Lajmet

​Fakte për vitaminën C

Vitamina C është një lëndë ushqyese thelbësore.

Published

on

Vitamina C, e njohur si acidi askorbik, është një lëndë ushqyese mjaft e rëndësishme për shëndetin. Mjekët rekomandojnë shpesh që të marrim sasi të konsiderueshme të kësaj vitamine.

Vitamina C është një lëndë ushqyese thelbësore

Lëndë ushqyese thelbësore janë ato që trupi ynë nuk mund t’i prodhojë apo t’i sintetizojë, kështu që marrja e tyre është e vetmja mënyrë. Përveç parandalimit të ekzemave, okulisti Harold Peltan vëren se vitamina C të ndihmon në funksionimin e sistemit imunitar në rritjen dhe riparimin e indeve. Në fakt, vitamina C është po aq e rëndësishme se vitamina A kundër plakjes dhe parandalimit të sëmundjeve të lëkurës. Përveç të tjerash, trupi ka nevojë për vitaminë C për të prodhuar kolagjenin në kocka, muskuj dhe enët e gjakut.

Ndihmon trupin të përthithë hekurin

Ekspertët thonë se vitamina C ndihmon trupin, veçanërisht zorrët për të përthithur sa më shumë hekur. Një studim i National Institutes of Health tregon se vitamina C rrit përthithjen e hekurit non-heme. Non-heme është lloji i hekurit që është më i vështirë për t’u përthithur nga organizmi. Ai gjendet tek indet e kafshët dhe tek bimët). Hekuri heme ndodhet kryesisht tek mishi i kafshëve dhe përmban hemoglobinë, si mishi i peshkut, i pulës, dhe përthithet më lehtë nga organizmi.

Përdoreni për të përmirësuar shëndetin e lëkurës

E mira kryesore e vitaminëc C për lëkurën është roli i saj në sintetizimin e kolagjenit. Ajo ndihmon gjithashtu në mbrojtjen nga rrezet e diellit, dhe redukton infektimin e puçravë. Ndërsa ekspertët vërejnë se suplementet e vitaminës C nuk ndikojnë në ndryshimin e ngjyrës së lëkurës. Por megjithatë ata paralajmërojnë se përdorimi i vitaminës C ruan lëkurën, nëse përdoret për aq kohë sa rekomandohet nga doktori, pasi në fund të fundit është një acid. Kur blini produkte me vitaminë C për mbrojtjen e lëkurës, ekspertët rekomandojnë ato duhet të kenë përqëndrim të lartë të acidit asorbik L, mes 10-20% dhe një pehash të ulët, më pak se 3.5.

Po, mund të merrni sa më shumë vitaminë C

Mjeku Rashed Hasan, specialist i kujdesit kritik pediatrik, thotë për HealthTap se doza ditore e vitaminës C duhet të jetë 65-90 mg/ditë, dhe kufiri maksimal është 2g në ditë. Është më i mirë nëse tretet në ujë, pasi sasia e tepërt e saj del jashtë me urinën. Megjithatë, çdo gjë e ka një kufi dhe dr. Hasan thotë se nuk duhet abuzuar, dhe përdorimi i dozave të mëdha duhet shmangur. Nëse e teproni me vitaminën C mund t’ju shkaktojë të vjella, diare, urth, lëvizje zorrësh, pagjumësi dhe gurë në veshka.

Vitamina C është më mirë të merret nga ushqimet se sa si suplement

Dozën ditore të Vitaminës C është më mirë ta merrni nga ushqimet natyrale se sa si suplement. Frutat janë një burim i mirë i saj, si limoni, qitro, papaja, kivi, luleshtrydhet, portokallet, apo perimet, sidomos specat, brokoli dhe lakra.

Lajmet

Sot nis Forumi i Paqes në Paris, Kurti përfaqëson Kosovën

Published

on

Sot fillon Forumi i Paqes të Parisit, ngjarja ndërkombëtare vjetore që mbahet në Paris, e krijuar për të promovuar bashkëpunimin global dhe qeverisjen shumëpalëshe përballë sfidave botërore.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar dje për në kryeqytetin e Francës, ku do të marrë pjesë në këtë forum me ftesë të Presidentit francez, Emmanuel Macron.

Gjatë qëndrimit në Paris, krahas pjesëmarrjes në Forumin e Paqes, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime bilaterale në margjina të Forumit.

Ndërkaq, mbrëmë Kurti ishte i ftuar nderi në darkën e shtruar nga Qarku diplomatik i Parisit./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Tri duele të zjarrta sot në Superligë

Published

on

Xhiro e 11-të e Superligës së Kosovës në futboll do të vazhdojë edhe sot me tri ndeshje të tjera, ku vëmendja kryesore do të jetë në Podujevë tek lideri i tabelës, Prishtina, e cila viziton Llapin në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Në dy ndeshjet tjera, Drenica e pret Dritën kurse Ferizaj ballafaqohet me Prishtinën e Re.

Të tri ndeshjet nisin nga ora 13:00.

Ndërkaq, dje u zhvilluan dy ballafaqimet e para ku Ballkani deklasoi Malishevën me rezultat 5-0, kurse Dukagjini triumfoi ndaj Gjilanit me rezultat 2-0./S.K/KP/

 

 

Continue Reading

Lajmet

Sulmet izraelite vrasin 33 persona në Gaza

Published

on

Të paktën 33 palestinezë u vranë në një valë sulmesh izraelite në Gaza, njoftojnë agjencia e Mbrojtjes Civile dhe spitalet e drejtuara nga Hamasi.

Izraeli kreu sulmet në përgjigje të asaj që tha se ishin shkelje nga Hamasi të marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-të, shkruan BBC.

Ministri i mbrojtjes i Izraelit akuzoi Hamasin për një sulm në Gazën jugore që vrau një ushtar izraelit të martën dhe për shkelje të kushteve për kthimin e trupave të pengjeve të vdekura.

Hamasi pretendoi se nuk kishte “asnjë lidhje” me sulmin dhe këmbënguli se ishte i përkushtuar ndaj marrëveshjes së armëpushimit.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump mbajti qëndrimin se asgjë nuk do të rrezikonte armëpushimin, por shtoi se Izraeli duhet të kundërsulmojë kur ushtarët e tij të jenë në shënjestër./S.K/KP/BBC/

Continue Reading

Lajmet

​Portieri i Interit nën hetim për vrasje të paqëllimshme

Published

on

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për portierin e dytë të Interit, Josep Martinez, i cili është vënë nën hetim për vrasje rrugore pas një aksidenti tragjik që ndodhi të martën në mëngjes, në afërsi të Komos.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 në Rrugën Provinciale 32 në Fenegrò, vetëm pak kilometra larg qendrës stërvitore të Interit në Appiano Gentile.

Sipas raportimeve të para, Martinez po udhëtonte me makinën e tij kur goditi një 81-vjeçar, Paolo Saibene, i cili po lëvizte me një karrocë elektrike me katër rrota.

I moshuari humbi jetën në vend si pasojë e përplasjes, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të aksidentit. Dyshohet se viktima mund të ketë hyrë papritur në rrugë.

Josep Martinez, 26 vjeç, i cili iu bashkua Interit këtë verë, aktualisht po bashkëpunon me autoritetet hetimore, mirëpo klubi zikaltër ende nuk ka lëshuar ndonjë deklaratë zyrtare në lidhje me incidentin./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara