Lajmet

​Qeveria e Kosovës për marrëveshjen me ShBA: Garanton investimet amerikane në Kosovë

Published

on

Qeveria e Kosovës e vlerëson Marrëveshjen për Nxitjen e Investimeve (IIA) që ia mundëson Korporatës së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar (DFC), bankës për zhvillim të SHBA-ve, për të sjellë gamën e prodhimeve financiare në Kosovë, ku përfshihet financimi i borxhit, investimeve në ekuitet, sigurimi i riskut politik dhe grantet për ndihmë teknike.

Sipas komunikatës nga zyra e kryeministrit thuhet se kjo marrëveshje hap rrugë dhe garanton investimet amerikane në Kosovë.

“Kjo marrëveshje shpreh vullnetin e përbashkët të Republikës së Kosovës dhe SHBA-ve për të inkurajuar aktivitetet ekonomike në Kosovë që promovojnë zhvillimin ekonomik dhe kapacitetet prodhuese të vendit tonë. Marrëveshja për Nxitjen e Investimeve (IIA), hap rrugë dhe garanton investimet amerikane në Kosovë, efektet e së cilës do të shihen gjatë vitit 2021, si dhe është një hap konkret drejt maksimalizimit të efekteve ekonomike të Marrëveshjes”, thuhet në komunikatën për media.

Republika e Kosovës është vendi i parë në Ballkanin Perëndimorë që ka nënshkruar Marrëveshje për Nxitjen e Investimeve (IIA) me Korporatën e SHBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar (DFC).

Lajmet

Elezi: Arrijnë fletëvotimet për votimin e diasporës, të mërkurën nis procesi

Published

on

By

Më shumë se 88 mijë fletëvotime që i përkasin Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale nga Sllovenia janë sjellë në Kosovë, për të mundësuar votimin me postë të diasporës.

Të mërkurën, më 17 shtator është planifikuar të fillojë procesi i votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës, por kjo do të varet edhe nga momenti se kur votuesi do të pranojë pakon me fletëvotime nga posta.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka shpjeguar për KosovaPress se pasi kanë pranuar fletëvotimet, do të përgatiten pako të veçanta për secilin votues, të cilat do t’iu dërgohen votuesve të regjistruar.

Mund t’iu konfirmoj se fletëvotimet për votimin jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale tashmë janë shtypur dhe janë sjellë në Kosovë. Bëhet fjalë për 44,310 fletëvotime në Zgjedhjet për Kryetar të Komunave dhe po kaq fletëvotime që i takojnë për Zgjedhjet për Kuvende Komunale. KQZ do të përgatis pakot për secilin votues të regjistruar, e cila do të përmbajë nga dy fletëvotime, një për zgjedhjet për Kryetar Komune dhe një për Zgjedhjet për Kuvend Komunal. Sipas rregullores KQZ do të sigurohet që këto pako t’ua dërgojë me postë votuesve të regjistruar për votim jashtë Kosovës. Ndërkaq, është detyrë e secilit prej tyre që pakon me fletëvotime ta dërgojë në ndonjërën nga kutitë postare të KQZ-së që hapen në shtete të ndryshme nga ana e KQZ-së”, shpjegoi Elezi.

Sipas Elezit, afati për votimin jashtë vendit është 25 ditor dhe do të vlejë për rreth 43,933 shtetasit e Kosovës të cilët janë bërë pjesë e procesit zgjedhor.

Periudha e votimit përmes postës vlen vetëm për votuesit jashtë Kosovës që janë regjistruar për votim përmes postës në periudhën 23 korrik dhe është përmbyllur me datë 29 gusht 2025. Sipas afatit të vendosur nga KQZ, janë 25 ditë në dispozicion, për të mundësuar votimin përmes postës i cili do të do të fillojë më 17 shtator dhe do të përmbyllet më 11 tetor. Sipas ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, në zgjedhjet lokale do të kemi vetëm votim përmes postës sepse votimi në përfaqësi diplomatike, nuk aplikohet në këto lloj zgjedhjesh”, ka thënë Elezi.

Sipas KQZ-së, së shpejti do të publikohen adresat e kutive postare që do të hapen në shtete të ndryshme.

Po ashtu, sipas shpjegimeve nga KQZ, shtetasit e Kosovës që janë regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës, largohen nga Lista e Votuesve brenda Kosovës e cila shpërndahet në vendvotime në ditën e zgjedhjeve dhe rrjedhimisht nuk mund të votojnë në Kosovë.

Ndërkaq, shtetasit që nuk janë regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës, do ta gjejnë emrin e tyre në Listën e Votuesve brenda Kosovës./D.B/KP

Continue Reading

Bota

​Rubio takon Netanyahun për të diskutuar pasojat e sulmit të Izraelit në Katar

Published

on

By

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, po takohet me Kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në Jerusalem, me pasojat e sulmit të Izraelit në Katar që pritet të jenë një nga temat kryesore të diskutimit, raporton BBC.

Sulmi i javës së kaluar, i cili goditi udhëheqës të lartë të Hamasit në territorin e aleatit të ngushtë të SHBA-së, shkaktoi indinjatë ndërkombëtare dhe u kritikua nga Presidenti Donald Trump.

Rubio më herët tha: “Natyrisht që nuk jemi të kënaqur me këtë. Presidenti nuk ishte i kënaqur me këtë. Tani duhet të ecim përpara dhe të kuptojmë se çfarë vjen më pas.”

Takimi vjen ndërsa liderët arabë mbajnë një samit për të treguar mbështetje për Katarin. Kryeministri i tij i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndalojë përdorimin e “standardeve të dyfishta” dhe të ndëshkojë Izraelin.

Shteti i Gjirit hoston një bazë të madhe amerikane dhe ka luajtur një rol kyç në ndërmjetësimin diplomatik për të përfunduar luftën në Gaza, duke shërbyer si ndërmjetës në negociatat indirekte midis Hamasit dhe Izraelit.

Të dielën, Netanyahu i tha gazetarëve se marrëdhënia SHBA-Izrael ishte po aq e qëndrueshme sa gurët e Murit Perëndimor, ndërsa ai dhe Rubio bënë një vizitë të shkurtër në vendin e shenjtë në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit.

Gjatë vizitës – ku i shoqëruan ambasadori i SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee – Rubio shkroi një shënim dhe e vendosi atë në mur. Të dy shmangën pyetjet e gazetarëve që fokusoheshin në sulmin e Izraelit në Katar.

Gjithashtu pritet që të diskutohet midis tyre për planet ushtarake izraelite për të zënë qytetin e Gazës dhe për zgjerimin e vazhdueshëm të vendbanimeve në Bregun Perëndimor të okupuar.

Gjatë fundjavës, ushtria izraelite vazhdoi shkatërrimin e ndërtesave banimi në qytetin e Gazës dhe – sipas mediave izraelite – tani është gati të fillojë operacione tokësore në lagjet perëndimore të qytetit.

Ushtria izraelite ka kërkuar që banorët e qytetit të Gazës të largohen dhe të shkojnë në jug, në një zonë qendrore të shiritit. Ajo ka vlerësuar se rreth 250,000 palestinezë kanë ikur, megjithëse besohet se qindra mijëra mbeten ende në zonë.

Disa banorë thonë se nuk kanë mundësi të shkojnë në jug, ndërsa të tjerë thonë se jugu i Gazës nuk është i sigurt pasi Izraeli ka kryer sulme ajrore edhe atje. Disa kanë thënë se kanë përpjekur të shkojnë në jug, por nuk kanë mundur të ngrinin tendat, kështu që janë kthyer në qytetin e Gazës.

Takimi vjen para një mbledhjeje të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së javën e ardhshme, ku disa nga aleatët kryesorë të SHBA-së – përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Kanadanë, Australinë dhe Belgjikën – pritet të njohin Shtetin e Palestinës./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Nagavci: Po finalizohet pagesa e mbetur prindërve për tekste shkollore

Published

on

By

Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, gjatë një vizite në Qendrën e Studentëve, bëri të ditur se janë drejt finalizimit të pagesës së pjesës së mbetur për prindërit në mbështetje për blerje të librave shkollorë.

Shifrat e sakta mund t’ua dërgoj brenda ditës. E di që është dërguar në fund të javës së kaluar lista nga ana e ministrisë në Ministrinë e Financave për pagesën e pjesës së dytë të mbetur. Arsyeja që disa prindër kanë pasur pak vonesa në pranimin e mjeteve ka qenë për shkak se sivjet janë konfirmuar nga koordinatorët shkollorë secili prej aplikimeve në mënyrë që të mos ketë asnjë abuzim. Disa nga ato që janë identifikuar nga zyrtarët e Ministrisë së Arsimit ka pasur komunikim”, tha Nagavci.

Ajo tha se vonesat në disa raste janë pasojë e verifikimeve shtesë nga koordinatorët shkollorë për të shmangur çdo mundësi abuzimi.

Secili prej prindërve ka konfirmuar që është prind apo kujdestar i fëmijës që vijon shkollimin në shkolla dhe se këto mjete do t’i përdorë për atë qëllim, sivjet kemi përdorur edhe një sigurim shtesë: koordinatorët kanë konfirmuar secilin aplikacion përpara se të bëhet transferimi i mjeteve. Sa jam e njoftuar ka qenë numri rreth tre mijë që kanë aplikuar, por nuk janë konfirmuar nga koordinatorët shkollorë”, tha ajo.

Sipas Nagavcit, nuk do të tolerohet asnjë abuzim.

Ka qenë një shtëpi botuese, ku është konfirmuar që ka pasur mbivendosje të tiketave në çmime. Ne si ministri, por edhe prindërit nëpërmjet inspektorëve dhe mekanizmave që i kanë në kuadër të Ministrisë së Tregtisë kanë filluar monitorimet. Pra, inspektorati ka pasur vizita të ndryshme dhe ka parë nga afër të gjitha rastet e abuzimit dhe natyrisht nuk do të tolerohet asnjë abuzim”, shtoi ministrja në detyrë./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

​Humb jetën pasi i rrokulliset traktori

Published

on

By

Një person ka humbur jetën në komunën e Zubin Potokut, pasi traktori që po drejtonte është rrokullisur.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë relevante të Policisë së Kosovës, si dhe ekipet e emergjencës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendngjarje.

Me vendim të prokurorit të rastit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit janë në vazhdim./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara