Vendi

​Testimi i qarkores njëdrejtimëshe, kolona në Prishtinë

Radhë të gjata të veturave janë parë pothuajse në të gjithë qarkoren.

Published

on

Vendimi i Komunës së Prishtinës për ta shndërruar unazën qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet ka krijuar kolona të gjata të automjeteve.

Radhë të gjata të veturave janë parë pothuajse në të gjithë qarkoren, sidomos te semaforët pranë Bankës Qendrore e te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunës.

Rrugët që janë kthyer njëdrejtimëshe janë rruga “Agim Ramadani” që nga semaforët pranë ish-mensës së Studentëve, rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia, rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE dhe rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore.

Ndryshe, sot dhe nesër po testohet shndërrimi i gjithë unazës qendrore në rrugë njëkahëshe për vetura. 

Aktualitet

Sot shënohet Dita e Kushtetutës

Published

on

17 vjet më parë, Kosova u bë me aktin më të lartë juridik, dokumentin bazë të shtetësisë, Kushtetutën e Republikës së Kosovës duke i dhënë fund qeverisjes së Kosovës në bazë të rezolutës së Kombeve të Bashkuara 1244.

17 shkurti i vitit 2008 shënoi Kosovën në hartat politike të shteteve të pavarura ndërsa dy muaj më pas Kuvendi i Kosovës ratifikoi Kushtetutën e Republikës së Kosovës e cila më 15 qershor të po atij viti hyri në fuqi.

Kushtetuta e Kosovës u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor 2008.

Kushtetuta është akti më i lartë juridik, që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit.

Pjesa më e madhe e kësaj kushtetute rrjedh nga Plani i ish-presidentit Martti Ahtisaari, duke i dhënë kështu të drejta specifike grupeve minoritare dhe një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kushtetuta e definon Kosovën si një shtet me pikëpamje neutrale ndaj fesë – neni 8. Ajo ka 14 kapituj dhe 162 nene.

9 Prilli është zyrtarisht festë shtetërore në Kosovë që do të thotë se institucionet pushojnë sot (E mërkurë). /UBT News/

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i motit për sot

Published

on

Sot, e marte, 8 prill do të kemi mot pjesërisht me re dhe me mundësi të rigave lokale të shiut.

Temperaturat në mëngjes zbresin në -3 °C, kurse maksimalen e kemi 0 °C.

Gjatë ditëve në vazhdim e deri në fundjavë do të kemi mot të ngjashëm.

Temperaturat sillohen nga 0 deri 6 °C.  /UBT News/

Continue Reading

Aktualitet

Fundjava me shi, ja parashikimi i motit për sot dhe nesër

Published

on

Fundjava ka nisur me mot pjesërisht të vranët.

Ka mundësi që gjatë ditës të ketë riga lokale shiu, me temperatura minimale nga 4 dhe me maksimale 12 °C.

Edhe dita e fundit e javës do të jetë e ngjashme, e gjatë mbrëmjes do të ketë riga të mëdha të shiut.

Temperaturat do të sillen nga 6 deri në 13°C. /UBT News/

Continue Reading

Aktualitet

Rikthehet reshjet, parashikimi i motit për sot

Published

on

Sot, me datë 4 prill 2025, ditë e premte do të mbajë mot pjesërisht i vranët.

Vende-vende ka mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3°C deri në 6°C, ndërsa ato maksimale nga 12°C deri në 16°C.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-4 m/s.

Reshjet e shiut pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara