Kronika e zezë

​Dogana konfiskon ari pa mbulesë dokumentare

Në konsultim me Prokurorinë është bërë kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të mallit.

Published

on

Njësitë e Doganës kanë konfiskuar në Pejë rreth 2.5 kilogram ari pa mbulesë dokumetacioni.

Në vazhdimësi të rasti të dorëzuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë ku një qytetari iu gjetën sasi ari pa mbulesë dokumentare, njësitë e Doganës në konsultim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë kanë vazhduar me kontrollimin në argjendarinë në Pejë, nga ku dyshohet se ka rrjedhur shmangia e arit nga detyrimet doganore.

“Njësitë e Doganë kanë ushtruar kontroll te lokali i të dyshuarit, ku edhe te i njëjti janë gjetur edhe 2.4 kg ari i përpunuar pa dokumentacion përcjellës. Në konsultim me Prokurorinë është bërë kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të mallit dhe me pastaj me vazhdimin e procedurave të tjera penale. Në total është sekuestruar 6.1 kg ari i përpunuar. Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095”, thuhet në komunikatë. 

Kronika e zezë

​Arrestohen tre persona për fajde në Prizren

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona në Prizren nën dyshimet se janë të përfshirë në veprat penale fajde dhe detyrim.

Në vendbanimet e personave të dyshuar janë sekuestruar dy automjete, para dhe dëshmi të rëndësishme, të cilat do të përdorën si dëshmi në procedura të mëtutjeshme.

Dyshohet se këta persona duke kanosur viktimën, në vazhdimësi kanë tentuar ta detyrojnë që të veprojë kundër pasurisë së tij.

Të dyshuarit pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit ndalohen për 48 orë.

Continue Reading

Kronika e zezë

​Një qytetar në veri të Mitrovicës sulmohet, fyhet në gjuhën shqipe dhe serbe

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Mitrovicë të Veriut është raportuar një rast sulm dhe fyerje.

Sipas policisë, ankuesi ka njoftuar se derisa ishte duke ecur në trotuar me tre persona, dy motorë skuter me nga dy persona të cilët kanë qenë duke lëvizur në rrugë i kanë fyer në gjuhen shqipe dhe në gjuhen serbe dhe të njëjtit i kanë gjuajtur me një shportë plastike duke e goditur viktimën.

“Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore, ndërsa të dyshuarit janë larguar në drejtim të urës lindore”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Kronika e zezë

Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, lëndohet një këmbësor

Published

on

By

Një këmbësor ka pësuar lëndime të rënda dje si pasojë e një aksidenti në Lipjan. Deri tek aksidenti ka ardhur pasi një burrë duke e drejtuar një motoçikletë e ka goditur këmbësorin viktimën mashkull kosovar.

“Rr. Avdi Kelmendi, Lipjan 30.09.2024-15:20. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë e ka goditur këmbësorin viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Kronika e zezë

Shpërthim në Podujevë, policia po e heton rastin

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shpërthim ka ndodhur në Podujevë në orët e para të së dielës. Rasti është trajtuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka dëgjuar një shpërthim. Në vendin e ngjarjes ku dyshohet se ka ndodhur shpërthimi kanë dalë njësitet përkatëse policore, me ç’rast është njoftuar edhe njësia për deminim dhe hetuesia”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Lidhur me rastin thuhet se është njoftuar edhe prokurori dhe hetimet janë duke vazhduar.

Continue Reading

Të kërkuara