Lajmet

​Mali i Zi kërkon thellim të bashkëpunimit ekonomik e tregtar me Kosovën

Peraziq tha se kompanitë nga Mali i Zi janë të interesuara të investojnë në Kosovë dhe të realizojnë projekte të përbashkëta.

Published

on

Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Malit të Zi duhet thelluar dhe zhvilluar me forma më të larta të bashkëpunimit për ekonomi dhe tregti, thotë Mladen Peraziq, drejtor i Sektorit të Edukimit në Odën Ekonomike të Malit të Zi.

Drejtori Peraziq tha se kompanitë nga Mali i Zi janë të interesuara të investojnë në Kosovë dhe të realizojnë projekte të përbashkëta.

Ai ndër të tjera ka thënë se dy shtetet kanë potencial për investime, Mali i Zi për turizëm dhe Kosova në sektorë të ndryshëm.

“(Bashkëpunimi) me komitetin e bizneseve dhe odat ekonomike kosovare është shumë i mirë. Ato kanë një traditë të gjatë bashkëpunimi duke marrë pjesë në shumë projekte të përbashkëta, ne po bashkëpunojmë edhe në kuadër të Fondit të Ballkanit Perëndimor (WBF) është formë investimi e odave, është themeluar disa vite më parë dhe përmes asaj po realizojmë shumë projekte për interesa të përbashkëta”, thotë Peraziq.

Drejtori në Odën Ekonomike në Mal të Zi, i cili mori pjesë në konferencën rajonale në Prishtinë të organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, ka thënë se aktivitet e tilla janë një mundësi për të prezantuar ekonomitë e dy shteteve, Kosovë – Mal i Zi.

“Kjo është gjithashtu një mundësi për të treguar aktivitetet tona dhe përkushtimin tonë në këtë proces, për të përmirësuar bashkëpunimin ndërmjet komunitetit të biznesit të Malit të Zi dhe Kosovës. Dhe kjo është një mundësi e mirë për të takuar njerëz, për të prezantuar ekonomitë e shtetit tonë dhe për të ndihmuar bashkëpunimin”, thotë ai.

Raportet e fundit tregtare me vendet e CEFTA-s, tregojnë se Kosova importoi nga vendet e CEFTA-së 100 milionë euro ndërsa eksportoi 32 milionë.

Ndërsa, partner kryesor për eksport nga vendet e CEFTA-së janë: Shqipëria 14.8 për qind, Serbia 9.2 për qind, Maqedonia 8.4 për qind, Mali i zi 4.4 për qind.

Vendi

Nën masa të larta sigurie, nis gjykimi ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Pejë po mbahet shqyrtimi fillestar ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, i akuzuar për kanosje ndaj saj.

Seanca, e caktuar për orën 11:00, po zhvillohet pa praninë e publikut, bazuar në vendimin e gjykatës të datës 10 nëntor 2026.

Mediumi Arbresh.info ka publikuar pamje të momentit kur Njësia Speciale Intervenuese e ka sjellë Sylajn në gjykatë, nën masa të larta sigurie.

Sylaj akuzohet për kanosje ndaj Arlinda Zekajt, e cila tashmë ka ndërruar jetë.

/A.K/

Continue Reading

lajme

Ligji për Specialen futet në rend dite me 79 vota për

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot futjen në rend të ditës të Projektligjit për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, si pikë e fundit e seancës së sotme plenare. Nga 84 deputetë të pranishëm në sallë, 79 votuan pro këtij propozimi.

Kërkesa erdhi përmes një mocioni procedural nga ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, e cila bëri të ditur se pavarësisht mospajtimeve procedurale, PDK-ja ka arritur pajtim me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje sa i përket përmbajtjes së ndryshimeve ligjore.

“Na janë dhënë disa këshilla dhe rekomandime, të cilat ne besojmë që ligjin do ta bëjnë edhe më të fuqishëm e të qëndrueshëm juridikisht”, deklaroi Çitaku para deputetëve. /E.A/

Continue Reading

lajme

LVV kërkon konsultime me BE-në për Ligjin për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Lëvizja Vetëvendosje ka vlerësuar se institucionet kanë edhe dy javë kohë për të vendosur se si do të procedohet tutje me Ligjin për Gjykatën Speciale, duke kërkuar që fillimisht të zhvillohen konsultime me Bashkimin Evropian e më pas të raportohet në Kuvend.

Deputeti i kësaj partie, Adnan Rrustemi, ka deklaruar për KOHËN se procesi nuk duhet të zhvillohet me nxitim, në mënyrë që të shmangen gabimet e mundshme që mund t’i kushtojnë vendit.

“I kemi edhe dy javë kohë. Nuk është mirë që përsëri të nxitohemi e përsëri të gabojmë e të pendohemi. Gabimet po na kushtojnë rëndë. Nuk ka mandej lexim të katërt!”, u shpreh Rrustemi.

Ai ka bërë thirrje që Grupi Punues për Strategji drejt Apelit në Gjykatën Speciale, i përbërë nga përfaqësues të të gjitha grupeve parlamentare dhe i udhëhequr nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, të takohet dhe të konsultohet me zyrtarët e BE-së. Sipas tij, pas këtyre konsultimeve grupi duhet të raportojë para deputetëve në Kuvend për të parë se ku mund të ndërhyhet me ndryshime. /KOHA/

Continue Reading

Lajmet

G7 paralajmëron Kinën: Veprimet rreth Tajvanit kërcënojnë stabilitetin rajonal

Published

on

By

Ministrat e Jashtëm të vendeve të G7-s kanë paralajmëruar se veprimet gjithnjë e më agresive të Kinës në ujërat në lindje të Tajvanit po kërcënojnë seriozisht stabilitetin rajonal, lirinë e lundrimit dhe sigurinë e transportit detar ndërkombëtar.

Në një deklaratë të përbashkët të publikuar pas takimit të tyre në Paris, diplomatët kryesorë të grupit rikonfirmuan kundërshtimin e prerë ndaj çdo përpjekjeje të njëanshme për të ndryshuar status quo-në përmes forcës apo detyrimit. Ky paralajmërim vjen pasi Pekini ka shtuar patrullimet e rojës bregdetare në brigjet lindore të ishullit, veprime që zyrtarët tajvanezë i shohin si përgatitje për një bllokadë të mundshme detare.

Pekini zyrtar e hodhi poshtë me ashpërsi këtë reagim, duke e cilësuar si ndërhyrje të vrazhdë në punët e tij të brendshme.

“Deklarata shpërfill faktet objektive, shpif e njollos qëllimisht imazhin e vendit dhe dëshmon se G7 është një grupim ideologjik që i përmbahet mentalitetit të Luftës së Ftohtë”, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Mao Ning.

Ndërkohë, presidenti kinez Xi Jinping përsëriti thirrjen për “ribashkimin” e plotë të Tajvanit me Kinën, duke u zotuar se kjo do të realizohet në mënyrë paqësore. Nga ana tjetër, Zyra presidenciale e Tajvanit e mirëpriti mbështetjen e vendeve të G7-s, duke theksuar se paqja dhe stabiliteti në Ngushticën e Tajvanit dhe në rajonin Indo-Paqësor janë jetike për sigurinë globale. /Reuters/

Continue Reading

Të kërkuara