga e gjithë bota marrin pjesë vetëm 90 shtete. Nga këto 90 shtete të forta dhe nga kjo konkurenc shumë e madhe i kemi edhe dy sportistë nga Kosova që do të marrin pjesë dhe do ta përfaqësojnë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Krasniqi.

I nderuar me këtë pranim të flamuri u shpreh edhe skitari Albin Tahiri i cili shkurtimisht tha se flamurin e Kosovës e ka në zemër dhe e tregon me krenari.

“Falemnderit presidente. Unë jam shumë krenar. Unë nuk e tregoj flamurin e Kosovës vetëm me dorë, por unë e tregoj flamurin e Kosovës edhe me zemër. Falemnderit shumë”, tha shkurtimisht Tahiri.

Lojërat Olimpike Dimërore do të zhvillohen nga data 4 deri më 20 shkurt.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara