Lajmet
The Forbes: Von der Leyen gruaja më e fuqishme në politikë për vitin 2022
Ajo u vlerësua për rolin e saj gjatë luftës në Ukrainë.
Published
2 years agoon
By
Betim GashiPresidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, është zgjedhur gruaja më me ndikim ne politikë, për rolin e saj gjatë luftës në Ukrainë 2022, sipas “The Forbes”.
“Ndikimi i saj është unik, asnjë grua tjetër, në renditje, nuk ka udhëhequr një politikë në emër të 450 milionë banorëve”, thuhet në revistën amerikane.
Giorgia Meloni është gruaja e shtatë më e fuqishme në botë sipas renditjes së “Grave më të fuqishme në politikë në 2022” të hartuar nga “The Forbes”, në të cilën kryeministrja është e vetmja italiane.
“Si liderja e qeverisë së ekstremit të djathtë të Italisë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, Meloni është një figurë kontroverse, e ardhmja politike e së cilës mbetet e pasigurt. Pavarësisht kësaj, suksesi i saj përfaqëson një arritje për lidershipin femëror, qoftë edhe vetëm sepse ajo është e vetmja grua që udhëheq një vend të G20-s”, shkruan Forbes.
Ndër dhjetë gratë më me ndikim, në vendin e dytë është renditur presidentja e BQE-së Christine Lagarde, në vendin e tretë zëvendëspresidentja e ShBA-së, Kamala Harris dhe në vendin e katërt CEO e “General Motors”, Mary Barra.
Lajmet
IPK: Rriten ankesat e qytetarëve ndaj zyrtarëve policorë
Published
12 minutes agoon
December 19, 2024By
UBTnewsInspektorati Policor i Kosovës ka pranuar rreth 21% më shumë ankesa nga qytetarët për zyrtarët policorë, krahasuar me vitin e kaluar. Sipas këtij institucioni, ankesat vinë kryesisht si rezultat i “keqkomunikimit në mes të zyrtarëve policorë dhe qytetarëve e që në disa raste përfundon me përdorim të forcës”. Nga këto raste, IPK-ja ka rekomanduar suspendimin e rreth 85 zyrtarëve policorë.
Gjatë këtij viti, IKP-ja ka pranuar rreth 1.900 ankesa për punën e policëve, thotë për KosovaPress, kryeshefi i këtij institucioni, Kushtrim Hodaj.
“Edhe këtë vit kemi pasur një rritje të numrit të ankesave të qytetarëve që adresojnë ndaj punës së Policisë, i kemi diku mbi 20%, rreth 21% ankesa më shumë këtë vit sesa vitin e kaluar. Deri më tani, prej janarit kemi pranuar rreth 1.900 ankesa, dhe jemi në trendin që ndoshta deri në fund të vitit do të kalojë numrin 2 mijë të ankesave të qytetarëve ndaj Policisë për çështje dhe aspekte të ndryshme që ata mendojnë që të drejtat e tyre janë shkelur apo cenuar nga zyrtarët policor”, thotë ai.
Gjatë vitit 2024, IPK-ja ka rekomanduar suspendimin e 85 zyrtarëve policorë, ndërkaq 21 të tjerë janë arrestuar.
Hodaj thotë se gjatë kësaj periudhe, kanë ngritur edhe 83 kallëzime penale.
“Një prej ankesave më të shpeshta, pikërisht kjo që ka tejkalim të përdorimit të forcës, ka komunikim jo të duhur në mes të policëve dhe qytetarëve. Pastaj, ka ankesa për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ka ankesa që lidhen me marrjen e ryshfetit dhe raste tjera të natyrave të ndryshme duke përfshirë aksidente ku përfshihen zyrtarët policorë, mënyrën e trajtimit të rasteve, vonesat e trajtimit të rasteve. Ne kemi rekomanduar suspendimin e rreth 85 zyrtarëve policorë në raste të ndryshme të cilat ne kemi zhvilluar hetime penale, janë arrestuar 21 zyrtarë policor dhe disa qytetarë që kanë qenë në raste të përbashkëta të dyshuarve me zyrtarët policorë. Kemi ngritur 83 kallëzime penale, dhjetëra raporte të veçanta dhe raporte informuese i kemi dorëzuar në prokuroritë kompetente”, thekson kryeshefi i IPK-së.
Regjioni i Prishtinës mbetet parashtruesi më i madh i ankesave, sipas Hodajt.
Për uljen e rasteve të incidenteve, Hodaj thotë se duhet të rriten kriteret në trajnimet bazike dhe pastaj të ketë ricertifikimit për çdo vit.
“Ne konsiderojmë që është një pjesë e rëndësishme të fuqizohen, të rriten kriteret qysh prej trajnimit bazik dhe pastaj ricertifikimet duhet të bëhen çdo vit që të kujdesemi që zyrtarët policor autorizimet e tyre i zbatojnë konform rregullave dhe procedurave që janë të autorizuar dhe gjithçka që është e rëndësishme, është mënyra e komunikimit të qytetarëve duhet t’i jepet rëndësi dhe Policia duhet ta fuqizojë këtë pjesë në kurrikulat e trajnimit, për shkak se shumë prej incidenteve që ndodhin, shumë prej ankesave që vinë tek ne, vinë si rezultat i një keqkomunikimi në mes të zyrtarëve policorë dhe qytetarëve, dhe pastaj përfundon qoftë në akuza për pengim në detyrën e Policisë, qoftë në përdorim të forcës ndaj qytetarëve dhe përfundojnë me akuza dhe kundër akuza. Dhe kjo në të shumtën e rasteve fillon për shkak të një komunikimi jo të duhur dhe besojmë që Policia duhet t’i jap rëndësi shumë kësaj pjese në trajnimet bazike, në rekrutët që pranojnë për fillim për punën në Polici, por pastaj edhe në trajnimet e avancuara dhe të vazhdueshme”, thekson Hodaj.
Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës tha se për Policinë kanë rekomanduar rritje të kapaciteteve në mënyrë “që të zvogëlohet koha e reagimit nga momenti i njoftimit për ndonjë rast”.
Lajmet
Zyrtare, Kosova 1 milion e 602 mijë e 515 banorë
Published
16 minutes agoon
December 19, 2024By
UBTnewsAgjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar sot rezultatet e para përfundimtare të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave (ReKos 2024).
Sipas ASK-së, në bazë të rezultatave të para përfundimtare, Kosova ka 1 milion e 602 mijë e 515 banorë.
Ndërsa, nga rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë të publikuara pesë muaj më parë, Kosova ka pasur 1, 586,659 banorë.
Regjistrimi i popullsisë kishte filluar më 5 prill dhe ka përfunduar me 24 maj 2024.
Lajmet
Regjistrimi i popullsisë, Kurti: Rezultatet thelbësore për planifikim në gjithë sektorët
Published
29 minutes agoon
December 19, 2024By
UBTnewsAgjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot do t’i publikojë rezultatet e para përfundimtare të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave (ReKos 2024).
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë ditë e ka vlerësuar të rëndësishme për vendin, pasi siç tha ai të dhënat e sotme të regjistrimit të popullsisë janë thelbësore për të gjitha aspektet e planifikimit në gjithë sektorët.
Ndërsa ka nënvizuar se ky regjistrim forcon pozitën e vendit në arenën ndërkombëtare.
“Sot është një ditë e rëndësishme për Kosovën pasi do të prezantohen rezultatet e para përfundimtare nga regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare e banesave në Kosovë. Publikimi në një kohë krejtësisht rekorde, përben një komponent shtesë pasi që statistikat cilësore marrin kohë e statistikat në kohë janë me vlerë. Regjistrimi është më shumë se mbledhje e statistikave, është pasqyrë e atyre ku jemi sa jemi dhe si mund të ecim përpara. Janë thelbësore për gjitha aspektet e planifikimit. Përfaqësojnë bazën për të hartuar politika të cilat adresojnë nevojat reale të qytetarëve. Ky regjistrim forcon pozitën tonë në ardhmen ndërkombëtare, shënon një përparim të madh për Kosovën“, tha Kurti.
