Lajmet

​Konjufca priti në takim ambasadorin e ri të ShBA-së

Kryetari Konjufca i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Hovenier dhe i ka dëshiruar suksese në detyrën e re.

Published

on

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

Me këtë rast, kryetari Konjufca i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Hovenier dhe i ka dëshiruar suksese në detyrën e re.

Sipas komunikatës së dërguar nga Kuvendi i Kosovës, thuhet se Konjufca “vlerësoi lart miqësinë e palëkundur dhe partneritetin shembullor me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke vënë në pah se e ardhmja e Republikës së Kosovës është në BE, NATO dhe organizatat e tjera ndërkombëtare”.

Kryekuvendari thuhet se e falënderoi ambasadorin Hovenier për përkrahjen e vazhdueshme dhe mbështetjen e gjithanshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës, duke shprehur mirënjohje edhe për dhurimin e mbi gjysmë milioni të vaksinave Pfizer kundër koronavirusit.

“Në takimin e përzemërt e tejet miqësor, kryetari Konjufca dhe ambasadori Hovenier shprehën përkushtimin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, bashkërendimin e objektivave dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona”, përfundon komunikata.

Lajmet

​Prezantohen planet e Kupës së Botërorit 2026

Published

on

Presidentja e Meksikës Claudia Sheinbaum prezantoi planet e Kupës së Botës 2026 në kompleksin kulturor Los Pinos në Meksiko Siti.

Në event morën pjesë gjithashtu përfaqësuesja e qeverisë për Kupën e Botës 2026 Gabriela Cuevas, drejtori kryesor i Turneut FIFA për Meksikën Jurgen Mainka dhe sekretarja e Brendshme Rosa Icela Rodriguez.

Zyrtarët theksuan gatishmërinë e Meksikës për të bashkorganizuar turneun së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë, duke përshkruar përgatitjet për infrastrukturën, sigurinë dhe mikpritjen.

Kupa Botërore 2026 do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026, dhe do të jetë turneu i parë që organizohet nga tri shtete.

Vendi kryesor pritës i ndeshjeve është Shtetet e Bashkuara, ndërsa Kanadaja dhe Meksika do të jenë organizatorët ndihmës. /S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

8 të vdekur nga shpërthimi i madh në New Delhi

Published

on

Të paktën tetë persona u vranë dhe rreth 20 të tjerë u plagosën në një shpërthim makine pranë Fortesës historike të Kuqe në kryeqytetin indian New Delhi.

Sipas raportimit të policisë incidenti ndodhi rreth orës 6.52 pasditen e së hënës dhe se shpërthimi erdhi nga një automjet që lëvizte ngadalë dhe u ndal në një semafor të kuq.

“Tetë persona u raportuan të vrarë në një shpërthim makine pranë Fortesës së Kuqe. Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar,” raportoi Doordarshan News shtetërore, duke iu referuar një strukture historike Mughal.

Vendasit në zonë thanë se dëgjuan një zhurmë të lartë kur ndodhi shpërthimi./S.K/CBC/

 

Continue Reading

Lajmet

Prokuroria urdhëron ndërprerjen e përkohshme të numërimit në Mitrovicë

Published

on

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka urdhëruar që përkohësisht te ndërpritet procesi i mëtejmë i numërimit të fletë votimeve në Qendrën  Komunale të Numërimit në komunën e Mitrovicës.

Në komunikatën për media thuhet se kjo vije si pasojë e raportimit të parregullsive të paraqitura nga ana e komisionerëve, për shkak të numrave serikë të ndryshëm në disa fletëvotime, ku është aluduar për gabime teknike, e po ashtu ka pasur edhe pretendime se kemi të bëjmë me manipulim të qëllimshëm me fletë votime.

“Kjo ka ardhur si pasojë e raportimit të parregullsive të paraqitura që kanë rezultuar me ndërprerjen e votimit nga ana e komisionerëve, për shkak të numrave serikë të ndryshëm në disa fletëvotime, ku është aluduar për gabime teknike, e po ashtu ka pasur edhe pretendime se kemi të bëjmë me manipulim të qëllimshëm me fletë votime. Për këto arsyera, dhe me qëllim të shmangies të të gjitha dilemave, kjo urdhëresë vlen deri në marrjen e një përgjigje zyrtare nga operatori ekonomik që ka shtypur fletë votimet, e ku do të konfirmohet se a kemi të bëjmë me gabim teknik apo me manipulim të fletë votimeve, dhe varësisht nga përgjigja e marrë do të procedohet tutje”, thuhet në komunikatën për media./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Hill vazhdon sot si dëshmitar para Speciales

Published

on

Për ditën e dytë radhazi, ish-i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara gjatë luftës në Kosovë, Christopher Hill, do dëshmojë para Gjykatës Speciale në Hagë.

Ai është ftuar nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe dëshmia e tij ka nisur dje, për të vazhduar sot nga ora 09:00, si dhe në dy ditët në vijim.

Hill dje ka përsëritur atë që e kanë theksuar edhe dëshmitarë të tjerë para tij, se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka pasur një strukturë të qartë vertikale të komandimit dhe se Hashim Thaçi nuk ka qenë komandant i saj./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara