Kronikë e zezë

​Arrestohet një i dyshuar për grabitje në Ferizaj

I njëjti ikë me të shpejtë në drejtim të panjohur.

Published

on

Policia ka njoftuar se në fshatin Gërlicë të Ferizajt, në një pikë karburanti një person me helmetë në kokë kishte hyrë aty dhe nën kërcënimin e armës grabit rreth 2 mijë e 800 euro nga dy punëtorët. I njëjti ikë me të shpejtë në drejtim të panjohur.

Pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, intervistimit të disa personave, kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin dhe vendin e ndodhjes e tij.

Sot, në orën 00:40 të mëngjesit është arrestuar i dyshuari me inicialet A.H (M.K) i moshës 22 vjeçare, nën dyshimin se ekzistojnë prova të mjaftueshme se ka kryer veprën penale ‘’Grabitja’’.

Lajmet

Rrahën një grua, arrestohen bashkëshorti dhe vëllai i viktimës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi të njëjtit dyshohen se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje.

Sipas raportit zyrtar të Policisë, ngjarja ka ndodhur me 26 tetor, rreth orës 19:00, ku dy të dyshuarit – bashkëshorti dhe vëllai i viktimës – kanë sulmuar fizikisht këtë të fundit.

Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretman i nevojshëm mjekësor.

Me vendim të prokurorit të shtetit, dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.

Continue Reading

Lajmet

Policia sekuestron armë dhe municion në shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë, municion dhe mjete të tjera gjatë kontrollit të shtëpisë së një të dyshuari në fshatin Vitomiricë të Pejës, në kuadër të hetimeve për vrasjen e Arlinda Zekajt.

Sipas raportit shtesë të Policisë, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, 153 fishekë, disa karikatorë dhe pajisje të armës.

Po ashtu, zyrtarët policorë kanë sekuestruar tri thika, një bajonetë, 115 gëzhoja dhe një sëpatë. Rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”.

Sekuestrimi i këtyre sendeve është pjesë e veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të vrasjes. Megjithatë, nga informacionet e bëra publike nuk është sqaruar nëse sendet e gjetura ndërlidhen drejtpërdrejt me ngjarjen.

Vrasja e Arlinda Zekajt, e ndodhur më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, ka nxitur reagime dhe diskutime për mbrojtjen e grave nga dhuna dhe përgjegjësinë institucionale.

Një ditë pas ngjarjes, më 26 tetor, Kuvendi i Kosovës mbajti seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e Zekajt, rastet e tjera të vrasjes së grave dhe dhunën në familje. Gjatë diskutimeve, deputetët kërkuan shqyrtimin e veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve përgjegjëse, si dhe u ngrit iniciativa për krijimin e një komisioni hetimor parlamentar për të trajtuar përgjegjësinë institucionale në këtë rast.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre të arrestuar për vjedhje të rëndë në Skenderaj, sekuestrohet edhe një pistoletë

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në fshatin Ticë të Skenderajt, nën dyshimin për vjedhje të rëndë.

Sipas raportit të Policisë, rasti është regjistruar më 26 tetor, rreth orës 00:30, kur të dyshuarit janë ndaluar në një veturë ku kishin ngarkuar sende të ndryshme që dyshohet se i kishin vjedhur nga një lokal.

Gjatë kontrollit janë gjetur cigare, motosharrë, maska, kapela, orë dore, sëpatë, çekan, si dhe para metalike dhe letërmonedha. Po ashtu, policia ka sekuestruar një pistoletë me karikator dhe gjashtë fishekë.

Në konsultim me prokurorin, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i tretë, i mitur, i është dorëzuar Stacionit Policor në Malishevë. Sipas Policisë, ai ishte liruar me kusht për dy vjet në lidhje me raste të mëparshme të vjedhjeve.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë raste të armëmbajtjes së paautorizuar në Kosovë, sekuestrohen armë dhe fishekë

Published

on

Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të armëmbajtjes së paautorizuar në Prishtinë, Podujevë, Vushtrri dhe Gjakovë, gjatë të cilave janë sekuestruar armë zjarri dhe municion.

Në fshatin Dumosh të Podujevës, gjatë kontrollit të një personi, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me karikator dhe gjashtë fishekë. Pas inicimit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, në konsultim me prokurorin.

Në Stacionin Policor Veri në Prishtinë, një grua ka dorëzuar një pistoletë me një fishek, për të cilën ka deklaruar se i përkiste xhaxhait të saj të ndjerë. Arma është sekuestruar, ndërsa e dyshuara është liruar me vendim të prokurorit.

Ndërkaq, në Prishtinë, një i mitur është ndaluar gjatë kontrollit policor, pasi iu janë gjetur 11 fishekë të kalibrit 7.65 mm. Pas intervistimit, ai është liruar në procedurë të rregullt.

Në rrugën “Ramë Govori” në Prishtinë, policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me shtatë fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në fshatin Novolan të Vushtrrisë, gjatë bastisjes së shtëpisë së një personi janë gjetur dhe sekuestruar dy pushkë gjuetie. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt, me vendim të prokurorit.

Ndërsa në Gjakovë, një i mitur është arrestuar nën dyshimin se kishte shtënë me armë zjarri. Nga ai janë sekuestruar një armë, dy fishekë dhe një gëzhojë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara