Lajmet

​KOSTT nuk ka qasje fizike në veri, dështon projekti për nënstacionin në Vallaq

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të KOSTT, Sabri Musiqi pranoi se nuk është bërë procedimi sipas planit zhvillimor.

Published

on

Edhe më tej sistemi energjetik në veri të Kosovës vazhdon të mos kontrollohet nga ana e institucioneve të Kosovës.

Kompania publike KOSTT nuk po arrin të investojë në linjën energjetike në nënstacionin në Vallaq të pjesës veriore në Mitrovicë.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të KOSTT, Sabri Musiqi ka thënë se kjo kompani për arsye të pamundësisë së qasjes fizike, nuk po arrin ta realizojë projektin për investime në Vallaq.

Gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, Musiqi ka pranuar të gjeturat e raportit të fundit nga Zyra Kombëtare e Auditimit për ndryshimin e listës së prioriteteve në realizimin e projekteve, me arsyetimin e kërkesave specifike.

Në kuadër të planeve tona investive, e kemi të përfshirë edhe Vallaqin në pjesën veriore të Kosovës, por për shkak të pamundësisë të qasjes fizike në atë pjesë, nuk kemi mundur të procedojmë tutje. Kemi provuar, kemi një rast konkret për investime në nënstacionin e Vallaqit dhe në hidrocentralin e Ujmanit, ku nuk kemi mundur sot e asaj dite ti implementojë projektet në atë pjesë për shkak të qasjes fizike”, theksoi Musiqi.

Krahas të gjeturave, Arben Selimi nga Zyra e Kombëtare e Auditimit gjatë raportimit në komision, ka thënë se KOSTT-i nuk ka zbatuar projektet me prioritet të lartë as pas 5 vjetëve.

Nga auditori u tha se projektet në vlerë prej 27.4 milionë euro nuk janë realizuar ende edhe pse janë cilësuar me prioritet dhe janë aprovuar nga ZRRE-ja.

Përfundimet audituese tregojnë se edhe pse kishte proces të duhur të vendosjes së prioriteteve për investime zbatimi i tyre nuk është bërë mjaftueshëm dhe në mënyrë efektive. Aktivitetet e prokurimit për këto investime nuk kishin qenë mjaftueshëm efektive dhe efikase në disa raste as ekonomike”, theksoi Selimi.

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të KOSTT, Sabri Musiqi pranoi se nuk është bërë procedimi sipas planit zhvillimor.

Po, është e vërtetë nuk është bërë procedimi sipas planit zhvillimor, arsye kryesore ka qenë se në vitin 2017 kemi pranuar një kërkesë nga KEDS-si për nevojën për injektim nga rrjeti i transmetimit. Në vitin 2017 na kanë informuar se në Drenasi, parku industrial nuk do të mund të furnizohet nga Feronikeli me kërkesë të pronarit të kësaj fabrike. Kështu që ka pasur një situatë shumë të vështirësuar dhe ne pas analizave që kemi bërë kemi ndërruar renditjen e prioriteteve, dhe kështu Drenasi është futur në prioritetin e parë”, theksoi Musiqi.

Kryetari i Komisionit, Ferat Shala ka kritikuar KOSTT-in për veprimet projekto-ndërto.

“Këtu po e jepi një koment si inxhinier, jo si kryetar i Komisionit, ne në infrastrukturën e Kosovës, por edhe në shumë institucione të tjera kemi pasur raste të tilla ku kemi ndërtuar objekte projekto-ndërto. Si praktikë dhe metodologji në rrethana çfarë jemi nuk është mirë e qëndrueshme dhe nuk do të duhej të vazhdojë kjo procedurë. Prandaj, mendoj se ka zgjidhje”, tha Shala.

Deputeti Driton Hyseni ka thënë se për të gjitha të gjeturat edhe sa i përket atyre për avancime dhe emërime pa procedura konkurruese, të procedohen në prokurori.

Më shqetëson një fakt, kur Zyra Kombëtare e Auditimit ka ardhur në përfundim se ka shkelje të tilla, a e keni ndier veten obligues që t’i drejtoheni ju prokurorisë”, pyeti Hyseni.

Kryesuesi i Bordit të KOSTT, Jeton Mehmeti tha se disa të gjetura janë adresuar në prokurori, siç është rasti për avancimet pa konkurse.

Mehmeti theksoi se janë të përkushtuar në përmbushjen dhe zbatimin e rekomandimeve që dalin nga auditori.

Ka elemente të cilat bordi i drejtorëve dhe menxhmenti do ti trajtojë për brenda, mirëpo ka edhe elemente të tjera të cilat ne mendojmë se prokuroria mund t’i hetojë dhe vlerësojë”, tha Mehmeti.

Deputeti nga AAK, Pal Lekaj ka kërkuar nga KOSTT që të gjitha të gjeturat të përmirësohen dhe adresohen. Lekaj ka kërkuar po ashtu përgjegjësi edhe për ngecjen e investimeve nëpër nënstacione.

Kur jemi te investimet e nënstacioneve që janë domosdoshmëri e kohës dhe që ndikojnë drejtpërdrejt te qytetarët, p.sh. shembull, janë katër komunat; Fushë Kosova, Obiliqi, Dragashi, mendojë se për këto komuna janë stërzgjatur, sepse në Fushë Kosovë është domosdoshmëri emergjente që të kryhen punimet. Prandaj, një stërzgjatje e tillë është e pa kuptimtë”, theksoi Lekaj.

Në fund Komisioni nuk e hodhi në votim raportin për mbikëqyrjen e zbatimit të Rekomandimeve të Kuvendit lidhur me auditimin e performancës së ndërmarrjes publike KOSTT pasi që drejtuesve të kësaj kompanie iu kërkuan dokumente shtesë sa i përket zbatimit të këtyre rekomandimeve.

Lajmet

Arrestohet një person në Mitrovicë, sulmoi policët dhe kanosi me vrasje

Published

on

Një person është arrestuar në Mitrovicën e Jugut, pasi dyshohet se ka sulmuar një qytetar dhe më pas disa zyrtarë policorë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari, mashkull kosovar, në gjendje të dehur kishte goditur një person tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Gjatë arrestimit në vendin e ngjarjes, i dyshuari ka sulmuar një zyrtar policor. Sulmet kanë vazhduar edhe në stacionin policor dhe më pas në spital, ku ai dyshohet se ka sulmuar edhe dy zyrtarë të tjerë policorë, ndërsa i ka kanosur verbalisht me vrasje.

Po ashtu, ai ka dëmtuar motoçikletën e viktimës dhe një veturë tjetër.

Si pasojë e incidentit, tre zyrtarë policorë dhe viktima kanë pranuar trajtim mjekësor. Pas trajtimit mjekësor, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Qendrën Korrektuese të Dubravës, dyshohet se tentoi të fuste drogë për një të burgosur

Published

on

Një person është arrestuar në Qendrën Korrektuese të Dubravës, pasi dyshohet se ka tentuar të fusë substanca narkotike gjatë një vizite.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, oficerët korrektues kanë vërejtur lëvizje të dyshimta mes një të burgosuri dhe një vizitori, të dy meshkuj kosovarë, në sallën e vizitave.

Gjatë kontrollit të të burgosurit është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë rreth 10 gramë. Dyshohet se substanca i ishte dorëzuar nga vizitori.

I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vdes një i burgosur në Burgun e Dubravës, trupi dërgohet për obduksion

Published

on

Një person që po vuante dënimin në Burgun e Dubravës ka ndërruar jetë gjatë ditës së enjte.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima, mashkull kosovar, fillimisht është dërguar në qendrën mjekësore të burgut dhe më pas në Spitalin e Pejës, ku mjekët kanë konstatuar se ai ishte pa shenja jete.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet lidhur me rrethanat e vdekjes janë duke vazhduar.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vrasje e rëndë në tentativë në Prishtinë, dy persona të plagosur

Published

on

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një incidenti me armë zjarri që ka ndodhur në rrugën “Papa Gjon Pali” në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë në tentativë”. Dy viktima meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore, pasi dyshohet se janë sulmuar nga një i dyshuar mashkull kosovar me armë zjarri.

Policia ka arritur ta lokalizojë të dyshuarin, i cili kishte pësuar plagë në këmbë dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Nën mbikëqyrje policore në QKUK po qëndrojnë njëri nga të lënduarit dhe i dyshuari.

Sipas mjekëve, njëra nga viktimat ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, të cilat kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe kanë konfiskuar veturën në të cilën dyshohet se ka ndodhur rasti.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara