Sport

​Barcelona shënon fitore të thellë kundër Getafes

Published

on

Barcelona ka vazhduar me fitore për të mbajtur gjallë shpresat në garën për titullin e La Ligas, ku e ka mposhtur Getafen 5:2 në “Camp Nou”.

Rezultatin të parët e zhbllokuan “Blaugranët” përmes yllit Lionel Messi, të cilit iu deshën vetëm 8’ minuta për të shënuar për 1:0. Menjëherë pas katër minutave, ishte mbrojtësi i Barçës, francezi Lenglet i cili shënoi në portën e tij, për ta ndihmuar Getafen që t’i barazoj shifrat në 1:1.

Por, Barcelona u kundërpërgjigj shpejt, ku për pesë minuta shënoi dy gola, një në minutën e 28’ përmes autogolit të mbrojtësit Chakla, dhe një në minutën e 33’, sërish përmes Messit.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 3:1. Pjesën e dytë më mirë e filloi Getafe, ku në minutën e 69’ sulmuesi Enes Unal shënoi nga pika e bardhë, për të ngushtuar shifrat në 3:2.

Në fund të ndeshjes, Barcelona shënoi edhe dy gola të shpejtë për të thelluar rezultatin në 5:2. Fillimisht ishte mbrojtësi Araujo i cili shënoi në minutën e 87’ nga asistimi i Messit për 4:2, ndërsa në minutat shtesë, në 90+3’ u akordua penallti në favor të Barçës, ku Griezmann nuk gaboi dhe shënon për 5:2, njëherit golin e fundit në ndeshje.

Me këtë fitore, Barcelona ngjitet në pozitën e tretë, ku ka një ndeshje më pak të zhvilluar, dhe deri tani ka arkëtuar gjithsej 68 pikë, dy më pak se vendi i dytë Real Madridi, dhe pesë pikë më pak se lideri i tabelës Atletico Madridi.

Sport

Nora Gjakova, zyrtarisht anëtare e Komisionit të Sportistëve të IJF!

Published

on

By

Nora Gjakova, krenaria e sportit kosovar, ka shkruar edhe një kapitull të ri në historinë e saj të jashtëzakonshme – këtë herë jo me medalje të arta, por me përfaqësim dhe ndikim ndërkombëtar, raporton KosovaPress.

Kampione Olimpike, medaliste botërore dhe evropiane, Nora është tashmë zyrtarisht anëtare e Komisionit të Sportistëve të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF) – një trupë elitare që formëson të ardhmen e këtij sporti në rang global.

IJF ka vlerësuar jo vetëm sukseset e saj sportive, por edhe urtësinë, përkushtimin dhe ndikimin që ajo ka brenda dhe jashtë tatamit. Roli i saj i ri është thelbësor: të jetë zëri i xhudistëve nga e gjithë bota, të shtyjë për politika të drejta dhe të kontribuojë në zhvillimin e xhudos me vizion e integritet.

Ky është një hap historik edhe për Kosovën – për herë të parë një sportiste nga vendi ynë bëhet pjesë e vendimmarrjes në një organizatë kaq të madhe ndërkombëtare.

Continue Reading

Sport

Kosova në top-10 shtetet në Botërorin e xhudos

Published

on

Ekipi kosovar në xhudo e ka përmbyllur aventurën në Kampionatin Botëror të xhudos që u mbajt në Budapest të Hungarisë.

Kosova e mbylli si e 10-ta në renditje këtë Botëror, shkruan Gazeta Express.

Distria Krasniqi e fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 54 kilogramë, kurse Laura Fazliu u stolis me medaljen e bronztë.

Continue Reading

Sport

Botërori i klubeve gjithnjë më interesant

Published

on

Gjatë ditës së djeshme dhe natën vonë janë zhvilluar disa ndeshje shumë interesante në garat e Botërorit të klubeve.

Lionel Mesi tregoi se, pavarësisht se luan në një ligë më të dobët, është ende ai i vjetri. Me një gol të bukur, i dha fitoren ekipit të tij Inter Miami ndaj Portos me rezultat 2:1.

Në ndeshjen tjetër, Palmeiras mundi Al Ahlyn 2:0. Atletiko Madrid u rikthye te fitorja, duke mundur Seattle Sounders 3:1.

Befasi e mbrëmjes ishe humbja e Paris Saint-Germain ndaj ekipit Botafogo me rezultat 1:0.

Sot në orar janë dy ndeshje gjithashtu interesante. Nga ora 18:00, Benfika ndeshet me Aucklanin, ndërsa nga ora 20 takohen Flamengo-Chelsea.

 

Continue Reading

Sport

Garë e fortë në finalen e NBA

Published

on

Dita kur do të marrim vesh kush do ta fitojë titullin në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA, po afron.

Kur Oclahoma City thunder e ktheu serinë e fitoreve në favor të vetin (3:2), u mendua se garës i erdhi fundi.

Megjithatë, Indiana Pacers u kujdes për një fitore mbrëmë (108-91), për ta barazuar rezultatin dhe për të lënë që gjithçka rreth më të mirit të vendoset në ndeshjen e shtatë të finales.

Më të mirët te Indiana ishin Obi Topin me 20 pikë, Andrew Nembhan me 17 dhe Paskal Siakam me 16, derisa te Oclahoma u dalluan Shai Gilgeous-Alexander me 21 pikë dhe Jalen Williams me 16.

Continue Reading

Të kërkuara