Kulturë

​Nis edicioni i dytë i festivalit ‘Rame Lahaj International Opera Festival’

Festivali i Operës do të mbahet nga 21 korriku deri më 31 korrik

Published

on

Ka nisur sot në Prishtinë edicioni i dytë i festivalit të operës, “Ramë Lahaj International Opera Festival” (RLIOF).

Themeluesi dhe drejtori i festivalit, Ramë Lahaj në një konferencë për media tha se qëllimi i organizmit të këtij festivali është promovimi i artit operistik në Kosovë dhe mbështetja për talentët e rinj. Ai ka prezantuar edhe bashkëpunëtorët e këtij edicioni të operës, derisa shtoi se festivali do të ishte i pamundur pa mbështetjen e institucioneve.

“Ajo që më bën me përballu gjithë këtë stres, që në shoqërinë tonë me fillu edhe një traditë ose një festival operistik, të cilin jo që se ka pasur Kosova asnjëherë, por nuk e ka as rajoni të natyrës së tillë, janë disa prej talenteve që i kam taku në workshop-in e parë kur unë kam qenë i ftuar në Prishtinë në vitin 2018 prej znj. Apostollova. Pse ose çka më shtyn me e dhënë gjithë këtë energji e me bë një festival, i cili po shpresoj se ka me kthyer në një traditë dhe ka me qenë pjesë e pandashme, sepse jam i sigurt që i duhen edhe institucioneve të Kosovës sidomos po flas për aspektin e operas meqë veç jemi në planifikim të ndërtimit të institucionit të operas. Kam dashur me i parapri, kam dashur t’i ndihmoj, por kam dashur njëkohësisht me i dal borxh gjithë talentëve të ri të cilët si unë dikur që kanë pas talentin po mundësinë me dal më lëviz mundësia me bo një audicion, mundësia me punu me një kohë ka qenë pothuajse e pamundur, aq çka unë e kam pas fatin e miqve atëherë të familjes mbështetjen po e kam pa sa e vështirë ka qenë me marr një vizë edhe me dal me bo një audicion qoftë të punoj me një kohë të shkurtër”, shtoi ai.

Lahaj thekson se janë duke u munduar ta promovojnë në formën më të mirë imazhin e Kosovës në botë.

“Ky është imazhi që ne po mundohemi në çdo lloj forme me e promovu në formën që Kosova është në fakt, jo në atë që servohet sigurisht prej fqinjëve (Serbisë) për të dëmtuar imazhin e Kosovës”, tha Lahaj.

Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku tha se festivali RLIOF po kontribuon edhe në themelimin e institucioneve muzikore, sikurse Opera e Kosovës. Derisa shtoi se Kosova që nga viti i kaluar ka bërë hapa konkretë në themelimin e këtij institucioni.

“Ministria e Kulturës vlerëson shumë veprimin që Ramë Lahaj si artist i skenës botërore opersitike kthehet në Kosovë dhe kontribuon përmes festivalit dhe fondacionit Ramë Lahaj, rishtazi të themeluar me qëllim të zbulimi të zhvillimit të promovimit të talentëve të ri nga Kosova në strukturat e artit operistikë të operistikë në vendet e ndryshme të botës”, tha ai.

Edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama foli për rëndësinë që ky festival ka për komunitetin artistik.

“Festivali Operistik Ramë Lahaj ofron kontribut të rëndësishëm të drejtpërdrejtë në pasurimin e jetës kulturore të kryeqytetit duke bërë Prishtinën një platformë të rëndësishme të artit operistik, meqë festivali ndërkombëtar operistik Ramë Lahaj është i vetmi në Kosovë dhe rajon me një strukturë të tillë ku përpos programit të pasur dhe artistë kulminantë po punohet edhe me talentë të rinj për të ndihmuar institucionet kulturore të Kosovës”, shtoi ai.

Festivali i Operës do të mbahet nga 21 korriku deri më 31 korrik në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. 

Kulturë

Kryetari i Prishtinës nderon aktoren Fatlume Bunjaku për suksesin në Berlinale

Published

on

By

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vlerësuar aktoren dhe profesoreshën në Fakultetin e Arteve në UBT, Fatlume Bunjaku, për suksesin e saj ndërkombëtar, pasi është përzgjedhur “European Shooting Stars 2026” në kuadër të Berlinale, një nga platformat më prestigjioze evropiane për promovimin e aktorëve me potencial.

Në një takim të veçantë, Rama e nderoi aktoren për këtë arritje të rëndësishme, duke theksuar kontributin e saj në përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Kulturë

“Zbardhje” i Kaltrina Krasniqit merr mbështetje nga Fondi Hubert Bals

Published

on

Filmi i ri artistik i regjisores Kaltrina Krasniqi, “Zbardhje”, është përzgjedhur për mbështetje nga Fondi Hubert Bals i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Roterdam përmes skemës HBF+EU Minority Co-Production. Filmi trajton mënyrat se si gjinia, klasa dhe vetëdija për trupin formësojnë marrëdhëniet e përditshme mes grave që jetojnë në Prishtinë, në rrethana të ndryshme sociale dhe ekonomike.

Skenari është nga Doruntina Basha, ndërsa prodhimi bëhet nga Ares Shporta për Vera Films, në bashkëprodhim me Portokal (Bullgari), Papadhimitri Productions (Shqipëri) dhe Code Blue Production (Mali i Zi). Xhirimet fillojnë këtë javë në Prishtinë.

Fondi Hubert Bals ka mbështetur mbi 1,400 projekte filmike ndër vite, shumë prej të cilave janë shfaqur në Festivalet e Kanës, Venecias dhe Berlinale. Skema HBF+EU Minority Co-Production ka për qëllim të tërheqë bashkëprodhues evropianë dhe të lidhë projekte me kinemanë arthouse ndërkombëtare.

Continue Reading

Kulturë

Biblioteka Kombëtare e Kosovës sot hap pjesëmarrjen në Panairin e Librit në Leipzig

Published

on

Biblioteka Kombëtare e Kosovës është gati për Panairin e Librit në Leipzig, i cili hapet zyrtarisht sot dhe do të qëndrojë i hapur deri të dielën.

Stenda e saj në Sallën 4, D410, mirëpret vizitorët dhe bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në Gjermani.

Continue Reading

Kulturë

Nisin punimet për Muzeun e Shtëpisë-Shkollë të familjes Hertica në Prishtinë

Published

on

Pas shumë përpjekjeve dhe angazhimit të vazhdueshëm, në kryeqytet nisën punimet për restaurimin dhe konservimin e Shtëpisë-Shkollë të familjes Hertica. Ky projekt jo vetëm që rikthen një objekt historik, por përçon edhe mesazhin e rezistencës qytetare përmes arsimit gjatë kohës kur mësimi në Kosovë ishte i ndaluar.

Shtëpia-shkollë e familjes Hertica ka qenë një hapësirë ku dija ruhej dhe transmetohej si formë mbijetese dhe dinjiteti. Muzeu synon të ruajë këtë trashëgimi të jashtëzakonshme dhe ta bëjë të njohur tek brezat e rinj dhe komuniteti ndërkombëtar.

Ky projekt është një dëshmi për guximin dhe sakrificën e atyre që e kuptuan arsimin jo vetëm si proces mësimor, por si akt politik, shoqëror dhe ekzistencial.

Siç u theksua, “aty ku dija mbrohet edhe në kushte të pamundura, aty fillon liria”.

Continue Reading

Të kërkuara