Lajmet

​Letra e Borrellit, Kurti: Edhe Jabllanoviq po të ishte kryetar do ta mbroja me polici

Kurti përsëriti se prania e Policisë së Kosovës në veri do të reduktohet vetëm kur të largohen grupet kriminale nga atje.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur edhe për letrën që Borrell i ka kthyer lidhur me kërkesat e tij për shtensionimin e situatës në veri, ku ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare të merret me arsyet e tërheqjes së Aleksandër Jabllanoviqit nga gara për kryetar të Leposaviqit.

Lidhur me deklaratën e Borrellit se një takim i ri në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi nuk mund të organizohet para se Kosova të ndërmarrë hapa për të shtensionuar situatën, Kurti përsëriti se prania e Policisë së Kosovës në veri do të reduktohet vetëm kur të largohen grupet kriminale nga atje. Ai ka theksuar se sikur Jabllanoviq të mos kërcënohej për t’u tërhequr nga gara, sot do të ishte kryetar të cilin do ta mbronte njëjtë, me Polici.

“Problem është që Jabllanoviqi doli nga fushata. Të gjithë ndërkombëtarëve unë iu sugjeroj që të merren sesi doli Jabllanoviqi nga fushata. Ai ka qenë fitues i sigurt, ne kemi qenë të gatshëm ta pranojmë si kryetar komune. Po të ishte Aleksandër Jabllanoviqi kryetar komune, unë njësoj me polici do ta mbroja Aleksandër Jabllanoviqin nga sulmet e kësaj milicie fashiste atje, të këtyre ekstremistëve të dhunshëm, me të cilët kurrë nuk dua t’i barazojë qytetarët serbë. Ata janë në hall edhe më shumë se ne në hall me ta, sepse i kanë më afër”, ka thënë ai.

Në konferencën për media të mbajtur pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, Kurit ka theksuar se sikur Jabllanoviq të mos kërcënohej për t’u tërhequr nga gara, sot do të ishte kryetar të cilin do ta mbronte njëjtë, me polici.  

“Unë nuk mund të shndërrohem në shkelës të ligjit këtu në Kosovë. Në dialog i gatshëm, i përkushtuar, por në Kosovë ligj dhe Kushtetutë… Vetëm kur të kemi sundim të ligjit që i largon këto grupe kriminale në mënyrë graduale dhe proporcionale do të mund ta zvogëlonim ne praninë e policisë tonë në këto ndërtesa”, u shpreh ai.

Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për planin pesë pikësh për uljen e tensioneve në veri. Ai ka thënë se “një takim i ri në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi nuk mund të organizohet para se Kosova të ndërmarrë hapa për të shtensionuar situatën”. 

Lajmet

Dogana dhe Policia me plan operativ në Leposaviq, sekuestrohen 600 kg djathë dhe mallra të tjera

Published

on

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, gjatë zbatimit të një plani operativ në rajonin e Leposaviqit, në fshatin Junake, kanë ndaluar një automjet që kishte hyrë në territorin e Republikës së Kosovës përmes vijës së gjelbër, rrugëve të paautorizuara.

“Gjatë kontrollit të automjetit është konstatuar se transportoheshin rreth 600 kg djathë, veshmbathje tekstili dhe medikamente, me vlerë të përafërt rreth 7,000 euro, njofton Dogana e Kosovës.

Sipas njoftimit, malli është sekuestruar dhe procedurat ligjore janë iniciuar sipas kompetencave të Doganës së Kosovës. Rasti po trajtohet në koordinim me organet hetimore për të përcaktuar të gjitha rrethanat dhe përgjegjësitë e mundshme.

“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e tregut të ligjshëm përmes veprimeve të koordinuara me institucionet e sigurisë”./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Këshilli i Sigurimit i OKB-së e miraton rezolutën për planin e Trumpit për Gazën

Published

on

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e miratoi një rezolutë të hartuar nga Shtetet e Bashkuara, e cila e mbështet planin e presidentit Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës.

Rezoluta gjithashtu autorizon një forcë ndërkombëtare për stabilizim në enklavën palestineze.

Izraeli dhe grupi palestinez i shpallur terrorist nga SHBA dhe fuqi të tjera, Hamas, u pajtuan muajin e kaluar për fazën e parë të planit 20-pikësh të Trumpit për Gazën- një armëpushim në luftën e tyre dyvjeçare dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve.

Por, rezoluta e OKB-së shihet si thelbësore për ta legjitimuar një organ të përkohshëm qeverisës dhe për t’iu ofruar garanci vendeve që po shqyrtojnë dërgimin e trupave në Gazë.

Teksti i rezolutës thotë se shtetet anëtare mund të marrin pjesë në Bordin e Paqes të kryesuar nga Trumpi, i konceptuar si një autoritet tranzitor që do ta mbikëqyrte rindërtimin dhe rimëkëmbjen ekonomike të Gazës.

Ai gjithashtu autorizon forcën ndërkombëtare të stabilizimit, e cila do të siguronte procesin e çmilitarizimit të Gazës, përfshirë shkatërrimin e armëve dhe infrastrukturës ushtarake.

Hamas, në një komunikatë, e përsëriti se nuk do të çarmatoset dhe argumentoi se lufta e tij kundër Izraelit është qëndresë legjitime.

“Rezoluta vendos një mekanizëm të kujdestarisë ndërkombëtare mbi Rripin e Gazës, të cilin populli ynë dhe fraksionet tona e kundërshtojnë”, tha Hamas në komunikatën e lëshuar pas miratimit të rezolutës.

Çdo të enjte, zhvillimet më të rëndësishme përpiqemi t’jua zbërthejmë dhe t’jua sjellim sa më thjesht, shkurt e shqip. Regjistrohuni falas këtu për ta pranuar të parët në emailin tuaj çdo numër të newsletter-it tonë.

Mike Waltz, ambasadori amerikan në OKB, tha se rezoluta, e cila përfshin planin 20-pikësh të Trumpit si aneks, hap një rrugë të mundshme drejt vetëvendosjes për palestinezët … ku në vend të raketave do të ketë degë të ullirit dhe ku ekziston mundësia për t’u pajtuar për një horizont politik.

Rusia, e cila ka të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit, e kishte lënë të hapur më herët mundësinë e kundërshtimit, por u përmbajt nga votimi, duke lejuar që rezoluta të kalojë.

Ambasadorët e Rusisë dhe Kinës në OKB, që gjithashtu u përmbajtën, u ankuan se rezoluta nuk i jep OKB-së rol të qartë në të ardhmen e Gazës./S.K/EO/REL/

 

Continue Reading

Lajmet

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Published

on

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj së marte në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Aksidenti ka ndodhur saktësisht në dalje të Prizrenit, në pjesën veriore.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia, ndërsa ende nuk dihet nëse ka të lënduar./S.K/EO/PK/

Continue Reading

Lajmet

KRU “Prishtina”: Shmangni lëvizjet pranë lumenjve dhe kanaleve të ujërave

Published

on

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” thekson se sipas parashikimeve të motit dhe rritjes së nivelit të ujërave, ekziston rrezik i shtuar për vërshime në zonat e ulëta dhe pranë lumenjve gjatë orëve në vijim.

KRU Prishtina njofton tutje për disa masa paraprake që qytetarët duhet t’i ndërmarrin si shmangien e lëvizjeve pranë lumenjve dhe kanaleve të ujërave.

Njoftimi i KRU Prishtinës:

Ju lutemi të ndërmerrni këto masa paraprake:

Shmangni lëvizjet pranë lumenjve dhe kanaleve të ujërave.

Mos parkoni automjetet në zona të ulëta ose të rrezikuara.

Siguroni bodrumet dhe hapësirat e brendshme nga depërtimi i ujit.

KRU” Prishtina” me të gjitha kapacitetet teknike dhe humane është në gjendje gatishmërie për t’u dal në ndihmë konsumatorëve.

Ndiqni njoftimet zyrtare dhe udhëzimet nga institucionet përkatëse./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara