Kronikë e zezë

​Një grua gjendet e vdekur në shtëpinë e saj në Obiliq

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Published

on

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është gjetur pa shenja jete një grua në Obiliq.

Në raportin e Policisë nuk bëhen të ditura detaje, ndërkaq thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është cilësuar si trup i pa jetë.

“Obiliq – Një femër kosovare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML në obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Kronikë e zezë

Pesë raste të dhunës në familje raportohen për një ditë në Polici

Published

on

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në Polici brenda 24 orëve, e ku në njërin rast që ka ndodhur në Gjakovë është në kërkim policor.

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë/ 02.02.2026  Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, nën dyshimin se ka ushtuar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

  • Klinë/ 03.02.2026 – 17:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Si pasojë e sulmit viktima  ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
  • Pejë/ 03.02.2026 – 14:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

  • Gjakovë /03.02.2026-10:30. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin për kryerje të veprës penale të lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari dhe viktima kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit personi i dyshuar është dërguar në mbajtje.
  • Gjakovë/ 03.02.2026 – 17:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Lidhur me rastin i dyshuari ndodhet në kërkim policor.

 

Continue Reading

Kronikë e zezë

Dhuna në familje – shtim drastik i rasteve

Published

on

Po shkojnë duke u shtuar rastet e dhunës në familje. Në raportet ditore të Policisë, këto janë rastet që dominojnë.

I tillë është edhe raporti i ditës së sotme.

Në Pejë, është arrestuar një person, nën dyshimin se ka shkaktuar dhunë fizike ndaj viktimës femër. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Po në Pejë, është raportuar se i dyshuari mashkull i ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike duke e kanosur viktimën femër kosovare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori , rasti nën hetime.

Rasti i tretë ka ndodhur në Deçan. “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për kryerje të veprës së lartcekur. Pas intervistimit, të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, njoftoi Policia.

Në një rast tjetër, në Graqanicë është raportuar për përleshje fizike dhe verbale mes dy të dyshuarve, një femre dhe një mashkulli. Palët janë shoqëruar për intervistim dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Edhe një rast tjetër ka ndodhur në Ferizaj, ku është raportuar për një përleshje mes pesë personash, pasi një i dyshuar paraprakisht kishte sulmuar fizikisht viktimën femër.

“Si pasojë e dhunës, tre nga viktimat kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull, nga i cili është konfiskuar një pistoletë me 18 copë fishekë dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse dy të dyshuar tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thekson Policia.

Dy raste të tjera kanë ndodhur në Mitrovicë. Në rastin e parë, i dyshuari mashkull ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në të dytin, në Mitrovicën e Veriut, është raportuar se i dyshuari mashkull ka shqetësuar viktimën femër. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Policia gjen narkotikë në Podujevë e Gjakovë

Published

on

Konfiskimi i lëndëve narkotike është bërë tashmë një përditshmëri. Vetëm brenda një dite, Policia raportoi për tre raste të konfiskimit të narkotikëve.

Në rastin e parë, në Podujevë, gjatë kontrollit te një i dyshuar është gjetur dhe konfiskuar  një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 2.78 gram.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar.

Në rastin e dytë, po në Podujevë, gjatë kontrollit në veturën e një të dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 0.47 gram.

I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti i tretë është shënuar në Gjakovë. Sipas Policisë, është realizuar një bastisje në një shtëpi pronë e një të dyshuari. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar dy qese me substancë narkotike marihuanë me peshë 1.80 gram.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Sekuestrohet armë zjarri dhe municion në pikëkalimin kufitar Qafë Prush

Published

on

Në pikëkalimin kufitar Qafë Prush, në dalje drejt Shqipërisë, janë sekuestruar armë zjarri dhe municion.

Dogana e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunimin me Policinë dhe drejtorinë kundër krimit të organizuar kanë zhvilluar një operacion, e ku në një automjet janë gjetur armët.

“Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë Kundër Krimit të Organizuar, ka zhvilluar një operacion kontrolli ndaj një automjeti në pikëkalimin kufitar Qafë Prush, në dalje drejt Republikës së Shqipërisë. Gjatë kontrollit të detajuar është konstatuar prania e një arme zjarri pa numër serik, e fshehur në pjesën e brendshme të automjetit. Po ashtu, janë gjetur dhe sekuestruar municion i kalibrave të ndryshëm rreth 120 copë, si dhe një shumë parash në valutën euro. Rasti i është dorëzuar Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar për vazhdimin e hetimeve dhe ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme procedurale, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Dogana e Kosovës vazhdon të zbatojë masa të shtuara kontrolli dhe bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional për parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme dhe rritjen e sigurisë kufitare”, njofton Dogana. /Ekonomia Online/

 

Continue Reading

Të kërkuara