Lajmet

​Për shkak të tri zakoneve të këqija ju jeni të rraskapitur gjatë gjithë ditës

Published

on

Zakonet e këqija të zgjimit mund të ndikojnë në humbjen e energjisë gjatë ditës. Kur ju bie alarmi, nuk ka asgjë më të ëmbël sesa ta lëvizni për 10, 15 minuta të tjera dhe të flini më shumë? Apo sapo hapni sytë, bëni kafe që duhet t’ju zgjojë?

Mjeku britanik Karan Raj thotë se këto dy zakone janë ndër të “ndaluarat” nëse nuk doni të jeni të rraskapitur gjatë gjithë ditës.

Raj, regjistrimet e të cilit Tik-Tok kanë miliona shikime, pohon se nuk duhet t’i bëni kurrë këto tre gjëra sapo të zgjoheni.

Rivendosja e alarmit

Një gabim i madh, sepse në këtë mënyrë e ktheni trupin në një gjendje gjumi, e cila shkakton prodhimin e hormoneve që stimulojnë gjumin.

Kështu që kur të ngriheni më në fund, do të ndiheni të lodhur. Nuk është çudi, sepse Raj thotë se këto hormone qëndrojnë në trup për katër orë të plota…

Kontrollin telefonin

Pas zgjimit, truri ynë gradualisht zgjohet dhe nëse e prishim këtë cikël duke përdorur një telefon mobil, truri do të jetë në një gjendje alarmi shumë shpejt, dhe për shkak të kësaj ne do të jemi nervozë gjithë ditën, transmeton portali DDL.

Kafja e parë

Po, ne e dimë që shumë nuk do të pajtohen me këtë deklaratë, por Raj vëren se nuk është mirë të pini kafen e parë të mëngjesit në orën 8, 9 të mëngjesit, por vetëm rreth mesditës.

Përkatësisht, hormoni i stresit kortizoli, i cili e mban trupin tonë zgjuar dhe rrit nivelin e sheqerit në gjak, prodhohet kryesisht midis orës 8 dhe 9 të mëngjesit.

Nëse pimë kafe gjatë asaj periudhe, ajo nuk do të ketë efektin e dëshiruar.

Është shumë më mirë të presësh që niveli i kortizolit të bjerë rreth mesditës, dhe atëherë është më mirë të pish kafen e parë, thotë Karan Raj.

Lajmet

Presidentja Shiroka Pula takon ambasadoren zvicerane, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit

Published

on

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin, me të cilën ka diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit.

Gjatë takimit, Shiroka Pula ka vlerësuar raportet e mira ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke e cilësuar këtë shtet si një nga partnerët e rëndësishëm të Kosovës në aspektin politik, ekonomik dhe zhvillimor.

Ajo ka shprehur mirënjohje për mbështetjen shumëvjeçare të Zvicrës në procesin e shtetndërtimit dhe në rrugëtimin evropian të Kosovës.

Presidentja ka theksuar gjithashtu rëndësinë e mërgatës shqiptare në Zvicër dhe kontributin e saj në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Në takim është diskutuar edhe për kontributin e Forcave të Armatosura të Zvicrës përmes kontingjentit Swisscoy, pjesë e misionit paqeruajtës të KFOR-it që nga viti 1999.

Shiroka Pula ka theksuar se bashkëpunimi me Zvicrën do të vazhdojë të thellohet dhe se ky shtet do të mbetet një nga partnerët e rëndësishëm të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi i Kosovës mblidhet nesër në seancë të jashtëzakonshme për Raportin e Progresit

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër një seancë të jashtëzakonshme, e cila është caktuar të nisë në orën 13:00.

Në qendër të këtij takimi të jashtëzakonshëm të deputetëve do të jetë debati parlamentar lidhur me Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, dokument ky që i është dorëzuar zyrtarisht institucioneve të Kosovës para pak ditësh.

Përfaqësuesit e popullit pritet të diskutojnë gjetjet kryesore, të arriturat dhe sfidat e evidentuara nga Bashkimi Evropian sa i përket përmbushjes së reformave dhe standardeve evropiane në vend. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Aktakuzë ndaj një personi për sulmet ndaj KFOR-it dhe Policisë në Zveçan më 29 maj 2023

Published

on

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet A.S., nën dyshimin për sulm ndaj personave zyrtarë dhe pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, gjatë trazirave të 29 majit 2023 në Zveçan.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ka marrë pjesë në sulmet pranë objektit të Komunës së Zveçanit, nga ora 06:00 deri në orët e mbrëmjes.

Në aktakuzë thuhet se A.S., në bashkëkryerje me persona të tjerë nga Kosova dhe Serbia, ka sulmuar pjesëtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it, duke përdorur mjete të forta, mjete shpërthyese të improvizuara dhe armë zjarri.

Si pasojë e sulmeve, janë lënduar disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe të paktën 30 pjesëtarë të KFOR-it, tre prej të cilëve kanë pësuar lëndime të rënda.

Gjatë trazirave, sipas Prokurorisë, janë sulmuar edhe automjetet e gazetarëve që po raportonin nga vendi i ngjarjes.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se po vazhdon të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të sulmeve ndaj Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe gazetarëve më 29 maj 2023./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Shiroka Pula takon shefin e EULEX-it, diskutojnë sundimin e ligjit

Published

on

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes.

Gjatë takimit, Shiroka Pula ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë për forcimin e rendit dhe ligjit, funksionimin e institucioneve dhe garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.

Ajo ka riafirmuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës për sundimin e ligjit, pavarësinë dhe profesionalizmin e institucioneve të drejtësisë, si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara