Lajmet

​Ju nuk duhet të mbani ujë në këto vende në shtëpi

Nëse nuk doni të tërhiqni gjërat negative, ka disa vende ku nuk duhet të mbani ujë në shtëpi.

Published

on

Siç e dimë tashmë, Feng Shui e mbështet mësimin e tij në faktin se uji është një nga elementët kryesorë dhe është shumë e rëndësishme se ku e mbani atë në shtëpi.

Ju mund ta konsideroni veten një person pozitiv, por sipas këtij mësimi të lashtë kinez, ka veprime që mund të sjellin energji të keqe në shtëpinë tuaj.

Nëse nuk doni të tërhiqni gjërat negative, ka disa vende ku nuk duhet të mbani ujë në shtëpi.

Në dhomën e gjumit

Uji, sipas Feng Shui-t, është gjithmonë Yang, ndërsa dhoma e gjumit është Yin. Këto dy elemente nuk përputhen fare dhe për këtë arsye nuk rekomandohet mbajtja e ujit në dhomën e gjumit.

Edhe fotot me motive uji nuk janë të dëshirueshme, pasi konsiderohen të dëmshme për shëndetin dhe marrëdhëniet bashkëshortore.

Pas shpine

Ajo që duhet të kujdeseni gjithashtu është që akuariumet apo fotot me motive uji të mos ju qëndrojnë pas shpine ndërsa jeni ulur apo pushoni. Uji, kur pozicionohet kështu, sjell ndryshime të papritura negative. Kjo nuk vlen për vazot dhe rubinetat

Në të djathtë të derës së përparme

Kur jeni brenda, përballë derës së përparme (vlen si për pjesën e jashtme ashtu edhe për brendësinë e shtëpisë), uji nuk duhet të jetë në anën e djathtë.

Me sa duket, tërheq energji të keqe, si për familjen ashtu edhe për marrëdhënien. Kjo vlen veçanërisht për burrat e martuar që do të jenë të prirë për tradhti bashkëshortore.

Ujë i ndenjur

Dhe së fundi, sigurohuni që në shtëpi të mos ketë ujë të ndenjur, të kalbur ose me erë të keqe. Pavarësisht nëse është edhe një akuarium apo një terrarium, apo edhe një gotë e zakonshme me ujë që keni harruar, pra është ulur në dollap apo komodinë për ditë të tëra – tërheq energji të keqe.

Lajmet

UBT përfaqësohet në Konferencë Ndërkombëtare Shkencore në Sevilla, Spanjë

Published

on

By

Prof. Dr. Demokrat Nuha nga Fakulteti i Biokimisë Mjekësore në UBT merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “Action Scientific Meeting 2026 – Four Years of FeSImmChemNet: Latest Discoveries and the Outlook” në Universitetin e Sevillas, Spanjë.

Prof. Dr. Demokrat Nuha po merr pjesë në takimin shkencor ndërkombëtar “Action Scientific Meeting 2026 – Four Years of FeSImmChemNet: Latest Discoveries and the Outlook”, i cili po mbahet në Universitetin e Sevillas në Spanjë. Ky event organizohet në kuadër të COST Action, i financuar nga Bashkimi Evropian, dhe mbledh studiues nga universitete dhe institute prestigjioze evropiane për të diskutuar zbulimet më të fundit në fushën e kimisë mjekësore.

Gjatë konferencës, Prof. Nuha po prezanton punimin e tij shkencor me titull: “New Chlorophenyl- and Chlorophenoxy-Linked Azole Derivatives: Synthesis, Enzyme Modulation Profiles, and Structure-Based Insights Toward Neurodegenerative Targets”, i cili fokusohet në sintezën e komponimeve të reja bioaktive dhe potencialin e tyre në trajtimin e sëmundjeve neurodegjenerative.

Pjesëmarrja në këtë takim ndërkombëtar, i zhvilluar në ambientet akademike të Universitetit të Sevillas, ofron një mundësi të rëndësishme për shkëmbim shkencor, bashkëpunime të reja kërkimore dhe promovim të punës akademike të UBT-së në arenën ndërkombëtare. Me këtë aktivitet, UBT vazhdon të dëshmojë angazhimin e saj në kërkimin shkencor dhe kontributin në zhvillimin e shkencës dhe inovacionit në nivel evropian.

Continue Reading

Lajmet

Arabia Saudite me njoftim urgjent për shtetasit kosovarë dhe të huaj pas përshkallëzimit të tensioneve me Iranin

Published

on

By

Ministria e Punëve të Jashtme e Arabisë Saudite ka nxjerrë një njoftim urgjent për të gjithë shtetasit që ndodhen në zonat e rrezikut në Lindjen e Mesme. Ambasada e Kosovës në Riad ka informuar qytetarët kosovarë për procedurat e reja.

Sipas njoftimit, qytetarët duhet të pajisen me viza saudite për hyrje emergjente, për të mundësuar tranzitin dhe kthimin e sigurt drejt vendeve të tyre. Autoritetet saudite presin nga shtetet përkatëse dorëzimin e një liste me emrat, të dhënat e pasaportave dhe destinacionet e udhëtimit të qytetarëve, duke përfshirë Kuvajt, Bahreinin, Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Omanin.

Ky njoftim vjen pas përshkallëzimit të tensioneve në rajon, ku më 28 shkurt 2026, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën një operacion të koordinuar ushtarak kundër Iranit. Gjatë sulmeve të para, Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, u vra, ndërsa Irani ka nisur valë raketash balistike dhe dronësh që kanë goditur bazat amerikane dhe infrastrukturën në shtetet e Gjirit Arab.

Për asistencë, qytetarët kosovarë mund të kontaktojnë ambasadën: [email protected]

Continue Reading

Lajmet

Zgjedhja e presidentit, Haxhiu kërkon që partitë të shmangin qëndrimet bllokuese

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se pa u zyrtarizuar kandidatët për president, nuk mund të thirret seanca për zgjedhjen e të parit të vendit. Ajo njoftoi se deri tani nuk ka asnjë kandidat që ka siguruar tridhjetë nënshkrime të deputetëve, të nevojshme për të kandiduar.

Haxhiu theksoi se secili deputet mund të nënshkruajë vetëm një kandidat dhe se Kuvendi i Kosovës, me 120 deputetë, mund të ketë dy deri në katër kandidatë të mundshëm. Ajo bëri thirrje për bashkëpunim ndërpartiak për të shmangur qëndrimet bllokuese, duke theksuar se insistimi i partive për kandidatë vetëm nga radhët e tyre nuk është i mirëpritur.

Kryetarja e Kuvendit paralajmëroi se futja e vendit në një cikël të ri zgjedhor do të ishte një kosto e panevojshme politike dhe institucionale. Deri tani, sipas saj, LVV nuk ka propozuar emra të veçantë për president, pavarësisht shumicës parlamentare që ka në Kuvend.

Haxhiu po ashtu bëri thirrje që të respektohet Kushtetuta dhe vendimet e institucioneve më të larta juridike, duke nënvizuar rëndësinë që deputetët të qëndrojnë në sallë dhe të votojnë për presidentin.

Në përfundim, ajo njoftoi se Kryesia vendosi të premten të mbahet një seancë solemne për nder të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. /Kosova Press/

Continue Reading

Lajmet

Hagë: Seanca për akuzat ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë

Published

on

By

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po vazhdon gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit për veprat penale kundër administrimit të drejtësisë.

Të hënën, 2 mars 2026, dëshmitari i parë nga stafi i Zyrës së Prokurorit Special (ZPS) dha dëshmi nën masa mbrojtëse. Ai deklaroi se nuk ka njohuri të drejtpërdrejta për çështjen, por ka qasje në të gjitha dokumentet e dosjes, përfshirë edhe rastin e Thaçit për krime lufte.

Pas marrjes në pyetje nga Prokuroria, mbrojtja e Thaçit, e përfaqësuar nga avokatja Sophie Menegon, vazhdoi me kundërpyetje, pjesë e së cilës u mbajt me seancë private për publikun.

Të gjithë të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm në seancën fillestare më 27 shkurt 2026.

Aktakuza kundër Thaçit dhe bashkëakuzuarve përfshin pengim të personave zyrtarë, shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe mosbindje ndaj gjykatës. Ata akuzohen për veprime të koordinuara që synonin ndikimin tek dëshmitarët e ZPS-së gjatë vizitave jo të privilegjuara në vitin 2023.

Continue Reading

Të kërkuara