Lajmet

​SHBA, teste falas për Covid për të parandaluar valën e dimrit

Programi do të kushtojë 600 milionë dollarë.

Published

on

Administrata Biden do të ofrojë edhe një herë teste falas për Covid për të gjitha familjet amerikane duke filluar nga java e ardhshme.

Çdo familje do të ketë të drejtë të kërkojë katër teste të shpejta me postë duke filluar nga 25 shtatori përmes faqes së internetit covid.gov.

Programi, i cili do të kushtojë 600 milionë dollarë, synon të luftojë rritjen dimërore të rasteve me Covid, në mes të përhapjes së varianteve Eris dhe BA.2.86.

Sekretari i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, Xavier Becerra, tha “Ne do të fillojmë edhe një herë programin tonë për t’u ofruar amerikanëve një mundësi për të kërkuar teste”.

Deri më sot, administrata Biden ka dërguar më shumë se 755 milionë teste falas për Covid në të gjithë SHBA-në, raporton dailymail.

Programi filloi në fillim të vitit 2022 kur shitësve u mbaruan testet dhe u pezullua në maj pasi administrata shpalli të përfunduar urgjencën e shëndetit publik.

Testet synohen të përdoren për pjesën tjetër të vitit dhe do të përfshijnë udhëzime për kontrollimin e datave të skadencës.

Të dhënat më të fundit tregojnë se ka pasur 20,538 pranime me Covid në spitalet amerikane deri më 9 shtator.

Ka gjithashtu shenja që vdekjet nga Covid kanë filluar të zvogëlohen.

Lajmet

Elezi: Deri më tani aplikuan 10 subjekte politike me 64 kandidatë

Published

on

By

Dhjetë subjekte politike, prej të cilave dy iniciativa qytetare dhe tetë kandidatë të pavarur, kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve aplikimin e tyre për t’u certifikuar për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit.

Këto të dhëna janë bërë të ditura për EkonomiaOnline nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka njoftuar se kanë mbetur vetëm edhe tri ditë deri në përfundimin e afatit për dorëzimin e listës me emrat e kandidatëve.

Deri më tani, 10 subjekte politike, prej të cilave 2 iniciativa qytetare dhe 8 kandidatë të pavarur, kanë aplikuar për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet locale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025. Numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 64 kandidatë, prej të cilëve 5 kandidatë për kryetarë të komunave dhe 59 për anëtarë të kuvendeve komunale”, njoftoi Elezi.

Sipas tij, në mbledhjen e radhës, KQZ do të shqyrtojë rekomandimet e përgatitura nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike dhe do të marrë vendime të veçanta për secilin aplikim.

Pasi ka pranuar këto aplikime, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) ka ndërmarrë hapat ligjorë për verifikimin e kandidatëve në bashkëpunim me institucionet e ndryshme shtetërore sipas përgjegjësive të tyre ligjore dhe ka përgatitur rekomandimet për certifikim. Në mbledhjen e radhës, KQZ do të shqyrtojë dhe do të marrë vendime të veçanta për secilin aplikim”, tha Elezi.

Sipas Elezit, subjektet politike kanë të drejtën e plotë të vendosin në cilat komuna do të marrin pjesë në zgjedhje dhe të përcaktojnë vetë nëse do të garojnë vetëm në zgjedhje për kryetar komune ose për Kuvend Komunal apo për të dyja njëkohësisht në një komunë të caktuar.

Continue Reading

Bota

Dronët e Ukrainës godasin rafinerinë Lukoil, 2000 kilometra në thellësi të Rusisë

Published

on

Dronët e operuar nga Drejtoria Kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës (GUR) kryen një sulm ndaj rafinerisë së naftës Lukoil në Republikën ruse Komi, e cila ndodhet dy mijë kilometra nga kufiri ukrainas.

Informacioni u konfirmua nga burime në shërbimin e inteligjencës ukrainase, shkruan Ukrainska Pravda.

Objekti i synuar në Komi është thelbësor për furnizimin e forcave ruse me karburant dhe lubrifikantë.

Burimet e inteligjencës ukrainase zbuluan se dronët goditën një rezervuar për produktet e naftës.

Po ashtu, u dëmtua një njësi përpunimi gazi dhe kondensate gazi që përdoret për të prodhuar propan-butan dhe benzinë.

Continue Reading

Aktualitet

22 zjarre aktive në Kosovë, situatë e rënduar në Kçiq të Mitrovicës

Published

on

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se gjatë gjashtë orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 37 vatra zjarri në Kosovë, prej të cilave 22 mbeten aktive, ndërsa 15 janë shuar dhe 52 të lokalizuara.

Situata më e rënduar paraqitet në fshatin Kçiq i Vogël të komunës së Mitrovicës, ku është kërkuar ndërhyrje urgjente dhe ndihmë nga KFOR-i, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Policia e Kosovës (PK).

Në operacionin e shuarjes së zjarreve në këtë zonë janë të angazhuara njësitë e zjarrfikësve nga: Mitrovica Jugore dhe Veriore, Zubin Potok, Prishtina, Vushtrria, Njësia Nacionale për shuarjen e zjarreve nga toka (GFFF)

“Komunikimi me Qendrat Operative Emergjente (QOE – 112) dhe Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit (NJPZSH) është duke u zhvilluar pandërprerë për të siguruar ndërhyrje efikase në të gjitha vatrat e zjarrit”.

Continue Reading

Bota

Sulmi izraelit vret katër gazetarë në Gaza

Published

on

Një sulm izraelit në qytetin e Gazës mbrëmë vrau shtatë persona, përfshirë të paktën katër gazetarë nga rrjeti i lajmeve Al Jazeera.

Ushtria izraelite tha se shënjestroi dhe vrau korrespondentin e Al Jazeera-s, Anas Al-Sharif, një gazetar i shquar që ka mbuluar gjerësisht luftën nga brenda Gazës pasi e akuzoi atë për drejtimin e një qelize të Hamasit, një akuzë që Al-Sharif e kishte mohuar më parë, shkruan CNN.

Mohammed Qreiqeh, një gazetar tjetër i Al Jazeera-s në Gaza, dhe fotoreporterët Ibrahim Al Thaher dhe Mohamed Nofal u vranë gjithashtu në sulm.

Urdhri për të vrarë Anas Al-Sharif, një nga gazetarët më të guximshëm të Gazës, së bashku me kolegët e tij, është një përpjekje e dëshpëruar për të heshtur zërat përpara pushtimit të Gazës”, tha Al Jazeera në një deklaratë pas sulmit.

Në minutat para se të vritej, Al-Sharif tha në mediat sociale: “Nëse kjo çmenduri nuk mbaron, Gaza do të shndërrohet në rrënoja, zërat e njerëzve të saj do të heshtin, fytyrat e tyre do të fshihen -dhe historia do t’ju kujtojë si dëshmitarë të heshtur të një gjenocidi që zgjodhët të mos e ndaloni”./Ubtnews

Continue Reading

Të kërkuara