Aktualitet

​Edi Rama do të udhëtojë të premten drejt ShBA-së, pritet të marrë një çmim

Kështu raportojnë mediat shqiptare.

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është ftuar në New York nga ish-zonja e parë dhe ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton.

Në New York, Clinton në emër të organizatës “Vital Voices” do t’i dorëzojë kreut të ekzekutivit shqiptar Edi Ramës, një çmim për rolin e tij në marrjen në mbrojtje të shtetasve afganë të strehuar në Shqipëri, raporton Top Channel.

Sipas këtij mediumi, kryeministri Rama do të nderohet me çmimin “Voices of Solidarity Aëard”.

Më parë këtë çmim e kanë marrë sekretari përgjithshëm i UN Secretary General, Antonio Guterres, IRC Head David Milliband dhe Presidenti Joe Biden.

Vendi

Dhunë në familje në Prizren, gruaja dhe vajza e mitur sulmohen me thikë

Published

on

Një burrë nga Prizreni ka therur me thikë bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur mbrëmë pas mesnatës. Sipas njoftimit të Prokurorisë në Prizren të dy viktimat janë në gjendje të rëndë.

Prokuroria ka njoftuar se në vendngjarje e kanë arrestuar të dyshuarin.

Për rastin Policia është njoftuar të premten rreth orës 00:20 minuta.

“Patrulla policore iu është përgjigjur menjëherë thirrjes dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, ka hasur një person të gjinisë femërore (bashkëshortja e të pandehurit) e cila ndodhej në rrugë me lëndime trupore dhe gjakderdhje të shkaktuara me mjet të mprehtë – thikë. Viktimës i është ofruar ndihma e parë nga zyrtarët policorë deri në ardhjen e ekipit të emergjencës mjekësore”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë vajza e mitur thuhet se është gjetur në katin e fundit të ndërtesës.

“Po ashtu, në katin e fundit të ndërtesës është gjetur edhe viktima e dytë, vajza e mitur. Ajo po ashtu kishte lëndime trupore dhe gjakderdhje. Viktimës së mitur i është ofruar ndihma e parë dhe më pas, bashkë me nënën e saj, janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e të dy viktimave është e rëndë”, thuhet tutje në njoftim.

Në njoftim thuhet se në hyrje të banesës është identifikuar dhe arrestuar i pandehuri i cili është shoqëruar në stacionin policor.

“Prokurori kujdestar ka lëshuar aktvendim për ndalimin e të pandehurit në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale ‘Vrasja e rëndë në tentativë’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

UBT shënon Tetorin Rozë me aktivitet edukativ dhe debat mbi kancerin e gjirit

Published

on

Në kuadër të Tetorit Rozë, Fakulteti i Psikologjisë në UBT, në bashkëpunim me UBT International Smart Schools, United Hospital dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, organizoi një aktivitet të veçantë informues, edukativ dhe diskutues, i cili ofroi mundësi të gjera për studentët, stafin akademik dhe komunitetin për të njohur rëndësinë e diagnostikimit të hershëm dhe parandalimit të kancerit të gjirit.

Ngjarja shërbeu si një platformë e hapur për informim, debat dhe diskutim interaktiv, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të ndërvepronin direkt me ekspertë të fushës së shëndetit publik, kirurgjisë dhe radiologjisë.

Në këtë aktivitet morën pjesë ekspertë të shëndetësisë nga fusha të ndryshme:

Dr. Shkendije Nuza – Drejtore e Radiologjisë, ShSUK

Dr. Saud Maliqi – Kirurg Torakal

Dr. Mejreme Bajqinovci – Specialiste e Shëndetësisë Publike, IKSHPK

Dr. Elfije Krasniqi – Specialiste e Shëndetësisë Publike, QRSHP-Prishtinë, Koordinatore për Edukim dhe Promovim Shëndetësor

Ligjërues të veçantë ishin:

Dr. Saud Maliqi, nga United Hospital, i cili ndau njohuri mbi diagnostikimin dhe trajtimin kirurgjikal të kancerit të gjirit, duke theksuar sfidat dhe benefitet e ndërhyrjeve të hershme.

Dr. Valbona Maloku, Koordinatore për Edukim dhe Promovim Shëndetësor në QRSHP-Prishtinë, e cila trajtoi strategjitë e ndërgjegjësimit të publikut, rëndësinë e kontrolleve periodike dhe promovimin e shëndetit të grave.

Pjesëmarrësit u angazhuan në pyetje, diskutime dhe debate të drejtpërdrejta me ekspertët, duke përfituar njohuri të thella mbi parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e hershëm të sëmundjes, si dhe mbi rolin e edukimit shëndetësor në komunitet.

Ky aktivitet i UBT-së është një dëshmi e përkushtimit të institucionit për shëndetin dhe edukimin shëndetësor të komunitetit, duke mbështetur iniciativat kombëtare dhe ndërkombëtare për vetëdijesimin mbi kancerin e gjirit dhe fuqizimin e grave. Përmes këtij bashkëpunimi ndërinstitucional, UBT vazhdon të krijojë ura mes arsimit, shëndetit dhe komunitetit, duke u bërë një model për edukim dhe promovim shëndetësor në rajon.

Continue Reading

Rajoni

Stafi i Fakultetit të Stomatologjisë në UBT merr pjesë në kongresin e OEGAO në Austri

Published

on

Me ftesë të presidentit të Shoqatës së Aligner të Austrisë – OEGAO, Dr. Saif Al-Zahrooni, dekani i Fakultetit të Stomatologjisë në UBT, Prof. Dr. Agim Prokshaj, dhe Prof. Miranda Sejdiu Abazi morën pjesë në një kongres shkencor të mbajtur në Vjenë, më 10 dhe 11 tetor.

Ky kongres mblodhi së bashku ekspertë, akademikë dhe profesionistë të fushës së stomatologjisë nga vende të ndryshme të botës, me qëllim shkëmbimin e njohurive dhe përvojave më të fundit mbi teknologjinë e aparateve të tejdukshme (alignerëve) – një ndër inovacionet më moderne në ortodonci.

Prania e përfaqësuesve të UBT-së në këtë ngjarje prestigjioze dëshmoi angazhim, përgjegjësi dhe përkushtim ndaj zhvillimit të vazhdueshëm të fushës së stomatologjisë, duke pasuruar diskutimet profesionale dhe duke ngritur nivelin e bashkëpunimit shkencor ndërkombëtar.

Në kuadër të kongresit, u prezantuan risitë më të fundit në trajtimin ortodontik me teknologji digjitale, zhvillimet në dizajnin e alignerëve dhe aplikimet inovative që po transformojnë mënyrën e trajtimit të pacientëve.

Continue Reading

Lajmet

Rektori Hajrizi në vizitë zyrtare në Portugali

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, po qëndron për vizitë zyrtare në Portugali, ku do të zhvillojë takime të rëndësishme me drejtues të institucioneve dhe kompanive, për të zgjeruar bashkëpunimin në fusha të ndryshme shkencore e teknologjike.

Rektori Hajrizi do të marr pjesë edhe në një sërë aktivitetesh akademike dhe kërkimore në kuadër të International Week në Polytechnic Institute of Beja (IPBeja), program i cili përfshin punëtori, ligjërata shkencore dhe trajnime.

UBT vazhdon të ndërtojë ura bashkëpunimi ndërkombëtar dhe për të fuqizuar rrjetin global të universiteteve partnere, duke kontribuar në zhvillimin e arsimit, shkencës dhe inovacionit.

Continue Reading

Të kërkuara