Sport

Komiteti Olimpik i Kosovës: Pritet krijimi i Akademisë Olimpike

Published

on

Komiteti Olimpik i Kosovës në një takim me Federatën e basketbollit të Kosovës, ku dhanë përkrahje për edukimin e trajnerëve të basketbollit është thënë se shumë shpejt pritet të merret vendimi për krijimin e Akademisë Olimpike.

Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, i njoftoi drejtuesit e Komitetit Olimpik, për aktivitetet ekësaj federate për vitin 2021, e në veçanti për formalizimin e sistemit të edukimit të trajnerëve.

Komiteti Olimpik përmes një postimi në Facebook u shpreh i gatshëm për të përkrahur sistemin e ri të edukimit të trajnerëve dhe shtoi se, shumë shpejt pritet të merret vendimi për krijimin e Akademisë Olimpike.

Të dyja palët premtuan se bashkëpunimi mes FBK-së dhe KOK-ut do të thellohet edhe më shumë në të ardhmen, nëpërmjet projekteve të ndryshme të përbashkëta.

Sport

Shorti i Ligës së Kampionëve zhvillohet sot, 36 skuadra në pritje

Published

on

By

Sot, nga ora 18:00, do të hidhet shorti për fazën e ligës së Ligës së Kampionëve.

Në këtë fazë do të garojnë 36 skuadra, me ekipet e fundit që siguruan pjesëmarrjen pas ndeshjeve të plejofit të zhvilluara të mërkurën mbrëma.

Në vazon e parë janë disa prej gjigantëve të futbollit evropian: Paris Saint-Germain, Bayern Munich, Real Madrid, Liverpool, Inter, Manchester City, Arsenal, Barcelona dhe Atletico Madrid.

Shorti do të përcaktojë përballjet e para të kësaj faze të re të garës.

Ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve do të zhvillohen më 8 shtator.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Fenerbahçe kualifikohet në Ligën e Kampionëve, Vedat Muriqi protagonist absolut ndaj Lyonit

Published

on

By

Fenerbahçe ka siguruar kualifikimin në fazën e ligës të Ligës së Kampionëve pas fitores 2-1 në udhëtim ndaj Lyonit, duke e kaluar tutje përbaljen me rezultat të përgjithshëm 4-3.

Shtatlarti kosovar, Vedat Muriqi, pati meritë të veçantë në këtë sukses duke e zhbllokuar sfidën në minutën e 24-t. Muriqi reagoi shpejt pas një topi të kthyer në zonë dhe me një goditje të saktë e dërgoi topin në rrjetë për 0-1.

Epërsia u dyfishua vetëm katër minuta më vonë, kur Mason Greenwood ekzekutoi një goditje nga këndi, ndërsa Nathan Aké u ngrit më lart se të gjithë për të shënuar me kokë për 0-2.

Në pjesën e dytë, Lyoni u kthye në lojë përmes Malick Fofana në minutën e 61-të. Vendasit shënuan edhe një gol tjetër pak më vonë, por ai u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it për pozitë jashtë loje. Muriqi u zëvendësua në minutën e 80-të nga Romelu Lukaku, duke përmbyllur një tjetër paraqitje vendimtare për skuadrën e tij. /E.A/

Continue Reading

Sport

Sadiku gati për betejën e fundit në Taranto

Published

on

By

Donjeta Sadiku sot pritet të zhvillojë njërin prej dueleve më emocionuese të karrierës së saj. Boksierja kosovare do të boksojë në finalen e kategorisë deri në 60 kilogramë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Meçi është paraparë të nisë në orën 17:15.

Përballë Sadikut në ringun e Tarantos do të jetë Kristina Kuluhova, boksiere me origjinë ruse që përfaqëson Serbinë. Përballja me një përfaqësuese të Serbisë pritet t’i japë edhe më shumë motivim boksieres kosovare, e cila synon medaljen e artë.

Sadiku deri më tani ka regjistruar dy fitore në Taranto dhe ka siguruar vendin në finalen e madhe.

Megjithatë, për boksieren kosovare kjo nuk është një sfidë e zakonshme. Gjatë karrierës së saj, Sadiku ka arritur suksese të rëndësishme ndërkombëtare, duke dëshmuar se ka përvojën dhe qetësinë e nevojshme për të menaxhuar presionin dhe emocionet e një dueli të tillë.

Tani, mbetet edhe një hap i fundit drejt medaljes së artë. Donjeta Sadiku do të kërkojë ta mbyllë me fitore rrugëtimin e saj në Taranto dhe ta ngjisë flamurin e Kosovës në podiumin më të lartë.

D.L

Continue Reading

Sport

Donjeta Sadiku siguron finalen e Lojërave Mesdhetare Taranto 2026

Published

on

By

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, ka siguruar finalen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.

Sadiku zhvilloi një paraqitje bindëse në gjysmëfinale, ku mposhti me rezultat të pastër 5:0 boksieren greke Sofia Legaki.

Me këtë fitore, Sadiku ka siguruar të paktën medaljen e argjendtë, ndërsa tash synon medaljen e artë.

Në finale, Donjeta Sadiku do të përballet me boksieren serbe Kristina Kuluhova.

Federata e Boksit të Kosovës ka uruar Sadikun dhe trajneren e saj, duke u dëshiruar suksese në duelin final.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara