Lajmet

​Policia e Kosovës në zbatim të masave antiCOVID-19

Published

on

Policia e Kosovës ka zhvilluar aksione në qytete të ndryshme të Kosovës me qëllim të mbikëqyrjes se sa po u përmbahen masave antiCOVID qytetarët e Kosovës.

Me qëllim të respektimit të masave mbrojtëse, parandalimit të përhapjes së pandemisë duke vënë në pah interesin e shëndetit publik, Policia e Kosovës është duke realizuar detyra konkrete në gjithë territorin e Kosovës, duke aplikuar kontrolle të përbashkëta në trafik, në transportin e udhëtarëve, në qendra tregtare, lokale afariste etj, përfshirë edhe shqiptimin e gjobave ndaj atyre që nuk zbatojnë këto masa.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që t’u përmbahen rregullave dhe t’i respektojnë masat anti-COVID, të mbajnë distancën, të vendosin maskën dhe të pastrojnë duart.

Bashkëngjitur keni fotografitë gjatë realizimit të detyrave policore në terren nga të gjitha drejtoritë rajonale policore./UBTNews

Policia e Kosovës në zbatim të masave anti-COVID Prishtinë, 07 prill 2021 Policia e Kosovës (PK), referuar…

Posted by Kosovo Police on Wednesday, April 7, 2021

Aktualitet

​Goditje e rëndë për Real Madridin, ylli i ekipit mungon dy muaj

Published

on

Real Madridi ka marrë një lajm të keq pas ndeshjes së djeshme kundër Marsejës në Ligën e Kampionëve. Mbrojtësi anglez Trent Alexander-Arnold u detyrua të largohej nga fusha që në minutat e para për shkak të një dëmtimi.

Testet mjekësore të kryera kanë zbuluar një këputje muskulore në bicepsin femoris të këmbës së majtë.

Sipas raportimeve nga klubi madrilen, kohëzgjatja e rikuperimit pritet të jetë rreth dy muaj, çka nënkupton se lojtari do të humbasë disa ndeshje tepër të rëndësishme.

Alexander-Arnold nuk do të jetë i gatshëm për derbin e Madridit kundër Atlético Madridit, për El Clásicon ndaj Barcelonës në La Liga, si dhe për ndeshjen e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve kundër Juventusit më 22 tetor.

Ky është një problem serioz për trajnerin Carlo Ancelotti, i cili duhet të gjejë zgjidhje alternative për repartin defensiv në një periudhë të ngjeshur dhe vendimtare të sezonit./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Galliani mohon rikthimin te Milani

Published

on

Ish-drejtori ekzekutiv i Milanit, Adriano Galliani, ka mohuar zërat për një rikthim te kuqezinjtë.

I pranishëm në San Siro për ndeshjen Milan-Bologna, 81-vjeçari sqaroi për AGI se kjo nuk qëndron.

“Nuk është e vërtetë. Unë jam thjesht tifoz i Milanit. Kam kaluar 31 vite aty, por me Berlusconin e shitëm klubin në vitin 2017. Shkoj në stadium vetëm për të mbështetur ekipin që dua.”, tha ai.

Galliani, aktualisht drejtor ekzekutiv i Monzës, u pa pranë Giorgio Furlanit, duke shkaktuar spekulime për një rikthim në rolin e këshilltarit të pronarit Gerry Cardinale.

Megjithatë, ai theksoi se nuk do të ketë një periudhë të dytë në drejtimin e Milanit./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, përfshihen disa automjete

Published

on

By

Një aksident trafiku ka ndodhur mes disa automjeteve në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku janë krijuar edhe kolona të gjata.

Nuk dihet se në këtë aksident a ka të lënduar përveç dëmeve materiale./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

UEFA kryen vizitë inspektuese në Shqipëri për Euro U21

Published

on

Në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Evropian U21 që do të mbahet në Shqipëri dhe Serbi, një grup pune i UEFA-s ka zhvilluar një vizitë inspektuese nga 8 deri më 12 shtator.

Zyrtarët e UEFA-s, të shoqëruar nga përfaqësues të FSHF-së, inspektuan stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet, si dhe terrenet stërvitore, hotelet që do të presin ekipet pjesëmarrëse.

Në total, u vizituan 28 hotele dhe 21 qendra stërvitore, të cilat do të përzgjidhen për t’u përfshirë në katalogun e “Team Base Camp” që do t’u ofrohet skuadrave finaliste.

Përshtypja e përgjithshme e inspektorëve ishte pozitive, ndërsa vizita e radhës e UEFA-s është planifikuar për marsin e vitit 2026, me qëllim monitorimin e mëtejshëm të punimeve dhe përgatitjeve.

Kujtojmë se në shkurt të këtij viti, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi që Shqipëria të jetë një nga vendet organizatore të Euro U21 2027.

Turneu do të zhvillohet në qershor dhe do të mbledhë 16 kombëtare të moshës deri në 21 vjeç, me futbollistë të cilët tashmë spikasin edhe në ligat elitare të Europës./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara