Kronikë e zezë

​Arrestohet një person në Gjakovë për përdorim të armës

Armën e kishte me leje, por ajo iu sekusetrua.

Published

on

N.H dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Armën e kishte me leje, por ajo iu sekusetrua.

“Stacioni Policor në Gjakovë përmes linjës telefonike 192 ka pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Çamëria” në Gjakovë. Njësitet patrulluese nga Stacioni Policorë në Gjakovë, menjëherë ju janë përgjigjur rastit dhe kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin N. H., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1991 i cili dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar me armën e tij që e kishte në posedim me leje”, u bë e ditur në komunikatë.

Në cilësinë e provave materiale, siç informoi policia, u sekuestrua një pistoletë e tipit SIG Sauer me një karikator dhe 6 fishekë të kalibrit 9mm.

Lidhur me rastin u njoftua Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit personi i dyshuar, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Kronikë e zezë

Dhunë në Familje: Dy Raste në 24 Orët e Fundit në Kosovë

Published

on

Sipas raportit të policisë së Kosovës për 24 orët e fundit, janë regjistruar dy raste të dhunës në familje në dy komuna të ndryshme.

Në Vushtrri, një mashkull kosovar dyshohet për dhunë ndaj një femre kosovare. I dyshuari ndodhet në kërkim policor, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Ndërsa në Mitrovicën e Jugut, disa meshkuj kosovarë dyshohen për dhunë ndaj një femre kosovare. Pas intervistimit të palëve, ata u liruan me vendim të prokurorit, duke vazhduar procedurat e rregullta.

Continue Reading

Lajmet

Aksident me fatalitet në Prizren: Vetura godet këmbësorin në vendkalim

Published

on

By

Një këmbësor ka vdekur pasi u godit nga një automjet mbrëmjen e së mërkurës në Prizren. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 18:40, ku i dyshuari burrë duke drejtuar automjetin dyshohet se nga pakujdesia në vendkalimin për këmbësor ka goditur këmbësorin.

Viktima është dërguar në spitalin e Prizrenit, sipas policisë, “vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor pasi ka arritur në spital”.

Lidhur me rastin, janë ndërmarrë masat e menjëhershme ligjore.

Sipas raportit “Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”. Rasti po trajtohet nga njësitet kompetente brenda procedurave hetimore.

 

Continue Reading

Kronikë e zezë

Sekuestrohen dy armë zjarri në raste të ndara në Ferizaj

Published

on

By

Policia e Kosovës ne raportin 24 orësh njofton se ka konfiskuar dy armë zjarri gjatë kontrolleve në komunikacion në rajonin e Ferizajt brenda dy ditëve të fundit.

Në rastin e parë, njësia policore ka ndaluar një automjet ku gjatë kontrollit i ka gjetur drejtuesit një pistoletë me gjashtë fishekë, për të cilën ai posedonte vetëm leje për shenjëtari por jo edhe për bartje.

“Njësia policore gjatë patrullimit ka ndaluar një veturë të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit tek i njëjti ka gjetur dhe ka sekuestruar një pistoletë me 6 fishekë për të cilën i dyshuari kishte leje për shenjëtari. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është intervistuar dhe rasti vazhdon të trajtohet në gjendje të lirë”, thuhet ne raport.

Ndërsa në rastin e dytë, po ashtu në Ferizaj, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë tjetër në çantën e brezit të një personi gjatë kontrollit të makinës së tij, për të cilën nuk kishte fare leje.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dy personat janë liruar dhe rastet po trajtohen në procedurë të rregullt në gjendje të lirë.

“Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar në një çantë brezi i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë për të cilën nuk posedonte leje për bartje. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në gjendje të lirë”, sipas raportit.

 

Continue Reading

Lajmet

Vdekje e dyshimtë në Prizren, Policia nis hetimet

Published

on

By

Një person është gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në shtëpinë e tij në Prizren, sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Rastin në polici e ka raportuar një dëshmitar, i cili e ka gjetur viktimën e burrë në banesën e tij.

Menjëherë pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor, ku ky i fundit ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që rasti po trajtohet si “hetim i vdekjes” deri në zbardhjen e plotë të rrethanave.

Continue Reading

Të kërkuara