Shëndeti

​Çfarë nuk duhet të bëni pas vaksinimit?

Published

on

Vaksinimi është një procedurë rutinë, por megjithatë duhet pasur kujdes. Efektet anësore të vaksinimit nuk do të ndihen nga të gjithë, por kjo nuk do të thotë se ata nuk duhet të jenë të kujdesshëm pas vaksinimit.

Ja çfarë nuk duhet të bëni pasi të jeni vaksinuar kundër COVID-19:

Mos e detyroni veten në aktivitete

Është normale që pas vaksinimit të ndiheni të lodhur dhe sikur të mos keni energji. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të mos e detyroni veten të bëni diçka ose të stërviteni, thjesht të pushoni.

Mos harroni maskën

Edhe pse jeni më të mbrojtur pas vaksinimit sesa ata që nuk janë vaksinuar, kjo nuk do të thotë që nuk keni pse të jeni të kujdesshëm dhe se është e sigurt të ecni kudo pa maskë. Vazhdoni të mbani një maskë dhe të mbani distancën sociale.

Kini kujdes veçanërisht ditët e para

Trupit tuaj i duhet kohë për të krijuar antitrupa, kështu që duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm disa ditë pas vaksinimit. Është e lehtë të relaksoheni kur mendojmë se jemi të mbrojtur menjëherë, por kjo thjesht nuk është kështu.

Kushtojini vëmendje kartës së vaksinimit

Nëse sapo keni marrë dozën e parë, kini kujdes që të mos e humbni kartën e vaksinimit deri në dozën e dytë, e cila tregon kur e keni marrë dozën e parë dhe për cilën vaksinë bëhet fjalë. Përveç kësaj, mbani një kartë vaksinimi edhe pas dozës së dytë, mund t’ju nevojitet për udhëtime dhe të ngjashme, shkruan Pinkvilla.

Shëndeti

Forconi zemrën pa ilaçe, këshillat praktike për shëndet kardiovaskular

Published

on

Sëmundjet kardiovaskulare janë ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve në botë, por shumica e tyre mund të parandalohen përmes stilit të shëndetshëm të jetesës.

Ja disa këshilla të thjeshta për të forcuar zemrën:

Aktivitet fizik i rregullt

Bëni të paktën 30 minuta ushtrime 5 herë në javë – ecje, not, biçikletë – për të përmirësuar qarkullimin dhe ulur tensionin.

Ushqehuni shëndetshëm

Zgjidhni ushqime me fibra, omega-3, fruta e perime. Shmangni yndyrnat e ngopura, ushqimet e përpunuara dhe sheqerin e tepërt.

Hiqni dorë nga duhani

Lënia e duhanit ul ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës, edhe në një kohë të shkurtër.

Menaxhoni stresin

Përdorni teknika relaksuese si joga, meditimi apo ecja në natyrë për të mbajtur zemrën të qetë dhe presionin e gjakut të qëndrueshëm.

Kontrolloni shëndetin rregullisht

Matni tensionin dhe kolesterolin herë pas here, pasi nuk japin shenja, por dëmtojnë zemrën në heshtje.

Flini mjaftueshëm

Gjumi 7–8 orë në natë ndihmon në ruajtjen e funksioneve të zemrës dhe balancimin e sheqerit në gjak.

Ruani peshën ideale

Mbipesha rrit rrezikun për sëmundje kardiake. Ushqimi i balancuar dhe lëvizja janë çelësi për peshë të qëndrueshme.

Me këto zakone, zemra juaj mund të jetë më e fortë dhe më e shëndetshme për një kohë të gjatë.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Kur mund të jetë e rrezikshme “kërcitja” në qafë?

Published

on

Kërcitja në qafë, e njohur si krepitacion, shpesh është e padëmshme dhe lidhet me shpërthimin e flluskave të gazit në lëngun sinovial ose me fërkimin e tendinave dhe ligamenteve mbi kocka.

Ky fenomen bëhet më i shpeshtë me moshën dhe qëndrimin e keq të trupit.

Sipas kiropraktikut Dr. Andrew Bang nga Cleveland Clinic, kërcitja krijon ndjesi lehtësimi, pasi ul presionin në nyje. Shkaqet kryesore janë: presioni negativ në nyje, lëvizja e tendinave/ligamenteve dhe ndarja e fascias nga lëkura.

Kur duhet të shqetësohemi?

Nëse kërcitja shoqërohet me dhimbje, ënjtje, ngurtësi ose kufizim të lëvizshmërisë, mund të tregojë probleme si artriti, dëmtime të ligamenteve apo shtypje të nervave. Raste të rralla lidhen edhe me dëmtim të enëve të gjakut në qafë.

Ju bëjmë apel të keni kujdes me manipulimet kiropraktike, përdorimi i shpeshtë mund të dëmtojë stabilitetin e nyjeve, rekomandohet jo më shumë se një herë në javë.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Noti nuk është vetëm për trupin, ndihmon edhe trurin!

Published

on

Një studim i publikuar në Physiology & Behavior ka zbuluar se vetëm 60 minuta not në ditë, për shtatë ditë radhazi, sjell përmirësime të ndjeshme si në kujtesën afatshkurtër, ashtu edhe në atë afatgjatë.

Sipas studiuesve, noti ndihmon në:

•Rritjen e qarkullimit të gjakut në tru

•Rritjen e niveleve të proteinës BDNF, e cila lidhet ngushtë me funksionin e kujtesës dhe procesin e të nxënit

•Nxitjen e krijimit të qelizave të reja nervore, veçanërisht në zonat e trurit që lidhen me kujtesën

Lëvizjet e koordinuara të trupit gjatë notit aktivizojnë të dyja hemisferat e trurit, duke përmirësuar fokusin, funksionin njohës dhe orientimin hapësinor.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Çfarë ndodh me trupin tuaj kur pini ujë në këmbë?

Published

on

Një studim i kohëve të fundit ka treguar se mënyra se si qëndroni gjatë pirjes së ujit ka një ndikim të madh në shëndetin tuaj.

Sipas hulumtimeve, pozita ulur është mënyra më e rekomanduar për ta pirë ujin, që trupi të përfitojë sa më shumë nga kjo pije jetike.

Çdo ditë humbim  sasi të konsiderueshme uji, është e rëndësishme të konsumohet në formën më të përshtatshme për thithje e përpunim nga organizmi.

Nëse pini ujë shumë shpejt, trupi nuk arrin të shfrytëzojë të gjitha përfitimet e tij. Qëndrimi gjatë këtij procesi ka rëndësi të madhe.

Kur pini në këmbë, nervat dhe muskujt janë më të tendosur dhe trupi reagon sikur të ishte nën presion. Për më tepër, qëndrimi në këmbë lidhet me konsumimin më të shpejtë të ujit, gjë që mund të ndikojë negativisht në tretje.

Ngjashëm me ujin dhe pijet tjera, edhe ushqimi duhet konsumuar ngadalë, pasi kjo ndihmon në përmirësimin e procesit të tretjes. Duhet ta kemi parasysh se uji kalon në stomak, dhe kur jemi në këmbë ky proces është edhe më i përshpejtuar.

Studiuesit sugjerojnë të kthehemi tek mënyrat natyrale, të hamë e të pimë ulur, pas mbetet pozita më e shëndetshme dhe më e përshtatshme për organizmin.

Continue Reading

Të kërkuara