Ai po ashtu ka ftuar të gjithë që të shfrytëzojnë këto të dhëna për një Kosovë të drejtë e të zhvilluar.
Ky projekt u vlerësua edhe nga ekspert ndërkombëtar. Eksperti ndërkombëtar, Eduardo Jongstra, është shprehur i impresionuar nga aftësitë e stafit të ASK-së.
“U impresionuam nga aftësitë e stafit të ASK-së. Veçanërisht lidhur me mënyrën se si u përdor teknologjia në formë tabletësh në përdorimin e sistemit global të pozicionimit, në çdo kohë menaxhmenti në ASK ishte në gjendje të shihte statustin e punës dhe progresin e regjistrimit të popullsisë. U impresionuam nga uniteti dhe solidariteti që u pa nga operatorët, mbikëqyrësit dhe intervistuesit. Nuk është vetëm koha është edhe cilësia dhe puna e plotë e kësaj. Shfrytëzimi i të dhënave është me rendësi vendimtare“, tha ai.
Derisa ende në këtë konferencë nuk është dhënë shifër e re për numrin e banorëve.
Ndërkohë, sipas statistikave preliminare të publikuara muaj më parë, Kosova ka 1, 586,659 banorë.
Lajmet
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset zgjedhore
Published
56 minutes agoon
December 19, 2024By
UBTnewsKomisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se përfshirja aktive e grave në politikë dhe zgjedhje është element kyç për ndërtimin e një shoqërie demokratike.
Në këtë frymë, KQZ me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe Rrjetit të Grave të Kosovës, zhvilloi 10 tryeza tematike që theksuan rëndësinë e barazisë gjinore në proceset zgjedhore.
“Tryezat, që u mbajtën në komuna të ndryshme të Kosovës, ishin pjesë e përgatitjeve për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës më 9 shkurt 2025. Diskutimet në këto dhjetë tryeza patën për qëllim promovimin e rolit dhe përfshirjes së grave në politikë dhe në proceset vendimmarrëse, duke vënë theksin tek rëndësia e angazhimit të tyre aktiv që zëri dhe nevojat e grave dhe vajzave të reflektohen si në politikat lokale, ashtu edhe në ato qendrore”, thuhet në njoftim.
Duke folur për rëndësinë e kësaj nisme, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se barazia gjinore në proceset zgjedhore nuk është vetëm domosdoshmëri demokratike, por edhe mundësi për të fuqizuar zërin e grave në çdo aspekt të jetës publike dhe vendimmarrjes.
Ai u shpreh se përmes këtyre tryezave, është synuar të dërgohet mesazh për ndryshime të prekshme në përfaqësimin e grave në zgjedhje dhe politikë.
“Gjatë këtyre tryezave, përfaqësues të KQZ-së, të nivelit lokal, shoqërisë civile dhe medias diskutuan mbi rëndësinë e pjesëmarrjes së grave në zgjedhje, si një hap i domosdoshëm drejt avancimit të barazisë gjinore dhe demokratizimit të shoqërisë. Gjithashtu, është diskutuar edhe se si përfshirja e grave në zgjedhje ndikon në krijimin e një mjedisi më të barabartë politik dhe fuqizimin e pozitës së tyre në vendimmarrje”, përfundon njoftimi.
IPK: Rriten ankesat e qytetarëve ndaj zyrtarëve policorë
Nuk pini ujë aq sa duhet? Ja pasojat që mund t’i keni
Zyrtare, Kosova 1 milion e 602 mijë e 515 banorë
Regjistrimi i popullsisë, Kurti: Rezultatet thelbësore për planifikim në gjithë sektorët
Dominique Pelicot dënohet me 20 vjet burgim për drogim dhe përdhunim në masë të ish-gruas
Fakte interesante nga ballkoni i famshëm i Juliet
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset zgjedhore
Arrat dhe peshku zgjasin jetën
Çka diskutoi Osmani në Samitin BE-Ballkani Perëndimor?
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota2 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Bota1 month ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Kulturë3 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman