Lajmet

​Yuri Kim: Shpallja “non grata” e Berishës u bazua në fakte, do të shpallen edhe persona të tjerë në Shqipëri

Kim tha se kur dikush përcaktohet nga sekretari i Shtetit për korrupsion madhor, zakonisht është shumë e dukshme.

Published

on

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim deklaroi se shpallja “non grata” e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjarëve të tij nga ShBA-ja u mbështet vetëm në fakte, duke theksuar se një vendim i tillë erdhi përmes një procesi shumëvjeçar të shqyrtimit të gjithë informacionit.

Kim për Top Channel tha se kur dikush përcaktohet nga sekretari i Shtetit për korrupsion madhor, zakonisht është shumë e dukshme.

Ajo tregon se kur vendimi arrin në tryezën e tij, pavarësisht se kush është personi i shpallur non grata, bindja është 100 për qind e sigurt. Duke folur për mundësinë nëse persona të tjerë në Shqipëri mund të shpallen non grata nga SHBA-të, ambasadorja amerikane thotë se do të vazhdohet të tregohen me gisht të gjithë ata që përfshihen në korrupsion dhe që minojnë demokracinë në vend.

E pyetur se çfarë ndodh në marrëdhënien e ShBA-së me PD-në, nëse ish-kryeministri Sali Berisha merr drejtimin e saj, Kim theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk do të angazhohen me askënd që është shpallur për korrupsion madhor nga sekretari i Shtetit, duke theksuar më tej se kjo është një politikë për mbarë botën dhe nuk ka të bëjë fare me individët.

Ajo tha se ShBA-të nuk do ta braktisin Shqipërinë, jo vetëm nga fakti se është bërë një rrugë e gjatë, por edhe pse Shtetet e Bashkuara kanë investuar së tepërmi dhe qeveria amerikane kujdeset sigurisht që mos ta lërë mënjanë këtë.

Lajmet

​Lushaku: Preferojmë qeveri kalimtare me Abdixhikun kryeministër

Published

on

By

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku kritikoi Lëvizjen Vetëvendosje e cila sipas saj nuk ka lënë hapësirë për partneritet.

Partia fituese nuk ka lënë aspak hapësirë për partneritet, partneritet përmbajtjesor që do t’i siguronte Kosovës të mira. Kjo është fatkeqësi në fakt sepse ne jemi duke u përballur me procese tepër të vështira për qytetarët, mos harroni që energjia elektrike është shtrenjtuar, është bërë e papërballueshme për shumicën e familjeve në Kosovë. Shikoni ambasadat, ka raportime për rritje të numrit të aplikantëve për të ikur nga Kosova dhe kjo e shpërfaq vërtetë mendësinë e Vetëvendosjes se si dëshiron ta sheh shtetin e Kosovës”, tha Lushaku para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës – në tentimin e 20-të.

Ajo përmendi propozimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për një qeveri tranzicionale derisa tha se do të preferonin kryetari ne kësaj partie për kryeministër.

Ne e preferojmë Lumir Abdixhikun sepse kemi garuar edhe me program të qartë he ne synojmë në cfarëdo qeverie t’i realizojmë projektet tona që janë në të mirë të qytetarëve”, tha Lushaku-Sadriu.

Kur u pyet nëse Fatmir Limaj është i pranueshëm për Lidhjen Demokratike të Kosovës për kryetar të Kuvendit, ajo theksoi se nuk e votojnë asnjë kandidat të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kushdo që prezantohet nga Vetëvendosje ne kemi thënë që nuk do ta votojmë dhe ky është një qëndrim që e kemi bërë të njohur tashmë disa herë”, tha ajo.

Continue Reading

Lajmet

​Murati: Po presim zgjedhjen e kryetares, tjetër zgjidhje s’ka

Published

on

By

Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati u ka thënë mediave se po presin vendimin e seancës dhe zgjedhjen më në fund, pasi tjetër rrugëdalje nuk ka.

Ai i bëri këto komente para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit, e cila sot po mbahet për të 20 herë.

Continue Reading

Lajmet

Punëtorët e “Pastrimit” vazhdojnë grevën para Komunës së Prishtinës

Published

on

By

Punëtorët e kompanisë rajonale të mbeturinave “Pastrimi” edhe sot po vazhdojnë grevën para ndërtesës së Komunës së Prishtinës. Ata sot kanë vendosur në tenda.

Aktualisht përfaqësues të sindikatës së këtyre punëtorëve kanë hyrë në takim me përfaqësues të komunës së Prishtinës.

Ka disa ditë që ndërmarrja “Pastrimi” nuk po i grumbullon mbeturinat në Prishtinë, për siç thonë ata mospagesën e borxhit prej 2.7 milionë euro nga komuna.

Kërkesa kryesore e Sindikatës “Punëtori”, është që mbledhja e mbeturinave te ndodh nga kompania “Pastrimi.

Grava e punëtoreve të kompanisë “Pastrimi” ka nisur nga dje ku afër komunës i kanë vendosur edhe kamionët.

Continue Reading

Lajmet

​Kurti i kërkoi Kallas heqjen e plotë të masave ndaj Kosovës

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi mbrëmë në një darkë pune Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas.

Duke i uruar mirëseardhje në Prishtinë, kryeministri Kurti e falënderoi për vizitën dhe mbështetjen e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Diskutuan për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe BE-së, agjendën e reformave evropiane dhe Planin e Rritjes.

Kurti theksoi se vendi ynë, krahas linjëzimit të politikës së jashtme me atë të Bashkimit Evropian, ka bërë progres të konsiderueshëm në reforma të brendshme, dhe se kjo evidentohet dhe dëshmohet edhe në raportet e vendit të BE-së.

Ai e falënderoi Kallas për njoftimin se BE ka nisur largimin gradual të masave kufizuese ndaj Kosovës dhe përpjekjet e saj në këtë drejtim, teksa shtoi se ato duhet të hiqen plotësisht.

Sipas tij, Kosova duhet të marrë statusin kandidat si demokracia më e avancuar e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë darkës së shtruar nga Kurit, gjithashtu u diskutua edhe për procesin paszgjedhor në vend dhe angazhimet për formimin e institucioneve të legjislaturës së nëntë.

Në lidhje me procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE, kryeministri theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj. Ndërkohë që rikujtoi se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për sulmin terrorist dhe paramilitar në Banjskë dhe se kryeterroristi Millan Radoiçiq, për të cilin tashmë ka aktakuzë 160 faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës, duhet t’i dorëzohet Kosovës.

Kurti gjithashtu ngriti çështjen e shkeljeve të vazhdueshme dhe të rënda të të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc nga shteti i Serbisë dhe kërkoi që BE të bëjë veprime konkrete për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës.

Continue Reading

Të kërkuara