Internet

“Ukraina”, fjala më e kërkuar për vitin 2022 në Gjermani

Pushtimi rus i Ukrainës dominoi në trendet e kërkimit në internet në Gjermani.

Publikuar

“Pse Rusia po sulmon Ukrainën?”, “pse” është pyetja që u kërkua më së shumti në Gjermani në vitin 2022. Pushtimi rus i Ukrainës dominoi në trendet e kërkimit në internet në Gjermani, njoftoi Google të mërkurën.

Fjala “Ukrainë” kryeson listat më të rëndësishme të “termave të kërkimit të përgjithshëm” dhe “titujve”. Sidoqoftë, lufta në Ukrainë nuk kufizohet vetëm në kërkime të përgjithshme, ajo reflektohet gjithashtu në renditjen e titujve, pyetjeve të vitit, politikanëve, madje edhe memeve.

Për shembull, presidenti rus, Vladimir Putin nuk është vetëm politikani më i kërkuar në Google në Gjermani, por edhe numri 1 në kategorinë e “personaliteteve të shquara”. Kur kërkohet për Putinin, shfaqen edhe një lloj pyetjesh, psh rreth moshës së tij. Kundërshtari i tij kryesor, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, renditet në pozitën 5 në kategorinë e politikanëve.

Kërkimi për fjalën COVID-19 ka rënë

Ndërkohë fjala koronavirus që ka dominuar tendencat e kërkimit gjatë disa viteve të fundit është zhdukur nga lista. Përdoruesit e Google ishin të interesuar për linë e majmunëve, e cila shpërtheu edhe në Gjermani në vitin 2022.

“Sa zgjat karantina?” është numri 2 në këtë listë pyetjesh dhe “Sa kohë zgjat një test PCR?” është numri 4.

Kupa e Botës dhe vdekja e Mbretëreshës janë të dukshme

Tendencat e kërkimit në Google tregojnë gjithashtu rolin e rëndësishëm që luan sporti në jetën e gjermanëve. Pavarësisht performancës së dobët të ekipit kombëtar gjerman të futbollit për meshkuj, termi “WM 2022” përfundoi në vendin e dytë pas “Ukrainës” në listën e përgjithshme të kërkimit, që u ndoq nga Lojërat Olimpike 2022.

“Mbretëresha” është termi i përgjithshëm i kërkimit numër 4. Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II, e cila ishte “Mbretëresha e Zemrave” për shumë njerëz në Gjermani, është në krye të listës. Përdoruesit e Google ishin të interesuar edhe për lajmet pas vdekjes së parakohshme të këngëtarit pop, Aaron Carter dhe aktores Anne Heche./UBTNews/

Internet

​Google pushon 28 punonjës për protesta kundër kontratës së kompanisë me Izraelin

“Sjelljet e tilla nuk kanë vend në vendin tonë të punës dhe ne nuk do ta tolerojmë atë”, thuhet në deklaratë.

Publikuar

nga

Google pushoi 28 punonjës për përfshirjen e tyre në një protestë 10-orëshe në dy nga zyrat e gjigantit të teknologjisë në Kaliforni dhe New York City, për protesta ndaj lidhjeve të kompanisë me Izraelin.

Në përgjigje të protestave të së martës të udhëhequr nga një grup i quajtur No Tech For Apartheid kundër Projektit Nimbus, një kontratë “cloud” 1.2 miliardë dollarësh me Izraelin, Google të mërkurën shkarkoi 28 punonjës të akuzuar për pjesëmarrje në protesta.

Chris Rackow, kreu i sigurisë globale i Google, theksoi politikën e tolerancës zero të kompanisë ndaj sjelljes së protestuesve në një mesazh dërguar të gjithë punonjësve që qarkulloi gjithashtu në mediat sociale.

“Sjelljet e tilla nuk kanë vend në vendin tonë të punës dhe ne nuk do ta tolerojmë atë”, thuhet në deklaratë.

“Pas hetimit, sot ne ndërpremë punësimin e njëzet e tetë punonjësve që u gjetën të përfshirë. Ne do të vazhdojmë të hetojmë dhe të marrim masa sipas nevojës”, shtoi ai.

Rreth 10 orë pas protestave, policia arrestoi grupe punonjësish në New York dhe Kaliforni, raportoi grupi në X.

