Aktualitet

​Tërmet në Kroaci

Published

on

Kroacia është tronditur sërish nga lëkundjet e tërmetit. Më i fundit është regjistruar në orën 5:59 të mëngjesit të sotëm me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter.

Tërmeti u regjistrua 12 km në juglindje të Sibenik, Grad Shibenik, Sibenik-Knin të Kroacisë.

Në mediat sociale vendase u raportua se tërmeti ishte i shkurtër, por shumë i fortë që i zgjoi banorët dhe i trembi, raporton A2.

Deri më tani nuk ka të dhëna për lëndime apo dëme materiale.

Continue Reading

Bota

Arrestohet në Iran gazetarja italiane Cecilia Sala

Published

on

Gazetarja italiane Cecilia Sala, e cila po raportonte nga Irani, është arrestuar nga autoritetet iraniane më 19 dhjetor, njoftoi Ministria e Jashtme italiane të premten. Sala, e cila është korrespondente për gazetën italiane Il Foglio dhe gjithashtu drejton podkastin e saj, u ndalua nga autoritetet në Teheran, ndërsa shtetasja 29-vjeçare ishte duke mbuluar ngjarje në rajon.

Ministria e Jashtme italiane konfirmoi se ambasadorja italiane në Iran, Paola Amadei, realizoi një vizitë konsullore për të kontrolluar kushtet e ndalimit dhe gjendjen e gazetares. Ky incident ka ngritur shqetësime ndërkombëtare për lirinë e shtypit dhe trajtimin e gazetarëve në Iran, një shtet që është përballur me kritika për shtypjen e medias dhe arrestimin e gazetarëve të huaj./UBTNews/

 

Continue Reading

Bota

Presidenti gjerman shpërndan Parlamentin, cakton zgjedhjet për 23 shkurt

Published

on

By

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka urdhëruar shpërndarjen e Parlamentit dhe ka caktuar zgjedhjet e reja për 23 shkurt.

Zgjedhjet e reja do të mbahen pas rënies së koalicionit qeverisës të kancelarit, Olaf Scholz.

Scholz nuk e mori votëbesimin më 16 dhjetor dhe aktualisht po udhëheq një Qeveri të pakicës, pasi koalicioni trepartiak i tij kolapsoi më 6 nëntor. Kjo ndodhi për shkak se Scholz shkarkoi ministrin e tij të Financave lidhur me mospajtimet se si të revitalizohet ekonomia e Gjermanisë.

Steinmeier tha se e mori vendimin për zgjedhjet e reja për shkak se pas konsultimeve me udhëheqësit partiakë u bë e qartë se nuk ka marrëveshje mes partive politike të Gjermanisë për një Qeveri të re me përbërjen aktuale të Parlamentit.

Pikërisht në momente të vështira kërkohet stabilitet dhe një Qeveri e aftë që të marrë veprime dhe një shumicë e besueshme në Parlament”, tha ai.

Prandaj, jam i bindur se për të mirën e shtetit tonë, zgjedhjet e reja janë rruga e duhur”, shtoi presidenti gjerman.

Pasi që Kushtetuta gjermane, e miratuar pas Luftës së Dytë Botërore, nuk lejon që Bundestagu të shpërndajë veten, ishte në dorën e Steinmeierit që të vendoste për një gjë të tillë dhe të shpallte zgjedhje të reja.

Ai kishte 21 ditë afat për këtë vendim.

Pas shpërndarjes së Parlamentit, sipas ligjeve gjermane, zgjedhjet duhet të mbahen brenda 60 ditësh.

Paraprakisht, udhëheqësit e partive kryesore në Gjermani ishin pajtuar për datën 23 shkurt.

Zgjedhjet në Gjermani do të mbahen shtatë muaj më herët seç ishin planifikuar fillimisht.

Steinmeier paralajmëroi për ndërhyrje nga jashtë në votime, duke thënë se është “një rrezik për demokracinë, qoftë nëse është i fshehtë, siç ishte në rastin për zgjedhjet e fundit në Rumani, apo i hapur, ashtu siç po ndodh gjithnjë e më shumë në platformën X”.

Gjykata Kushtetuese ka anuluar rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, pasi u publikuan pretendime se Rusia kishte koordinuar një fushatë online për të promovuar një kandidat të krahut të djathtë, që fitoi rundin e parë.

Fushata në Gjermani veçse ka nisur. Sipas sondazheve, partia e Scholzit është në garë të ngushtë me bllokun opozitar të udhëhequr Friedrich Merz. Ndërkaq, të Gjelbërit – partnerët aktualë qeverisës të Schozlit – po ashtu vlerësohen se do të jenë në garë për të marrë poste kyçe. Megjithatë, sondazhet sugjerojnë se Qeveria e re me gjasë do të udhëhiqet nga Merz si kancelar, në një koalicion me të paktën një parti tjetër./REL/

 

Continue Reading

Bota

Sonda e NASA-s dërgon sinjal pas misionit afër Diellit

Published

on

By

Agjencia hapësinore e Shteteve të Bashkuara (NASA) tha se sonda e saj diellore, Parker, është “e sigurt” dhe po operon normalisht në afrimin më të afërt me Diellin të bërë nga ndonjë objekt i ndërtuar nga njeriu.

Anija kozmike kaloi vetëm 6.1 milionë kilometra nga sipërfaqja diellore më 24 dhjetor, duke fluturuar në atmosferën e jashtme të Diellit, të quajtur korona, në misionin që synon të ndihmojë shkencëtarët që të mësojnë më shumë për yllin më të afërt me Tokën.

Agjencia tha se ekipi i operacioneve në Laboratorin për Fizikë të Aplikuar të Johns Hopkins ka pranuar një sinjal nga sonda pak para mesnatës të enjten.

Anija kozmike pritet të dërgojë të dhëna të detajuara telemetrike për gjendjen e saj më 1 janar, shtoi NASA.

Duke lëvizur me një shpejtësi prej 692.000 kilometra në orë, anija kozmike duroi temperatura deri në 982 gradë Celsius, sipas ueb-faqes së NASA-s.

Në studimin nga afër të Diellit sondës Parker i mundësohet të bëjë matje që do të ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë më mirë se si materiali në këtë rajon nxehet në miliona gradë, të gjurmojnë origjinën e era diellore [një rrjedhje e vazhdueshme e materialit që ikën nga Dielli] dhe të zbulojnë se si grimcat energjetike përshpejtohen në shpejtësi pothuajse të dritës”, shtoi NASA.

Sonda Parker u lansua më 2018 dhe gradualisht po rrotullohet më afër Diellit, duke përdorur rrotullimet e Venerës për t’u tërhequr në mënyrë gravitacionale në një orbitë më të ngushtë me Diellin./REL/

Continue Reading

Bota

Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean

Published

on

By

Agjencia e spiunazhit e Koresë së Jugut tha se ka konfirmuar që një ushtar i Koresë së Veriut, që ka luftuar në anën e Rusisë në luftën kundër Ukrainës, është kapur nga forcat ukrainase.

Pheniani ka dislokuar mijëra trupa për të ndihmuar ushtrinë ruse, përfshirë në rajonin kufitar të Kurskut ku Ukraina nisi një ofensivë të befasishme në gusht.

Përmes ndarjes së informacioneve në kohë reale me një agjenci të inteligjencës të një shteti aleat është konfirmuar se një ushtar i plagosur i Koresë së Veriut është zënë rob”, tha përmes një deklarate më 27 dhjetor Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës i Koresë së Jugut.

Ky njoftim i Seulit vjen disa ditë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se pothuajse 3.000 ushtarë të Koresë së Veriut janë “vrarë ose plagosur” që kur u janë bashkuar në luftime trupave ruse.

Shërbimi i inteligjencës i Seulit paraprakisht ka thënë se numri i ushtarëve të vrarë apo të plagosur verikorean është 1.000, duke shtuar se ky numër i lartë i viktimave mund të jetë për shkak se ushtarët e Phenianit janë të pafamiljarizuar me fushëbetejën dhe nuk kanë aftësi që të zmbrapsin sulmet me dronë.

Koreja e Veriut dhe Rusia kanë forcuar lidhjet e tyre ushtarake që kur Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Në qershor të këtij viti, dy shtetet nënshkruan edhe një pakt për mbrojtje të përbashkët.

Aleatët e Ukrainës e kanë cilësuar përfshirjen e Phenianit në luftën e Rusisë kundër Ukrainës si “zgjerim të rrezikshëm” të konfliktit./REL/

Continue Reading

Të kërkuara