Lajmet

​Biden konfirmoi se Emiratet e Bashkuara Arabe ndihmuan në lirimin e basketbollistes amerikane nga Rusia

Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara dhe Rusia zhvilluan sot një shkëmbim të burgosurish.

Published

on

Presidenti amerikan, Joe Biden tha sot se Emiratet e Bashkuara Arabe morën pjesë në procedurën e shkëmbimit të të burgosurve midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë, e cila përfshinte basketbollisten amerikane, Britney Greiner dhe tregtarin rus të armëve, Viktor Bout.

“Dua të falënderoj gjithashtu Emiratet e Bashkuara Arabe që na ndihmuan të lehtësojmë lirimin e Britney. Ajo zbarkoi atje”, tha Biden në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara dhe Rusia zhvilluan sot një shkëmbim të burgosurish, duke përfshirë yllin e basketbollit Greiner dhe tregtarin rus të armëve Viktor Bout.

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë njoftoi se sot në aeroportin e Abu Dhabit ka përfunduar me sukses procedura e shkëmbimit të shtetasit rus Viktor Bout me shtetasen amerikane Brittney Griner.

Greiner u arrestua më 17 shkurt në aeroportin Sheremetyevo dhe ajo mbante fishekë për cigare elektronike me vaj kanabisi. Dy herë kampioni olimpik u dënua me nëntë vjet burg në Rusi.

Viktor Bout, një tregtar i njohur rus i armëve, kaloi më shumë se 10 vjet në paraburgim në ShBA.

Lajmet

KQZ vendos asgjësimin e materialeve zgjedhore nga zgjedhjet e shkurtit 2025

Published

on

By

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) vendosi të martën të asgjësojë materialet zgjedhore nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, mbajtur më 9 shkurt 2025. Në këtë përfshihen fletëvotimet, listat e votuesve dhe formularët e rezultateve të kandidatëve dhe subjekteve. Materialet që ndodhen nën hetim nga autoritetet ligjzbatuese do të mbeten të ruajtura deri në përfundim të procedurave përkatëse.

Gjatë mbledhjes, KQZ miratoi gjithashtu rekomandimin që në zgjedhjet lokale të ardhshme të përfshihen në listat e votuesve edhe ata persona që mbushin 18 vjeç në ditën e votimit.

Nga Këshilli i Operacioneve Zgjedhore, Arianit Elshani sqaroi se Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme kërkon asgjësimin e materialeve pas përfundimit të procesit zgjedhor, por kërkuan që nga secili material të ruhet një mostër për arkivë. Ai theksoi se materialet që janë pjesë e hetimeve nga prokuroria do të mbeten të paprekura.

Anëtari i KQZ-së, Alban Krasniqi, kërkoi që këto kërkesa të përfshihen qartësisht në vendim, për t’i siguruar transparencën dhe qartësinë në proces.

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale që priten në vjeshtë, u miratua gjithashtu ndryshimi që në listën e votuesve të përfshihen edhe personat që mbushin 18 vjeç në ditën e raundit të dytë të votimit. Gjithashtu, do të hiqen nga lista ata që kanë hequr dorë nga shtetësia ose që janë raportuar si të ndarë nga jeta.

KQZ miratoi edhe plotësimin dhe ndryshimin e dy akteve nënligjore, ku njëra lidhet me fletëvotimet dhe materialet shpjeguese për votuesit.

Në këtë mbledhje, Komisioni vendosi gjithashtu të organizojë një punëtori bashkë me Komisionin e Venecias në fund të qershorit. Kreshnik Radoniqi, kryesues i KQZ-së, bëri të ditur se kostoja e punëtorisë do të jetë rreth 2,500 euro.

Gjithashtu, KQZ miratoi pagesën e rreth 130 personave që kanë punuar si staf në Qendrat e Votimit në përfaqësitë diplomatike dhe në procesin e tërheqjes së dërgesave postare gjatë zgjedhjeve parlamentare të shkurtit.

Continue Reading

Lajmet

Faton Peci intervistohet në lidhje me tenderin e përpunimit të produkteve shtazore

Published

on

By

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, është duke u intervistuar nga organet e hetuesisë në lidhje me tenderin për funksionalizimin e objekteve për përpunimin e produkteve shtazore.

Intervistimin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.

Po ashtu, gjatë ditës janë kryer bastisje në katër lokacione të ndryshme në kuadër të këtij rasti.

Continue Reading

Lajmet

Disa aeroporte në Rusi pezullojnë operacionet për shkak të sulmeve me dronë nga Ukraina

Published

on

By

Disa aeroporte në Rusi kanë pezulluar operacionet gjatë natës të martën për shkak të sulmeve me dronë nga Ukraina, njoftoi Agjencia Federale e Transportit Ajror të Rusisë. Kufizime në nisjet dhe mbërritjet e avionëve civilë u vendosën në aeroportet e Nizhny Novgorod, Saratov, Tambov dhe Kaluga.

Zëdhënësi i agjencisë, Artyom Korenyako, tha se masat janë marrë për të garantuar sigurinë e fluturimeve civile. Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi se nga e hëna në mbrëmje deri të martën në mëngjes u interceptuan dhe shkatërruan 99 dronë ukrainas në shtatë rajone të Rusisë.

Në ditët e fundit, aeroportet e Moskës janë mbyllur dy herë përkohësisht për shkak të sulmeve me dronë nga Ukraina. Që nga fundi i prillit, Kievi ka intensifikuar sulmet ajrore me dronë ndaj territorit rus, duke lëshuar qindra dronë drejt Moskës dhe duke shkaktuar ndërprerje në hapësirën ajrore mbi kryeqytet.

Para Paradës së Ditës së Fitores në Moskë, sulmet e dronëve kanë shkaktuar vonesa dhe anulime masive në aeroportet kryesore të qytetit, duke prekur mbi 300 fluturime dhe rreth 60,000 udhëtarë. Mes të prekurve ishte edhe aeroplani i homologut serb të Presidentit Vladimir Putin, Aleksandar Vuçiç, i cili u detyrua të devijonte në Baku për shkak të kërcënimeve në hapësirën ajrore ruse.

Continue Reading

Lajmet

​Limaj: Bashkëpunimi me LVV-në, në nivel parlamentar

Published

on

By

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj deklaroi se qëndrimi i tyre për bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje është vetëm për bashkëpunim në nivel parlamentar.

Kështu u shpreh ai para nisjes së seancës, ku deputetët u mblodhën për herë të 22-të në një tjetër tentim për konstituimin e legjislaturës së nëntë.

Ashtu siç kemi thënë mbrëmë, vazhdojmë të qëndrojmë në atë, bashkëpunim në nivel parlamentar”, deklaroi ai.

Continue Reading

Të kërkuara