Kronikë e zezë

​Arrestohet një person i kërkuar në Shtime

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Published

on

Policia ka njoftuar se ka arrestuar personin me inicialet T.S (M/K), i moshës 35 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’ Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’ me dënim burgimi prej tetë muajve.

Policia Rajonale e Ferizajt , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës, theksohet në komunikatë.

Policët e stacionit në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në ora 13:50 në rrugën ‘’De Rada’’ në Shtime kanë arrestuar personin me inicialet T.S (M/K), i moshës 35 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’ Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’ me dënim burgimi prej tetë (8) muajve. I njëjti, pas kompletimit të dokumentacionit dërgohet në vuajtje të dënimit. Policia Rajonale e Ferizajt , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kronikë e zezë

Dy raste të kanosjes në veri të vendit

Published

on

By

Dy raste të ndara të kanosjes janë raportuar në veri të Kosovës në 24 orët e fundit sipas Policisë.

Rasti i parë është regjistruar në rrugën Nemanjina në Zveçan, ku një qytetar ka raportuar se gjatë natës persona të panjohur i kanë vendosur një letër kërcënuese në gjuhën serbe brenda garazhit të tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe hetimet janë në zhvillim për identifikimin e të dyshuarve.

Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur në rrugën “Filip Vishnjiq” në Mitrovicë e Veriut, ku një person dyshohet se, derisa ndodhej në oborrin e gjykatës, ka fyer dhe kanosur një mashkull tjetër. Me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Autoritetet po vazhdojnë veprimet hetimore në të dyja rastet.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Dyshim për dhunim në Ferizaj

Published

on

By

Një rast i dyshuar për dhunim është raportuar në polici nga një e mitur, e cila ka deklaruar se gjatë vitit 2025 kishte pasur marrëdhënie seksuale me një person, me të cilin ishte në lidhje dashurie në atë periudhë.

Sipas njoftimit, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 7 shtator 2025, ndërsa rasti është raportuar në polici më 23 shkurt 2026.

Pas pranimit të informacionit, autoritetet kanë njoftuar prokurorin kompetent dhe kanë nisur procedurat hetimore për të sqaruar rrethanat e plota të rastit, sipas Raporti 24 orësh.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestim për kanosje në Ferizaj

Published

on

By

Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi dyshohet se ka kanosur dy persona pas një mosmarrëveshjeje.

Sipas  Raportit një ditor të Policisë, i dyshuari, ka tentuar të sulmojë një burrë dhe një grua. Gjatë ndërhyrjes, nga i dyshuari është sekuestruar një thikë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar dhe është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Rasti po hetohet nga organet kompetente.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Aksident trafiku me fatalitet në Fushë Kosovë

Published

on

By

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në Fushë Kosovë, sipas Raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas Policisë, një burrë, derisa po drejtonte një automjet me targa vendore, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur një këmbësor, po ashtu burrë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konfirmuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është duke u hetuar.

Continue Reading

Të kërkuara