

Lajmet
Imunizohen mbi 45 mijë nxënës të moshës 12 deri në 18 vjeç
Numri i nxënësve dhe mësimdhënësve të infektuar me virusin korona ka rënë dukshëm.
Published
4 years agoon
By
Betim GashiMbi 45 mijë nxënës të moshës 12 deri në 18 vjeç janë vaksinuar me dozën e parë dhe 1 mijë e 828 të tjerë janë aktualisht të infektuar. Kurse në skenarin online janë vetëm tri shkolla.
Kështu ka thënë për KosovaPress zëvendësministri i MAShTI-t, Dukagjin Pupovci, i cili shtoi se sipas informatave që marrin çdo ditë nga terreni, tha se numri i nxënësve dhe mësimdhënësve të infektuar me virusin korona ka rënë dukshëm.
“Nga raporti i sotëm ne kemi vetëm 3 shkolla në Kosovë të cilat punojnë me skenarin online, në raport me 90 që i kemi pasur sot dy javë. I kemi 1 mijë e 828 nxënës të cilët janë aktualisht të infektuar në raport me sot dy javë ku kanë qenë 6 mijë e 684 të infektuar. Ndërsa aktualisht numri i mësimdhënësve të infektuar me COVID-19 është 412 në dallim me javën e kaluar ku ishin 1 mijë e 489 të infektuar, pra numri i mësimdhënësve të infektuar ka rënë dukshëm”, tha Pupovci.
Ndërsa numri i nxënësve të imunizuar sipas Pupovcit nuk është aspak i kënaqshëm, në raport me atë të mësimdhënësve, kur prej tyre janë 23%, ndërsa këta të fundit 95%.
“Këtë herë i kemi edhe shifrat për nxënësit e vaksinuar, të cilat kemi arritur t’i sigurojmë falë bashkëpunimit me IKShPK-në. Nëse merren personat e moshës 12 deri në moshën 18 vjeç me të paktën një dozë, janë të imunizuar 45 mijë e 387 persona, e që nga vlerësimet e popullsisë del se janë përafërsisht 200 mijë persona, e që i bie se shkalla e vaksinimit është diku 23%, përqindje kjo e cila nuk mund të quhet e kënaqshme. Ndërsa, numri i mësimdhënësve kalon diku 95%, dhe situata aty është jashtëzakonisht e mirë”, tha Pupovci.
Deri më sot janë dhënë 91 mijë e 372 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Lajmet
Djali i axhës qëllon për vdekje të afërmin, kërkohet paraburgim 30-ditor
Published
18 minutes agoon
September 16, 2025By
UBTnews
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit B.R., nga komuna e Ferizajt, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”,.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 15 shtator 2025, rreth orës 19:42, në fshatin Balaj të Ferizajt, ku i dyshuari B.R. dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme për çështje pronësore me viktimën – djalin e axhës së tij, I.R., e ka privuar këtë të fundit nga jeta me armë zjarri.
“Ngjarja ka ndodhur pasi të dyshuarit i ishte përplasur me viktimën në rrugën e fshatit, ku pas një fjalosjeje verbale, B.R. ka nxjerrë armën e tipit ZIG 14 TISAS dhe ka shtënë katër herë në drejtim të viktimës, duke e goditur në pjesët e sipërme të trupit. Viktima ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në Qendrën Emergjente të Ferizajt, si pasojë e plagëve të marra. I dyshuari ndodhet nën masën e ndalimit 48-orësh që nga mbrëmja e 15 shtatorit, me vendim të Prokurorit të Shtetit”, thuhet nw njofitm.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vijim./D.B/KP
Lajmet
Kos: Shpejtësia e Shqipërisë për integrimin mbresëlënëse
Published
39 minutes agoon
September 16, 2025By
UBTnews
Shqipëria hapi sot edhe katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Në konferencën e përbashkët në Bruksel, me kryeministrin Edi Rama si dhe ministren e Çështjeve Europiane të Danimarkës Marie Bjerre, komisionerja Evropiane për Zgjerimin Marta Kos tha se shpejtësia e Shqipërisë për integrimin në BE është mbresëlënëse.
Kos theksoi se ka mbetur edhe një grup-kapitull i cili sipas saj do të hapet së shpejti.
“Ende nuk kam bërë një vit në detyrë dhe kjo është hera e katërt tashmë që ne çelim një grup-kapitull negociatash me Shqipërinë gjatë mandatit tim. Kjo na çon në 5 grup-kapituj të hapur dhe 28 kapituj të çelur, ka mbetur edhe 1 grup-kapitull dhe nuk kam aspak dyshim që do të bëjmë këtë gjë së shpejti. E di që presidenca daneze dhe shtete anëtare janë tërësisht të përkushtuara në momentin që përmbushni kriteret. Po të përdorja terminologjinë olimpike do të jetë më shpejt, më lart, më fort dhe një punë në ekip. Siç e shihni, ka një trekëndësh të fortë që e mbështet procesin e integrimit në tërësi, siç ju e theksuat, duke qenë një nevojë gjeostrategjike”, u shpreh Kos.
Sipas komisioneres për Zgjerimin, “ky rezultat vjen si rrjedhore e punës së madhe të autoriteteve shqiptare që kanë çuar përpara reformat për gjatë shumë viteve dhe sidomos gjatë këtij viti, pavarësisht zgjedhjeve që janë zhvilluar”.
Kos theksoi më tej se reformat kërkojnë ndryshime themelore, por Shqipëria ka treguar se ndryshimi pozitiv është i mundur.
“Ne e dimë shumë mirë që reformat që iu kërkojmë kandidatëve tanë ndonjëherë nuk janë të lehta, kërkojnë ndryshime themelore. Por vendi juaj, i dashur kryeministër, po tregon që mund të bëhet, Shqipëria po tregon se ndryshimi pozitiv është i mundur dhe që BE-ja e shpërblen këtë ndryshim pozitiv”, tha Kos.
Kos nënvizoi më tej Shqipëria duhet të vijojë me këtë ritëm, duke përfshirë edhe parlamentin, shoqërinë civile dhe sektorin privat, në mënyrë që të përmbyllë kapitujt në 2027-n.
“Vazhdoni më këtë ritëm, duke u siguruar që të përfshini edhe parlamentin, shoqërinë civile dhe sektorin privat, pasi një konsensus i gjerë kombëtar përmirëson pranimin shoqëror dhe më tej, sidomos për fusha kritike, si reforma në drejtësi, pavarësia e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit, të drejtat e pronësisë, çështjet e pakicave dhe liria e medias, që të përmbushin piketat e ndërmjetme. Kjo është e rëndësishme që ne të nisim të përmbyllim kapitujt sa më shpejt të jetë e mundur që të realizojmë ambicien tuaj për t’i përmbyllur të gjitha brenda 2027-s”, tha Kos.
Kos u ndal edhe te grup-kapitulli i çelur sot.
“Grup-kapitulli që kemi çelur sot quhet “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”, reforma që përmban ndihmojnë që rritja ekonomike e Shqipërisë të shkojë krah për krah me mbrojtjen pasurisë së jashtëzakonshme natyrore të Shqipërisë, të mbrojmë burimet natyrore, të përmirësojë menaxhimin e ujërave të ndotura dhe të ulë ndotjen e ajrit. Transporti në këtë grup-kapitull do të ndihmojë në zgjerimin e rrugëve, në përmirësimin e transportit dhe ndërlidhjen e Shqipërisë me sistemet evropiane, ndërkohë që energjia do të ndihmojë në konkurrueshmërinë e drejtë me forcimin e konkurrueshmërisë, por gjithashtu përdorimin e burimeve të përtëritshme. Kjo do të sjellë përmirësime për qytetarët shqiptarë”, tha Kos.
Kos e përmbylli deklaratën e saj duke theksuar se “e ardhmja e Shqipërisë është në BE, nuk ka aspak dyshim, dhe sot jemi një hap para për ta arritur këtë objektiv”.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Brukseli se Bashkimi Europian është një perandori vlerash, të drejtash dhe sigurie, pjesë e së cilës duam të jemi, ndërsa vlerësoi faktin se populli danez është mes mbështetësve më të mëdhenj të anëtarësimit tonë në BE./D.B/KP
Lajmet
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s takon nesër me kryeministrin Rama
Published
40 minutes agoon
September 16, 2025By
UBTnews
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të presë nesër në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në selinë e NATO-s, në Bruksel.
Kështu thuhet në një njoftim të NATO-s, ku theksohet se Rutte dhe Rama do të kenë konferencë për media në orën 09:00. Ndërkohë, mediat e akredituara duhet të jenë para sallës së konferencave në orën 08:30.
Deklaratat për shtyp do të transmetohen drejtpërdrejt në faqen e internetit të NATO-s dhe në X./D.B/KP
Lajmet
Rikthehet Championsi, sonte do të zbresin në fushë Reali, Juve e Arsenali
Published
1 hour agoon
September 16, 2025By
UBT News
Derbi i natës që do të zhvillohet do të jetë ai mes Juventusit dhe Borussia Dortmundit.
Ekipi i Juventusit hyn i motivuar kësaj loje pas fitores së madhe ndaj Interit në fundjavë. “Zonja e Vjetër” do të synojë t’i mbajë pikët në shtëpi.
Nga ana tjetër, Verdhezinjtë janë gjithmonë të papërshtatshëm dhe do të shkojnë në Torino për të nxjerrë pikë.
Duel tjetër interesant mund të jetë edhe ai mes Athletic Bilbaos dhe Arsenalit.
“Gunners” sivjet do të jenë edhe më të fuqishëm dhe krahas suksesit në Angli, do ta kërkojnë atë edhe në Evropë.
Andaj, ekipi i Mikel Artetas është i vendosur të kthehet në shtëpi me tri pikë, ndonëse baskët në shtëpi dinë të jenë të rrezikshëm.
Sonte do të luhen gjashtë ndeshje: dy prej tyre do të nisin prej orës 18:45 e katër të tjera prej orës 21:00./S.K/EO/

Djali i axhës qëllon për vdekje të afërmin, kërkohet paraburgim 30-ditor

Vdes Robert Redford, legjenda e kinemasë amerikane

Kos: Shpejtësia e Shqipërisë për integrimin mbresëlënëse

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s takon nesër me kryeministrin Rama

Lëngu i shegës parandalon këtë lloj të kancerit

Rikthehet Championsi, sonte do të zbresin në fushë Reali, Juve e Arsenali

Turqia lanson modelin e ri të veturës elektrike Togg

Kryesuesja e OSBE-së: Procesi i formimit të Kuvendit të vazhdojë në përputhje me Kushtetutën

Kur rriten ose bien leukocitet, shenjat e infeksioneve dhe paralajmërimi për sëmundje tjera
Të kërkuara
-
Aktualitet3 weeks ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Kërkime2 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA
-
Aktualitet2 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT shpall konkurs për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2025/26