Published
2 years agoon
By
Betim Gashi“Në një kohë të vështirë dhe shqetësuese për shumë njerëz në Kosovë, jam i kënaqur që Britania e Madhe vazhdon të jap kontribut të fuqishëm në mandatin e KFOR-it”, ka thënë ambasadori britanik Nicholas Abbott.
Ai ka vizituar kampin Bondsteel ku ka takuar ushtarët britanikë të cilët nën komandën e NATO-s në ditët në vijim do t’u bashkohen 200 trupave të tjerë nga angazhimi i Forcave Rezervë Strategjike të Mbretërisë së Bashkuar.
“Vizitova kampin Bondsteel për të takuar ushtarët britanikë nga Regjimenti Mbretëror i Princeshës së Uellsit, të cilët kanë qenë në Kosovë si pjesë e një stërvitjeje vjetore. Ata janë tani nën komandën e NATO-s dhe do t’u bashkohen 200 ushtarë të tjerë nga angazhimi i Forcave Rezervë Strategjike të Mbretërisë së Bashkuar në ditët në vijim. Në një kohë të vështirë dhe shqetësuese për shumë njerëz në Kosovë, jam i kënaqur që Britania e Madhe vazhdon të japë një kontribut të fuqishëm në mandatin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të qetë e të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit e Kosovës”, ka shkruar Abbott.
Lajmet
Takimi me Muratin, DHTIK: Nuk është marrë asnjë vendim rreth nivelit të pagës minimale
Published
35 seconds agoon
October 30, 2025By
UBTnews
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK), me anë të një komunikate ka bërë një sqarim lidhur me takimin e thirrur nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve. DHTIK njofton se në këtë takim nuk është marrë asnjë vendim rreth nivelit të pagës minimale.
Sipas DHTIK, takimi ka qenë konsultues dhe palët pjesëmarrëse kanë dhënë mendimet e tyre dhe propozimet rreth kësaj çështje.
“DhTIK nuk është kundër rritjes së pagës minimale, por ka kërkuar që një vendim i tillë duhet të merret vetëm atëherë kur Kosova të ketë institucione funksionale dhe fuqiplota, të bëhet një analizë e thelluar e gjendjes ekonomike, dhe propozimi për pagën minimale të vijë përmes Këshillit Ekonomiko-Social, e jo përmes Ministrisë së Financave”, thuhet në sqarim.
Sipas DHTIK-ut, marrja e vendimit ad-hoc vetëm sa do të vështirësoj situatën ekonomike dhe ku më të dëmtuarit do të jenë qytetarët.
Ministri në detyrë i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati sot pati një takim me përfaqësuesit e komunitetit të bizneseve për të diskutuar çështjen e rritjes së pagës minimale.
Aktualisht paga minimale në vendin tonë është 350 euro bruto. Kjo rritje u bë në gusht të vitit të kaluar, disa ditë pasi hyri në fuqi Ligji për pagën minimale, i cili parashihte një rritje të pagës minimale në 264 euro bruto. Deri në fuqizimin e Ligjit të ri, paga minimale në Kosovë ishte 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për punëtorët deri në 65 vjeç.
Ndërsa, më 26 tetor kryeministri në detyrë Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme ku dështoi formimi i qeverisë së re, përmendi edhe rritjen e pagës minimale në 500 euro./KP
Lajmet
Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohet një person
Published
17 minutes agoon
October 30, 2025By
UBTnews
Një person ka marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht drejtimi Prizren-Prishtinë (rajoni i Suharekës).
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Sipas tij, në këtë aksident është i përfshirë një veturë dhe policia është duke u marrë me procedurat rreth kompletimit të lëndës./EO
Lajmet
Kurti në panelin “Paqeruajtja në një udhëkryq: E ardhmja e misioneve të OKB-së dhe përgjegjësia globale”
Published
32 minutes agoon
October 30, 2025By
UBTnews
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte i ftuari i diskutimit “Paqeruajtja në një udhëkryq: E ardhmja e misioneve të OKB-së dhe përgjegjësia globale”, të organizuar në kuadër të Forumit të Paqes, i cili po mbahet në Paris.
Aty Kurti theksoi se Kosova është histori e dyfishtë suksesi: së pari, histori suksesi e ndërhyrjes ushtarake dhe humanitare të NATO-s për të ndalur gjenocidin e Serbisë, dhe, së dyti, si shtet ku zhvillimi dhe demokracia ecin krah për krah njëra-tjetrës.
Ai theksoi se përgjatë viteve me fuqizimin e shtetit, ulej prezenca ushtarake ndërkombëtare në vend ndërsa rritej progresi ekonomik. Sot Kosova ka Bruto Produkt Vendor (BPV) për kokë banori gjashtë herë më të lartë sesa në vitin 2000 dhe tri herë më të lartë sesa në vitin e shpalljes së pavarësisë më 2008. Ai shtoi se Kosova duhet të shërbejë si shembull që çlirimi dhe pavarësia, kanë edhe dividentë makroekonomike e sociale për të gjithë qytetarët.
Kurti citohet të ketë thënë se secili mision paqeruajtës ka nevojë për vlera të përbashkëta dhe jo vetëm për interesa të përbashkëta, duke theksuar rëndësinë e multilateralizmit, dialogut, negocimit, pajtueshmërisë dhe marrëveshjeve. Në këtë kuptim përmendi modelin e Bashkimit Evropian, si projekt politik e proces historik të paqes dhe prosperitetit.
Duke u përgjigjur në pyetjet e audiencës, Kurti foli edhe mbi forcimin e shtetësisë së Kosovës edhe ndërkombëtarisht dhe tri njohjet e fundit gjatë këtij viti si dhe aspiratat e vendit tonë për integrim në Bashkim Evropian dhe NATO, krahas rëndësisë së bashkëpunimit rajonal./EO
Lajmet
Vendimi i arbitrazhit ndërkombëtar në Gjenevë, KEDS dhe KESCO detyrohen të paguajnë KEK-ut rreth 8.3 milionë euro
Published
48 minutes agoon
October 30, 2025By
UBTnews
Arbitrazhi ndërkombëtar në Gjenevë ka marrë vendim përfundimtar në favor të KEK-ut, duke vërtetuar se KEK ka realizuar furnizimin me energji në përputhje të plotë me dispozitat e Marrëveshjes për Furnizim me Shumicë (MFSh/BSA) dhe se palët e paditura (KEDS dhe KESCO) nuk kanë kryer pagesat brenda afateve të përcaktuara për disa periudha midis viteve 2020–2024.
“Korporata Energjetike e Kosovës Sh.A. (KEK) njofton opinionin publik se Tribunali Ad Hoc i Arbitrazhit, i themeluar sipas Nenit 28 të Marrëveshjes për Furnizim me Shumicë (MFSh/BSA), ka shpallur më 24 tetor 2025 vendimin përfundimtar në rastin KEK kundër KEDS dhe KESCO (Rasti Nr. 900020-2023), duke konfirmuar plotësisht kërkesat e KEK-ut dhe refuzuar pretendimet mbrojtëse të palëve të paditura. Gjatë shqyrtimit të çështjes, Tribunali ka konstatuar faktet e pakontestuara se KEK ka realizuar furnizimin me energji në përputhje të plotë me dispozitat e Marrëveshjes për Furnizim me Shumicë (MFSh/BSA) dhe se palët e paditura (KEDS dhe KESCO) nuk kanë kryer pagesat brenda afateve të përcaktuara për disa periudha midis viteve 2020–2024”, thuhet në njoftimin e KEK.
Sipas këtij vendimi KEDS dhe KESCO do të detyrohen që të paguajnë rreth 8.3 milionë euro, për interesin e akumuluar nga pagesat e vonuara;
“Gjithashtu, Tribunali ka vërtetuar se interesi për pagesat e vonuara është i paraparë dhe i lejuar me MFSh/BSA, dhe se kërkesa e KEK-ut për këtë pagesë është bërë në përputhje të plotë me detyrimet kontraktuale. Nga ana tjetër, vonesat në pagesa nga KEDS dhe KESCO nuk janë justifikuar nga asnjë ngjarje force madhore apo krizë energjetike, ndërsa KEK nuk ka shkelur asnjë parim të mirëbesimit, drejtësisë apo përgjegjësisë kontraktuale. Në bazë të vendimit të shpallur: KEDS dhe KESCO detyrohen të paguajnë KEK-ut rreth 8.3 milionë euro, për interesin e akumuluar nga pagesat e vonuara; KEK-ut i njihen dhe do t’i kompensohen kostot e procedurës së arbitrazhit, përfshirë shpenzimet e përfaqësimit ligjor dhe të ekspertëve, të cilat do të mbulohen bashkërisht nga palët e paditura (KEDS/KESCO). Procedura e arbitrazhit është zhvilluar në përputhje me rregullat UNCITRAL Arbitration Rules (2010), ndërsa vendi i arbitrazhit ka qenë Gjeneva, Zvicër. Vendimi është përfundimtar dhe i zbatueshëm”, thuhet mes tjerash në komunikatë.
Këtë e kanë quajtur një fitore në sektorin energjetik të Kosovës.
“Një fitore me rëndësi strategjike për KEK-un dhe sektorin energjetik të Kosovës. Ky vendim përbën një precedent të rëndësishëm ligjor për sektorin energjetik të vendit, duke forcuar pozitën kontraktuale dhe kredibilitetin institucional të KEK-ut. Ai konfirmon qartësisht sjelljen e përgjegjshme, transparente dhe profesionale të KEK-ut ndaj partnerëve dhe institucioneve, si dhe angazhimin për respektim të plotë të detyrimeve ligjore dhe kontraktuale. KEK shpreh falënderim të veçantë për ekipin e përfaqësimit ligjor të Squire Patton Boggs, si dhe për ekspertët financiarë dhe ligjorë për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë gjithë procesit të arbitrazhit”, shprehet mes tjerash.
KEK ka falënderuar Avokaturën Shtetërore të Republikës së Kosovës për mbështetjen dhe këshillimin.
“Po ashtu, KEK shpreh mirënjohje të veçantë për Avokaturën Shtetërore të Republikës së Kosovës për mbështetjen dhe këshillimin e vazhdueshëm profesional, veçanërisht gjatë fazave të hershme të përzgjedhjes dhe themelimit të Tribunalit të Arbitrazhit, si dhe për kontributin në sigurimin e përfaqësimit të duhur ligjor gjatë gjithë procesit. KEK mbetet e përkushtuar ndaj zbatimit të ligjit, operimit transparent dhe menaxhimit të përgjegjshëm, duke vepruar me integritet të plotë si ndërmarrja shtyllë e sistemit energjetik dhe ekonomisë së Republikës së Kosovës”, përfundon komunikata./EO
Takimi me Muratin, DHTIK: Nuk është marrë asnjë vendim rreth nivelit të pagës minimale
Dy filxhanë kafe në ditë mund të ulin rrezikun e Parkinsonit
Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohet një person
Si të zhbllokoni lavamanin me sodë buke dhe uthull?
Kurti në panelin “Paqeruajtja në një udhëkryq: E ardhmja e misioneve të OKB-së dhe përgjegjësia globale”
Vendimi i arbitrazhit ndërkombëtar në Gjenevë, KEDS dhe KESCO detyrohen të paguajnë KEK-ut rreth 8.3 milionë euro
Dove Cameron dhe Damiano David zyrtarizojnë dashurinë me fejesë
Flamuri i Kosovës valon në mesin e mbi 190 shteteve në ceremoninë e hapjes së First Global Challenge 2025 në Panama
Paga minimale nga janari pritet të jetë 500 euro
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoProfesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Rajoni1 month agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Aktualitet7 days agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Vendi2 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
