Lajmet

​Të hënën dita e parë e Fitër Bajramit

Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Published

on

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njoftoi se muaji i madhëruar Ramazan përfundon ditën e diel, më 1 maj 2022. Dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është të hënën, më 2 maj 2022.

Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Manifestimi fillon në orën 04:50, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga profesori i FSI-së, dr. Bahri Hoxha.

Namazi i Fitër – Bajramit falet në orën 06:09, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti.

Hytben e Fitër – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.

Me rastin e festës së Fitër – Bajramit, ditën e parë, më 2 maj 2022, Kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e kryesisë nga ora 9:00-12:00.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës “uroi festën e Fitër – Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona”. 

Bota

Turqi- Imamoglu në paraburgim, arrestohet dhe avokati i tij

Published

on

Autoritetet turke kanë arrestuar avokatin e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu, Mehmet Pehlivan, në kuadër të hetimeve për korrupsion. Pehlivan u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Stambollit për pastrim pasurish që rrjedhin nga veprimtari kriminale.

Pas arrestimit, ai u dërgua në spital për ekzaminim mjekësor përpara se të transferohej në zyrat e policisë në Stamboll. Ky arrest ka shkaktuar shqetësim, duke përfshirë edhe dyshime për lidhje të mundshme mes arrestimeve të Imamoglu dhe veprimtarive të dyshimta./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Të dielën ndërrohet ora, akrepat shkojnë 60 minuta para

Published

on

By

Në natën mes të shtunës dhe të dielës (29-30 mars) fillon llogaritja verore e kohës, ora do të shkojë 60 minuta përpara.

Momenti zyrtar i ndërrimit të orës është pikërisht në orë 02:00, atëherë kur akrepat kalojnë 60 minuta para duke shënuar 03:00.

Ky sistem, i njohur si orari veror, ka filluar të aplikohet për herë të parë gjatë Luftës së Parë Botërore dhe është përdorur gjerësisht që nga viti 1972, me qëllimin e fillimit për kursimin e energjisë.

Megjithatë, me avancimin e teknologjisë, qëllimi origjinal i tij është bërë më pak i efektshëm, pasi zgjatja e ditës ka çuar në përdorimin më të madh të ajrit të kondicionuar, duke krijuar një efekt “bumerang” që mund të sjellë më shumë shpenzime energjie.

Continue Reading

Bota

Tragjedia në Koçan, në paraburgim mbeten 19 të dyshuar 3 në arrest shtëpiak

Published

on

Gjykata e Koçanit ka shqyrtuar 22 ankesa të të dyshuarve lidhur me zjarrin tragjik në diskotekën “Puls”, ku humbën jetën 59 persona. Për 19 prej tyre, gjykata vendosi që masa e paraburgimit të mbetet në fuqi, ndërsa tre të tjerë janë dërguar në arrest shtëpiak. Këtyre tre personave u janë marrë pasaportat për të parandaluar lëvizjen e tyre jashtë vendit.

Në lidhje me këtë vendim, prokuroria ka parashtruar ankesë për dy nga ata që ishin në paraburgim, ish-kryetarët e Komunës së Koçanit, Ratko Dimitrov dhe Nikolço Iliev, të cilët tani janë në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit në Shtip. Një tjetër person që ka përfituar nga masa e arrestit shtëpiak është Aneta Simeska Dimoska, ish-drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Tregut.

Kryetari aktual i Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, mbetet i dyshuar dhe në paraburgim, ndërsa hetimi për zjarri që mori jetën e shumë personave është zgjeruar me gjithsej 34 të dyshuar fizike dhe tre persona juridikë. Ata akuzohen për vepra të rënda kundër sigurisë publike, me mundësi dënimi deri në 20 vjet burg.

Continue Reading

Bota

Tërmete në Kretë, lëkundja e fortë ndjehet në të gjithë ishullin

Published

on

Mbrëmjen e djeshme, banorët e ishullit të Kretës në Greqi u tronditën nga disa tërmete me magnituda të ndryshme, të regjistruara me shkalla Rihhter 3. Epiqendra e këtyre tërmeteve ishte në detin Egje, afër Heraklion, me thellësi 28 km.

Deri tani, nuk ka pasur raportime për dëme serioze, përveç panikut të shkaktuar te banorët. Autoritetet lokale ende nuk kanë dhënë informacione shtesë për pasojat, por lëkundjet e forta janë ndjerë në të gjithë ishullin./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara