Lajmet

​Kurti për masat antiCOVID: I përgjigjen situatës së tanishme pandemike

Kreu i Qeverisë njoftoi se janë miratuar edhe katër projektligje si dhe janë shfuqizuar dy vendime të mëhershme.

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar lidhur me masat e reja antiCOVID-19 të vendosura të martën në mbledhjen elektronike të Qeverisë së Kosovës, për çka tha se i përgjigjen situatës së tanishme pandemike në vend, por edhe nevojës për të qenë të kujdesshëm ndaj virusit i cili me disa variante të tij vazhdon të jetë prezentë.

Përmes një shkrimi në Facebook, kreu i Qeverisë njoftoi se janë miratuar edhe katër projektligje si dhe janë shfuqizuar dy vendime të mëhershme.

“Mbledhjen e mbrëmshme të Qeverisë, të 46-tën, e zhvilluam në mënyrë elektronike. Si vendim të parë, miratuam masat e reja për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Ato i përgjigjen situatës së tanishme pandemike në vend por edhe nevojës për të qenë të kujdesshëm ndaj virusit i cili me disa variante të tij vazhdon të jetë prezent në mesin tonë. Shpallëm vitin 2022 – Vit i personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës. Së bashku do të punojmë për një shoqëri me gjithëpërfshirje e mundësi për të gjithë. Ndër 14 vendimet e kësaj mbledhje nga 408 sa kemi marrë gjithsej që nga fillimi i qeverisjes sonë, katër ishin për miratimin e projektligjeve nga fushëveprimi i Ministrisë së Mbrojtjes, tek ai i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve e deri te i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Shtuam ligjshmëri duke shfuqizuar edhe dy vendime të qeverive të mëparshme. Njëri i qershorit të vitit 2018 për emërimin e zëvendësdrejtorit për shërbime administrative-financiare në Agjencinë e Shërbimit të Navigacionit Ajror. Tjetri i qershorit të vitit 2019 për rekomandimin e ministrit të atëhershëm të Mbrojtjes në lidhje me ristrukturimin e disa pozitave në këtë ministri. Vazhdojmë punën si dhe përgatitjet për vendime tjera të mira”, shkroi Kurti në Facebook.

Aktualitet

Sot seanca fillestare ndaj ish-policit, Festim Ramadani

Published

on

Më 18 korrik të këtij viti, Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, ngriti aktakuzë ndaj ish-zyrtarit policor, Festim Ramadani dhe Jeton Misinit, për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Vrasja e rëndë”, rast ky që ndodhi më 16 gusht 2024, në Ferizaj.

Dosja bën të ditur se i akuzuari [Festim Ramadani] me dashje dhe me qëllim të hakmarrjes lidhur me disa dyshime brenda familjes, e ka qëlluar me breshëri plumbash viktimën, duke e lënë të vdekur në vend.

E për këtë rast tashmë është caktuar seanca fillestare ndaj të akuzuarve, e cila do të mbahet sot me të filluar nga ora 09:30.

Sipas dosjes së aktakuzës, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Festim Ramadani, më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e restorantit “Fron Palace”, në fshatin Bibaj të komunës së Ferizajt, gjatë një ceremonie martesore, “me dashje dhe paramendim, me qëllim hakmarrjeje për motive të pretenduara familjare të pabazuara dhe të pakonfirmuara juridikisht, në prani të dhjetëra personave, përfshirë të mitur, me armë zyrtare automatike të policisë, me dashje dhe qëllim të privimit nga jeta, me breshëri plumba shtien në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar nga jeta”.

Madje, thuhet se si pasojë e të shtënave është rrezikuar seriozisht edhe siguria e personave tjerë të pranishëm në atë moment.

Kështu, Festim Ramadani thuhet se kreu veprën penale të “Vrasjes së rëndë”.

Kurse Jeton Misini akuzohet se me dashje e ka ndihmuar policin në privimin nga jeta të viktimës S.S., ashtu që i pajisur me mjet të forta, ka mbrojtur perimetrin e sulmit dhe ka parandaluar çdo ndërhyrje, në mënyrë që Ramadani të realizonte pa pengesë veprën penale të vrasjes së rëndë.

Continue Reading

Bota

Kim Jong Un dhe Putini do jenë pjesëmarrës në paradën ushtarake të Kinës në Pekin

Published

on

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, do të marrë pjesë në një paradë ushtarake në Pekin javën e ardhshme së bashku me Vladimir Putinin e Rusisë, tha ministria e jashtme e Kinës, në atë që do të jetë një vizitë historike.

Kjo vjen disa ditë pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se donte të takohej me Kim-in, i cili rrallë bën vizita të huaja, dhe ndërsa Shtëpia e Bardhë përpiqet të ndërmjetësojë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, shkruan BBC.

Parada e Ditës së Fitores së Kinës më 3 shtator do të shënojë 80-vjetorin e dorëzimit zyrtar të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore dhe fundin e konfliktit.

Ngjarja tani sinjalizon një fitore të rëndësishme diplomatike për udhëheqësin kinez Xi Jinping, i cili ka shtyrë për një rend të ri botëror të udhëhequr nga Pekini.

Continue Reading

Aktualitet

Pritjet në kufi: Deri në 40 minuta për të dalë nga Kosova

Published

on

Sipas përditësimit të të dhënave mbi fluksin në kufi nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra, kurse daljet janë më të gjata.

Pritjet në hyrje raportohen nga 3 deri në 5 minuta përderisa pritjet në dalje shkojnë deri në gjysmë ore në Bërnjak dhe deri 40 minuta në Merdarë.

Përditësimi i fundit ishte në ora 07:28 të mëngjesit.

Continue Reading

Bota

Katër të vdekur nga sulmi në Kiev, mes viktimave edhe dy fëmijë

Published

on

Katër persona u vranë në sulmin e natës në Kiev, ku në mesin e tyre dy viktima ishin fëmijë.  Ky është numri i pjesshëm i publikuar nga kreu i administratës ushtarake të qytetit, Timur Tkachenko.

“Operacionet e shpëtimit”, shkroi ai në Telegram, janë duke u zhvilluar në disa vende dhe rusët po synojnë në mënyrë cinike ndërtesat e banimit.

Për më tepër, në distriktin Darnytskyi, si pasojë e sulmit, shpërtheu një zjarr dhe një kopsht fëmijësh është përfshirë nga flakët.

“Tre persona u nxorën të gjallë nga rrënojat. Ka shumë mundësi që të ketë ende njerëz nën rrënoja. Janë të përfshirë alpinistë, kujdestarë qensh, psikologë, inxhinierë, zjarrfikës dhe personel shpëtimi. Pajisjet robotike po përdoren në mënyrë aktive për të pastruar zonën në mënyrë që ekipet e shpëtimit të mund të punojnë më shpejt. Në total, afërsisht 500 ekipe shpëtimi dhe 1,000 oficerë policie po punojnë njëkohësisht në Kiev”, shkroi Ministri i Brendshëm ukrainas Ihor Klymenko në Telegram.

“Çdo minutë e punës së shërbimeve tona të emergjencës ka për qëllim shpëtimin e jetëve dhe mbështetjen e atyre që kanë vuajtur më shumë nga terrori rus”, tha ai.

Sulmi i natës në kryeqytetin ukrainas ka lënë të paktën katër të vdekur dhe afërsisht 30 të plagosur.

Continue Reading

Të kërkuara