Kronikë e zezë

Sekuestrohen 83 kg kanabis në Shkodër, në pranga katër persona

Mësohet se rreth 58 kilogramë drogë është gjetur në banesën e personit me iniciale L.C.

Published

on

Policia e Shkodrës ka sekuestruar rreth 83 kilogramë kanabis në proces tharjeje, derisa në prangat e policisë kanë rënë katër persona për tri raste të kultivimit të drogës.

Mësohet se rreth 58 kilogramë drogë është gjetur në banesën e personit me iniciale L.C.

Ndërkohë është arrestuar në flagrancë shtetasi E. T. (21 vjeç), banues në fshatin Razëm të Malësisë së Madhe, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi në vendin e quajtur “Lugu i Lajthive” në fshatin Razëm janë gjetur 101 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa që dyshohet se janë kultivuar nga ky shtetas.

Në prangat e policisë kanë rënë edhe A. S. (42 vjeç), banues në fshatin Flet të Fushë Arrëzës dhe Z. D., 52 vjeç, banues në fshatin Qafë Mali, Fushë Arrëz, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,  pasi në vendin e quajtur “Lagjja e Epërme e Sylajve”, në fshatin Blerim, Fushë Arrëz, janë gjetur rreth 24.5 kg kanabis, në proces tharjeje.

Nga veprimet hetimore dyshohet se dy të arrestuarit janë bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale./Euronews.al

Vendi

Detajet nga vrasja në Gjilan nga raporti i Policisë së Kosovës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja përmes raportit 24-orësh lidhur me vrasjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së dielës në Gjilan, ku një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Sipas raportit zyrtar të policisë, ngjarja ka ndodhur më 11 tetor 2026, rreth orës 19:32, ku i dyshuari burrë dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri viktimën burrë.

Në vendin e ngjarjes, njësitë policore kanë konfiskuar një sasi të konsiderueshme armatimi e municioni, përfshirë një pushkë gjuetie, një pushkë zjarri M48, një pistoletë, si dhe 68 fishekë e 4 gëzhoja.

I dyshuari për kryerjen e kësaj vepre penale gjendet ende në kërkim policor.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Hetimet për rastin po vazhdojnë nga njësitë përkatëse. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Vritet një 29-vjeçar në Pogragjë të Gjilanit

Published

on

By

Një person i gjinisë mashkullore, i lindur në vitin 1997, ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri të dielën rreth orës 19:30 në fshatin Pogragjë të Gjilanit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, bëri të ditur se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendngjarje. I dyshuari për kryerjen e veprës, i njohur për organet e rendit, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në kërkim policor. Njësitë përkatëse hetimore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po ndërmarrin të gjitha veprimet operative për lokalizimin e tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Ngjarja pason një tjetër incident tragjik të ndodhur të premten në Livoç të Ulët, ku një burrë vrau bashkëshorten dhe kunatin e tij, si dhe plagosi një person tjetër.

Lidhur me situatën e krijuar, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave dhe ka njoftuar thirrjen e një mbledhjeje urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) për të hënën në mëngjes. Hyseni theksoi se komuna do të bashkëpunojë ngushtë me organet e rendit për garantimin e sigurisë publike, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve për maturi e qetësi. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë regjistruar pesë raste të dhunës në familje. Rastet janë shënuar në Ferizaj, Podujevë, Pejë, Malishevë dhe Mitrovicë të Jugut.

Në Ferizaj, një person ka sulmuar fizikisht nënën dhe motrën e tij pas një konflikti verbal. Dy viktimat kanë marrë tretman mjekësor dhe janë dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Në Podujevë, një burrë ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. I dyshuari, i cili është përdorues i lëndëve narkotike, është dërguar për trajtim mjekësor në Psikiatri dhe më pas është arrestuar me vendim të prokurorit.

Në Pejë, një e mitur ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga nëna dhe njerku i saj. Viktima ka marrë ndihmë mjekësore dhe është dërguar në strehimore, kurse dy të dyshuarit janë arrestuar.

Në Malishevë, një person ka sulmuar motrën e tij, si dhe ka lënduar babain që ka ndërhyrë për t’i ndarë. Dy të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit.

Në Mitrovicë të Jugut, një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj ushtron dhunë të vazhdueshme ndaj saj. Viktima ka kërkuar masë mbrojtëse nga policia, ndërsa ka refuzuar strehimin.

Të gjitha rastet po vazhdojnë të hetohen nga policia dhe prokuroritë përkatëse.

 

Continue Reading

Lajmet

Gjilan: Gjendet një trup i pajetë në liqenin e Livoçit të Epërm, dyshohet për personin e raportuar të zhdukur

Published

on

By

Një trup i pajetë është gjetur pasditën e së mërkurës në liqenin e fshatit Livoç i Epërm në Gjilan, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh.

Sipas policisë, rasti është raportuar nga një qytetar rreth orës 14:12, i cili ka vërejtur trupin në ujë dhe ka njoftuar menjëherë organet e rendit. Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore së bashku me ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga liqeni. Ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Edhe pse viktima nuk kishte dokumente identifikimi me vete, nga hetimet fillestare të policisë dyshohet se bëhet fjalë për një burrë, i cili ishte raportuar si person i zhdukur dy ditë më parë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për t’ju nënshtruar obduksionit, ndërsa rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes” dhe po vazhdon të hetohet nga njësitë përkatëse. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara