Sport

​Gattuso gjen punë të re si trajner

Published

on

Fiorentina thuhet se është e përgatitur t’i ofrojë Gennaro Gattusos një marrëveshje dyvjeçare, por edhe Lazio është e interesuar për shërbimet e Napolit.

Gattuso do të largohet nga Napoli këtë verë dhe “Viola” po bën presion për nënshkrimin e tij, pasi presidenti Rocco Commisso ka identifikuar ish-trajnerin e Milanit si emrin perfekt për skuadrën e tij.

“SportItalia” raporton se bisedimet midis Gattusos dhe Fiorentinës vazhduan këtë mëngjes dhe oferta e një marrëveshje dy-vjeçare mund të nënshkruhet deri nesër. Por Lazio gjithashtu është e interesuar për Gattusos, i cili largohet nga Napoli pasi përfundoi i pesti në Serie A këtë edicion.

Presidenti Claudio Lotito duhet të flasë me trajnerin Simone Inzaghi dhe një takim është caktuar për nesër. Por Fioerntina tashmë është në bisedime të avancuara me 43-vjeçarin.

Sport

Kosova synon medalje në Botërorin e xhudos

Published

on

Kosova do të synojë medalje të reja në Kampionatin Botëror të xhudos, i cili do të mbahet në Budapest të Hungarisë nga 13 deri më 20 qershor.

Një nga ngjarjet më të mëdha të vitit në sportin e xhudos është gati të nisë.

Kampionati Botëror për seniorë, një arenë ku garojnë xhudistët më të mirë, pret 557 xhudistë nga 93 shtete, në përfaqësim të 6 kontinenteve.

Kosova, shteti i medaljeve olimpike, dotë përfaqësohet me krenari nga: Distria Krasniqi (-52kg), Laura Fazliu (-63kg) dhe Akil Gjakova (-73kg).

Distria Krasniqi do të ndeshet të shtunën, Akil Gjakova të dielën, kurse Laura Fazliu do të ndeshet të hënën.

Garuesit kosovarë do të jenë nën udhëheqjen e kryemjeshtrit Driton Kuka dhe trajnerët Fatos Tabaku dhe Majlinda Kelmendi, kampionia që tani po ndërton kampionë.

Continue Reading

Sport

Ademi thotë se nuk ka informacione se Foda mund të largohet

Published

on

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë se si institucion nuk kanë marrë asnjë njoftim nga përfaqësuesit e trajnerit Franco Foda apo ndonjë palë tjetër për largim të mundshëm.

Të mërkurën, mediat arabe kanë raportuar se Al-Wahda ka nisur bisedimet me Fodan për ta punësuar si trajner.

Në një postim në Facebook, Ademi ka thënë se pret nga Foda t’i përmbushë obligimet kontraktuale që ka me Kosovën.

“Pas raportimeve se përzgjedhësi Franco Foda është pranë largimit nga posti i tij në Kombëtaren tonë, dëshiroj të informoj opinionin publik se as unë, si President, dhe as FFK-ja si institucion, nuk kemi marrë asnjë njoftim zyrtar nga përfaqësuesit e përzgjedhësit Foda apo nga ndonjë palë tjetër. Foda aktualisht ka obligime kontraktuale me ne dhe presim që ato obligime të përmbushen, veçanërisht tani, në këtë fazë të rëndësishme të fushatës kualifikuese për Kampionatin Botëror, drejt së cilës shkojmë me optimizëm dhe dëshirë të madhe për sukses”, ka shkruar Ademi.

Al-Wahda, ekip me bazë në Abu-Dhabi, është prej ekipeve më të suksesshme në Emiratet e Bashkuara Arabe.

59-vjeçari Foda erdhi te Kosova në shkurt të vitit 2024 dhe ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.

Përfaqësuesja dardane ka shënuar rezultate pozitive që nga ardhja e gjermanit.

Continue Reading

Sport

Një Shqipëri dëshpëruese, notat e lojtarëve Kuqezi

Published

on

Kombëtarja shqiptare barazoi në transfertë përballë Letonisë, në ndeshjen e vlefshme për raundin e 4-t të kualifikueseve të Botërorit.

Sfida e zhvilluar në Riga, përfundoi në barazim 1-1.

Një performancë zhgënjyese e kombëtares së Sylvinhos, që i zbeh kështu ndjeshëm shanset për t’u pozicionuar në vendin e dytë të renditjes.

Në bazë të vlerësimeve të faqes së specializuar të statistikave “Sofa Score”, lojtari i kombëtares shqiptare me notën më të lartë, rezulton Kristjan Asllani me 8, i ndjekur nga Mitaj me 7.6 dhe Shehu me 7.5.

Tabela mbyllet nga Arbër Hoxha, Ernest Muçi dhe Myrto Uzuni, që janë vlerësuar me notën më të ulët nga “Sofa Score”, 6.5.

Continue Reading

Sport

Llapi njofton largimin e Hamdi Namani e Blend Baftiu nga ekipi

Published

on

Llapi ka nisur lëvizjet e para për sezonin e ri në Superligën e Kosovës, pasi qëndrimin në elitë e siguroi në barazh ndaj Vushtrrisë.

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina ka pësuar ndryshime, qysh në nisje të merkatos verore.

Llapi gjatë ditës së sotme ka njoftuar për ndarjen me dy yjet e saj.

Bëhet fjalë për Hamdi Namanin dhe Blend Baftiun, Namani iu bashkua Llapit më 2023, pas një aventure të kaluar te Drita.

Ndërkohë, Blend Baftiu po ashtu erdhi te Llapi nga Drita, gjatë merkatos së vitit të kaluar.

Continue Reading

Të kërkuara