Pushimet, të cilat ndodhën vetëm disa orë pasi nëntë punonjës u arrestuan nga policia gjatë protestave kanë nxitur një valë polemikash brenda kompanisë dhe më gjerë./AA/

Vazhdo të lexosh

Internet

Gjykata braziliane urdhëron hetimin e Elon Muskut mes dezinformatave në X

Kjo pasi Musk tha se do të kundërshtojë një urdhër të gjykatës përmes së cilit kërkohet të hiqen llogaritë në X të cilat akuzohen për përhapje të dezinformatave. 

Publikuar

nga

Një gjykatë në Brazil ka nisur hetimet ndaj Elon Muskut për pengim të drejtësisë pasi manjati i teknologjisë tha se do të kundërshtojë një urdhër të gjykatës përmes së cilit kërkohet të hiqen llogaritë në X të cilat akuzohen për përhapje të dezinformatave. 

Sipas vendimit, gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Alexandre de Moraes tha se hetimi do të shqyrtojë nëse Musk, i cili zotëron X, është i përfshirë në pengim, organizatë kriminale dhe nxitje.

“Sjellja flagrante e pengimit të drejtësisë braziliane, nxitja e krimit, kërcënimi publik i mosbindjes ndaj urdhrave të gjykatës dhe mungesa e bashkëpunimit në të ardhmen nga platforma janë fakte që nuk respektojnë sovranitetin e Brazilit”, shkroi de Moraes, duke urdhëruar X të “përmbahet nga mosbindja ndaj urdhrave gjyqësorë, përfshirë edhe riaktivizimin e një llogarie që Gjykata e Lartë urdhëroi bllokimin”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Internet

​Meta përballet me reagime për mesazhet private të Facebook me Netflix

Kompania dyshohet se i ka dhënë Netflix-it qasje në mesazhet private të përdoruesve të Facebook-ut për rreth një dekadë.

Publikuar

nga

Kompania mëmë e Facebook-ut, Meta, po përballet me reagime të forta përmes mediave sociale mes pretendimeve se ka ndarë mesazhet private të përdoruesve me Netflix.

Dokumentet në një padi të ngritur kundër Metës në SHBA thanë se kompania dyshohet se i ka dhënë Netflix-it qasje në mesazhet private të përdoruesve të Facebook-ut për rreth një dekadë.

Zbulimi shkaktoi zemërim në internet për ndarjen e mesazheve të përdoruesve të Facebook-ut me Netflix, pas raportimeve për një marrëveshje me vlerë disa qindra milionë dollarë mes Meta dhe kompanisë së transmetimit.

Elon Musk, CEO i Tesla dhe SpaceX, u shpreh i habitur për X. Por drejtori i komunikimit të Metës, Andy Stone, sqaroi në X se mesazhet private nuk u ndanë me Netflix.

Stone tha se marrëveshja midis Netflix dhe Meta i lejoi përdoruesit të ndajnë përmbajtjen që shikonin drejtpërdrejt nga aplikacioni Netflix me miqtë e tyre në Facebook dhe ai theksoi se marrëveshje të tilla janë të zakonshme në industri.

Vazhdo të lexosh

Internet

Amazon shkurton qindra vende pune

Shërbimet në internet të Amazon (AWS) janë rritur dhe tani përfaqësojnë 14% të të ardhurave totale të Amazon, sipas raportit të fundit financiar.

Publikuar

nga

Gjiganti i teknologjisë Amazon ka njoftuar shkurtime të vendeve të punës që prekin qindra staf në biznesin e informatikës cloud.

Shërbimet në internet të Amazon (AWS) janë rritur dhe tani përfaqësojnë 14% të të ardhurave totale të Amazon, sipas raportit të fundit financiar.

Kompania ka ndryshuar strategjinë e saj me dyqanet fizike, Amazon Fresh, të cilat u lansuan në vitin 2020.

Të martën, ajo tha se do të heqë sistemin e saj të vetëpagesës të quajtur Just Walk Out nga të gjitha dyqanet.

Firma tha se shkurtimet e fundit të vendeve të punës ndikojnë në disa qindra role në shitje, marketing dhe shërbime globale dhe disa qindra role në ekipin e saj të teknologjisë së dyqaneve fizike.

“Këto vendime janë të vështira, por të nevojshme pasi ne vazhdojmë të investojmë, punësojmë dhe optimizojmë burimet për të ofruar risi për klientët tanë”, tha një zëdhënës i AWS-së për BBC./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara