Shëndeti

​Ngrënia në orët e vona është jo vetëm e dëmshme, por edhe e rrezikshme

Kjo e çrregullon sistemin e gjumit.

Published

on

Është e zakonshme të hani ushqime të ndryshme natën vonë, e posaçërisht kur keni ftuar ndonjë shok/shoqe dhe jeni duke shikuar ndonjë emision televiziv. Por ekspertët shëndetësorë janë duke i paralajmëruar njerëzit ta shmangin këtë fenomen sepse ngrënia gjatë natës mund të shpie në probleme serioze shëndetësore.

Shpeshherë njerëzit priren që në mesnatë të konsumojnë ushqime të pashëndetshme, të mbushura me sheqer, kripë e yndyrë. Rrallëherë njerëzit hanë gjatë natës pemë apo perime.

Dhe, përveç se konsumimi i ushqimeve të tilla shkakton shtim të peshës, sipas një studimi danez, ngrënia në orët e vona të mbrëmjes mund të shkaktojë një mori problemesh shëndetësore, duke përfshirë zbaticën e acidit dhe kancerin esfogaeal.

Veç kësaj, ngrënia e vazhdueshme e ushqimit gjatë orëve të vona të mbrëmjes e çrregullon sistemin e gjumit.

Shëndeti

Ja faktorët që ndikojnë në rritjen e kolesterolit të keq

Published

on

Trupi ka nevojë për kolesterol, në mënyrë që të ndërtojë qelizat e shëndetshme, nivelet e larta të kolesterolit mund të rrisin rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës.

Duke qenë se kolesteroli i lartë nuk shfaq simptoma, ju mund ta vini veten në rrezik edhe pa e kuptuar.

Regjimi ushqimor – Yndyrat e ngopura, të gjetura në ushqime si mishi i kuq, qumështi, por gjithashtu edhe disa produkte, të tilla si biskotat, rrezikojnë të rrisnin nivelin e kolesterolit të keq në gjak.

Mbipesha – Tashmë dihet se mbipesha është një nga arsyet kryesore që lidhet ngushtë me kolesterolin e keq në gjak.

Mungesa e aktivitetit fizik – Mund të kontribuojë në rritjen e kolesterolit të keq dhe uljen e kolesterolit të mirë.

Duhani – Pirja e saj dëmton muret e enëve të gjakut, duke i bërë ato më të prirura për të grumbulluar depozita yndyrore.

Mosha mund të jetë një tjetër faktor – Për shkak se kimia e trupit tuaj ndryshon kur plakeni, rreziku i kolesterolit të lartë rritet.

Diabeti – Sheqeri i lartë në gjak, kontribuon në rritejn e nivelit të kolesterolit të keq dhe dëmton gjithashtu arteriet tuaja.

Si mund të parandaloni rritjen e nivelet të kolesterolit të keq?

Për të ndihmuar në parandalimin e kolesterolit të lartë, ju mund të:

Reduktoni konsumin e kripës dhe të shtoni konsumin e frutave, perimeve dhe drithërave.

Kufizoni sasinë e yndyrave shtazore dhe përdorni yndyra të mira në mënyrë të moderuar.

Eliminoni kilogramët e tepërt dhe mbani një peshë të shëndetshme.

Hiqni dorë nga duhani.

Kryeni aktivitet fizik gjatë ditëve të javës, për të paktën 30 minuta.

Konsumoni alkooli në mënyrë të moderuar.

Menaxhoni stresin.

Continue Reading

Shëndeti

Ja pse zgjoheni të uritur edhe pse keni ngrënë darkë vonë

Published

on

Njerëzit që hanë vonë natën kanë më shumë gjasa ta përballojnë mëngjesin pa shumë oreks, dhe ata që nuk e kanë ngrënë darkën ka të ngjarë ta përballojnë mëngjesin menjëherë. Megjithatë, ndonjëherë uria na zgjon pa asnjë arsye të dukshme.

Oreksi është një gjë komplekse. Nivelet e hormoneve, zakonet e gjumit, plakja dhe faktorë tjerë ndikojnë nëse zgjohemi gati për të ngrënë.

Metabolizëm i shpejtë

Ndjenja e ngopjes varet nga shkalla metabolike e trupit tuaj. Nëse jeni atlet ose dikush me shumë masë muskulore, ka të ngjarë të digjni më shumë kalori ndërsa flini. Kjo ndodh sepse muskujt janë më aktivë metabolikisht sesa dhjami.

“Njerëzit me metabolizëm më të shpejtë ndihen më të uritur në mëngjes sesa njerëzit me metabolizëm të ngadaltë. Një metabolizëm i shpejtë do të thotë që trupi e tret ushqimin, kështu që duhet më shumë kohë për t’u ndjerë i ngopur ose ndiheni të uritur më shpesh”, tha dietologia Kimberley Wiemann.

Gjendja shëndetësore

Sa herë që një gjendje mjekësore prish nivelet e sheqerit në gjak, ekziston mundësia që kjo të ndikojë në oreks. Sidomos nëse keni diabet ose probleme të tjera me sheqerin në gjak, mund të zbuloni se keni më shumë uri në mëngjes.

“Njerëzit me diabet mund të përjetojnë një gjendje të quajtur ‘fenomeni i agimit’. Kjo shkaktohet nga sheqeri i lartë në gjak në mëngjes, gjë që mund të çojë në rritje të urisë”, shpjegon Wiemann.

Në raste të tjera, ilaçet që merrni për një gjendje mjekësore mund të rrisin urinë tuaj. Steroidet, disa ilaçe kundër depresionit, antihistaminikët dhe disa ilaçe për migrenën janë lidhur me ndryshime në oreks.

Mungesa e gjumit

Shpesh neglizhohet, megjithatë është faktor i rëndësishëm në ndjenjën e urisë. Studime të shumta tregojnë se një gjumë i mirë gjatë natës dhe një oreks i mjaftueshëm shkojnë dorë për dore. Një studim i 2013 raportoi se mungesa e gjumit e zvogëlon ndjeshëm aftësinë e trurit për të rregulluar oreksin. Një studim tjetër 2019 zbuloi se kur gjumi i grave të shëndetshme u zvogëlua me 33 përqind, ato përjetuan rritje të urisë dhe dëshirës për ushqim.

Mosha

Për disa njerëz, mungesa e urisë në mëngjes mund të jetë çështje plakjeje. Ndërsa njerëzit plaken, mund të humbasin disi aftësinë për të ndjerë nëse janë të uritur apo të etur. Për më tepër, sa më shumë që plakemi, aq më ngadalësohet metabolizmi ynë dhe na duhen më pak kalori në përgjithësi. Mundohuni të hani më shumë vakte, më të vogla dhe më të shpeshta, duke filluar me një mëngjes të lehtë.

Continue Reading

Shëndeti

Ky çaj e parandalon sulmin në zemër

Published

on

Sulmi në zemër ndodh kur furnizimi me gjak në zemër ndalet papritmas si pasojë e ndonjë bllokade. Sipas studimeve, çaji i zi mund të ndihmojë në zvogëlimin e këtij sulmi.

Sipas të dhënave të publikuara më 2012 në “Food & Function”, çaji i zi zvogëlon rreziqet e sëmundjeve koronare të zemrës dhe të sulmit të trurit për 10 deri në 20 për qind. Më 2000, një prej studimeve më të mëdha mbi ndikimin e konsumimit të çajit në shëndetin e zemrës ishte publikuar në “Arteriosclerosis, Thrombosis and Vascular Biology”.

Studimi kishte analizuar më shumë se 37,000 holandezë dhe kishte zbuluar se ata që pinë çaj janë më pak të prirë të vdesin nga sëmundjet e zemrës.

Në veçanti, çaji i zi ka përfitime shëndetësore për zemrën. Më 2012, një studim i publikuar në “Preventive Medicine” zbuloi se konsumimi i tri gotave me çaj të zi në ditë për 12 javë shpie në reduktim të dukshëm të nivelit të antioksidantëve në sheqer të gjakut, që mbrojnë nga stresi oksidativ dhe inflamacioni.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, faktorët e rrezikut që mund të shpijnë në sulm të zemrës janë: konsumimi i alkoolit, pirja e duhanit, shtypja e lartë e gjakut, mbipesha, kolesteroli i lartë, glukoza e lartë në gjak, mungesa e aktivitetit fizik, etj.

Continue Reading

Shëndeti

Si ndikojnë patatet në tensionin e lartë të gjakut dhe shëndetin e zemrës?

Published

on

Patatet mund të mos kenë reputacionin më të mirë kur bëhet fjalë për shëndetin, zakonisht i shoqërojmë me patate të skuqura, yndyrë dhe ushqim të shpejtë. Shkenca thotë: patatet e thjeshta, të ziera ose të pjekura në furrë ndihmojnë në luftën kundër hipertensionit.

Tensioni i lartë i gjakut prek pothuajse gjysmën e të rriturve në SHBA, situata nuk është më e mirë në Evropë.

Një nga fajtorët kryesorë? Kripa. Ose më saktë – shumë kripë.

Limiti i rekomanduar ditor është rreth 2,300 mg natrium por amerikani mesatar konsumon mbi 3,400 mg në ditë. As ne nuk jemi më mirë. Ka kuptim që ekspertët vazhdojnë të na thonë: “ulni konsumin e kripës”.

Por hulumtimet e reja tregojnë se nuk ka të bëjë vetëm me reduktimin – mund të ketë të bëjë edhe me ekuilibrin.

Patatet si një aleat kundër mbajtjes së natriumit?

Në një studim të botuar në revistën Nutrients, shkencëtarët testuan efektin e patateve në mbajtjen e natriumit dhe presionin e gjakut. Ata krahasuan marrjen e kaliumit nga suplementet me atë nga ushqimet e plota – konkretisht, patatet e zakonshme.

Rezultati?

Në grup prej 30 të rriturish me presion të lartë të gjakut, ngrënia e patateve të pjekura a të ziera ul mbajtjen e natriumit përmirëson presionin sistolik të gjakut. Patatet e pjekura nuk patën efekt pozitiv, por as negativ. Me fjalë të tjera, mund të mos jenë të shëndetshme, por nuk janë fajtore për gjithçka.

Patatet nuk janë armiku, nëse nuk i skuqni

Edhe pse shpesh injorohen padrejtësisht për shkak të imazhit të tyre “të pashëndetshëm”, patatet e zakonshme përmbajnë: kaliumi – i rëndësishëm për shëndetin e zemrës, fibra – i dobishëm për tretjen dhe ndjesinë e ngopjes vitamina C dhe B5 antioksidantë si flavonoidet dhe karotenoidet.

Shkurt: patatet nuk janë problemi, por mënyra si përgatiten është. Të skuqura në vaj të bollshëm?

Zgjedhje e keqe. Të ziera apo të pjekura, pa yndyrë? Një mundësi e shkëlqyer.

Nëse po e monitoroni tensionin e gjakut dhe shëndetin e përgjithshëm, mund të jetë koha të ndryshoni qëndrimin ndaj kësaj perimeje të thjeshtë.

Patatet, kur përgatiten në mënyrë të shëndetshme, mund të jenë shumë të dobishme.

 

Continue Reading

Të kërkuara