Aktualitet

​Kthehet në rigjykim çështja penale kundër Zenun Elezajt

Published

on

Gjykata e Apelit, me aprovimin e ankesës së mbrojtësit të akuzuarit Zenun Elezaj, por edhe sipas detyrës zyrtare, e ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë, të datës 25.01.2021 dhe rasti i është kthyer të njëjtës gjykatë në rigjykim dhe rivendosje.

I pandehuri Z.E., që është kryetar i Komunës së Klinës, është gjykuar muaj më parë nga ana e gjykatës së shkallës së parë, me dënim më gjobë, në shumën prej katër mijë euro, pasi që është gjetur fajtor për veprën penale “Konflikti i interesit”.

Gjykata e Apelit, ka konstatuar se aktgjykimi në fjalë duhet anuluar, ngase i njëjti është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, duke qenë se nuk është përpiluar konform dispozitës së nenit 370 paragrafi 7 lidhur me nenin 365 të Kodit të Procedurës Penale.

Kjo pasi që dispozitivi është në kontradiktë me arsyet e theksuara, në pjesën arsyetuese të aktgjykimit, njëkohësisht mungojnë arsyet për faktet vendimtare, ndërsa, ato që janë dhënë, nuk janë në pajtueshmëri të plotë me provat dhe shkresat e tjera në lëndë.

Po ashtu gjykata gjeti se gjendja faktike është vërtetuar në mënyrë të gabuar dhe jo të plotë, prandaj edhe vendosi që lënda të kthehet në rigjykim. 

Bota

Kremlini mohon pretendimet e SHBA-së se Rusia po zvarrit bisedimet e paqes në Ukrainë

Published

on

By

Kremlini mohoi sot pretendimet e të dërguarit të posaçëm të presidentit të SHBA-së, Donald Trump për Ukrainën – se Rusia po zvarrit bisedimet e paqes, duke shtuar se Moska kishte përmbushur të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në negociata.

I dërguari i lartë i Trump për Ukrainën, Keith Kellogg, tha dje se Rusia nuk mund të vazhdonte të zvarriste negociatat ndërsa bombardonte objektivat civile në Ukrainë.

I pyetur në lidhje me këto deklarata, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Rusia ishte mirënjohëse ndaj ekipit të Trump për ndihmën në lehtësimin e bisedimeve, ndërsa shtoi se Moska nuk po i zvarriste bisedimet.

Ne jemi në favor të qëllimeve që po përpiqemi të arrijmë përmes operacionit të posaçëm ushtarak me mjete politike dhe diplomatike”, tha Peskov.

Peskov vuri në dukje se palët duhet ende të bien dakord për datat e raundit të tretë të bisedimeve. /atsh

Continue Reading

Bota

SHBA heq sanksionet ndaj Sirisë

Published

on

By

Qeveria amerikane po heq sanksionet ndaj Sirisë pasi presidenti Donald Trump nënshkroi dje në mbrëmje dekretin përkatës, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.

Trump e kishte njoftuar këtë hap rreth një muaj e gjysmë më parë gjatë udhëtimit të tij në Lindjen e Mesme.

Kjo është një përpjekje për të promovuar dhe mbështetur rrugën e vendit drejt stabilitetit dhe paqes”, tha zëdhënësja e Trump, Karoline Leavitt, para nënshkrimit.

Sanksionet e vendosura ndaj ish-presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad dhe bashkëpunëtorëve të tij, mbeten në fuqi”, sipas Shtëpisë së Bardhë.

E njëjta gjë vlen edhe për sanksionet ndaj shkelësve të të drejtave të njeriut, trafikantëve të drogës dhe individëve të lidhur me aktivitete që përfshijnë armë kimike.

Do të merren gjithashtu hapa për të lehtësuar kontrollet e eksportit dhe kufizime të tjera ndaj Sirisë”, sipas dekretit të Trump.

Ai udhëzon Departamentin Amerikan të Shtetit të rishikojë përcaktimin e grupit islamist Hayat Tahrir al-Sham (Organizata për Çlirimin e Levantit, HTS) si një organizatë terroriste e huaj. Qeveria tranzitore siriane ka dalë kryesisht nga ky grup.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio do të shqyrtojë gjithashtu përcaktimin e Sirisë si sponsor shtetëror i terrorizmit, si dhe atë të presidentit të përkohshëm Ahmed al-Sharaa si terrorist.

Përveç kësaj, Rubio do të shqyrtojë në Kombet e Bashkuara, mundësitë për të hequr sanksionet. Dekreti gjithashtu e udhëzon atë të shqyrtojë nëse disa sanksione, të cilat lidhen me një ligj që ndëshkonte ish-qeverinë siriane nën drejtimin e al-Assad për mizori, duhet të pezullohen plotësisht ose pjesërisht”, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Që nga përmbysja e al-Assad në dhjetor, udhëheqja e re siriane është përpjekur për afrim me bashkësinë ndërkombëtare.

Ajo kërkon heqjen e të gjitha sanksioneve, të cilat shumë vende i vendosën gjatë viteve të luftës brutale civile nën drejtimin e al-Assad. /atsh

Continue Reading

Bota

Polonia shqyrton rivendosjen e kontrolleve kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë për shkak të migracionit

Published

on

By

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk tha se po shqyrtojnë të rifillojnë kontrollet në kufijtë e vendit të tij me Gjermaninë dhe Lituaninë për shkak të shqetësimeve lidhur me migracionin e paligjshëm, transmeton Anadolu.

Sipas mediave polake, Tusk në një konferencë për media tha se do të zhvillojnë takim me përfaqësues të institucioneve që lidhen me sigurinë e vendit dhe do të vlerësojnë situatën në të gjitha kufijtë e Polonisë.

Ai theksoi se siguria kufitare është një nga prioritetet kryesore të qeverisë së tij. “Ne e kemi informuar palën gjermane se mund të jemi të detyruar të rifillojmë kontrollet në kufirin polako-gjerman, nëse rastet e dyshimta (të lidhura me migracionin e paligjshëm) vazhdojnë“, shtoi Tusk.

Kryeministri polak vuri në dukje se vendimet që do të merren do të zbatohen në mënyrë që do të krijojë shqetësime minimale për qytetarët polakë dhe se do të merren masa për të parandaluar kalimet e paligjshme në Poloni edhe përmes Lituanisë.

Gjermania e krijoi vetë problemin e migracionit dhe duhet ta trajtojë vetë

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda në një konferencë për media i bëri thirrje qeverisë të ndërmarrë veprime për të parandaluar kthimin e emigrantëve të paligjshëm në vendin e tyre nga Gjermania.

Duda shprehu trishtimin që qeveria nuk iu përgjigj Gjermanisë që shtyu emigrantët drejt Polonisë. “Nuk mund të lejojmë që ligjet të shkelen, migrantët të shtyhen me forcë drejt vendit tonë. Gjermania e krijoi vetë problemin e migrantëve dhe duhet ta trajtojë vetë. Ne nuk do ta zgjidhim këtë problem për ta”, tha Duda.

Nga ana tjetër, grupe prej qindra njerëzish që e quajnë veten “patrulla qytetare” po organizojnë protesta në rajonet kufitare të Polonisë me Gjermaninë kundër migrantëve të kthyer nga Gjermania.

Një grup prej rreth 200 personash mbylli një rrugë për trafikun në qytetin Szczecin në veriperëndim të Polonisë të shtunën. Pjesëmarrësit thanë se u mblodhën “në mënyrë që policia gjermane të mos sjellë migrantë”.

Continue Reading

Bota

USAID: Rënia e ndihmës së SHBA-së mund të çojë në 14 milionë vdekje deri në vitin 2030

Published

on

By

Mbi 14 milionë vdekje të tjera, rreth 4,5 milionë prej tyre fëmijë nën moshën 5 vjeç, mund të ndodhin gjatë pesë viteve të ardhshme për shkak të shkurtimeve të mëdha në ndihmën e jashtme të SHBA-së, sipas një studimi të publikuar në revistën mjekësore ”The Lancet”.

Studimi – i drejtuar nga shkencëtarë në Barcelonë dhe Salvador da Bahia, Brazil –  paralajmëron për rrezikun e reduktimeve të vazhdueshme të ndihmës – që janë iniciuar nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Ekipi analizoi të dhënat e vdekshmërisë nga më shumë se 130 vende dhe rajone nga viti 2001 deri në 2021, dhe përdori rezultatet për të bërë parashikime deri në vitin 2030.

Projeksionet e tyre sugjerojnë se rënia e ndjeshme e ndihmës amerikane mund të ketë pasoja katastrofike, veçanërisht në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

SHBA-ja ka qenë ofruesja më e madhe e ndihmës humanitare në botë. USAID vlerësohet se ka shpëtuar miliona jetë. /atsh

Continue Reading

Të kërkuara