Vendi

​Testimi i qarkores njëdrejtimëshe, kolona në Prishtinë

Radhë të gjata të veturave janë parë pothuajse në të gjithë qarkoren.

Published

on

Vendimi i Komunës së Prishtinës për ta shndërruar unazën qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet ka krijuar kolona të gjata të automjeteve.

Radhë të gjata të veturave janë parë pothuajse në të gjithë qarkoren, sidomos te semaforët pranë Bankës Qendrore e te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunës.

Rrugët që janë kthyer njëdrejtimëshe janë rruga “Agim Ramadani” që nga semaforët pranë ish-mensës së Studentëve, rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia, rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE dhe rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore.

Ndryshe, sot dhe nesër po testohet shndërrimi i gjithë unazës qendrore në rrugë njëkahëshe për vetura. 

Aktualitet

Verë në pranverë! Ja parashikimi i motit për sot

Published

on

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, sot mbi vendin tonë po mban mot pjesërisht i kthjellët.

Temperaturat në mëngjes pritet të jenë 12°C, kurse maksimalja e ditës do të arrijë deri në 23°C.

Edhe nesër, me datë 7 maj pritet të mbaj mot i ngjashëm me temperatura nga 9°C deri 20°C. /UBT News/

Continue Reading

Aktualitet

Parashikimi i motit për sot

Published

on

Sot mbi vendin tonë pritet të mbaj mot pjesërisht i kthjellët.

Temperaturat minimale do të sillen nga 10°C deri në 18 °C.

Edhe nesër, me datë 2 maj do të mbajë mot pjesërisht i ngjashëm me temperatura nga 10 deri në 20°C. /UBT News/

Continue Reading

Aktualitet

Aksident trafiku në Klinë të Ulët, një e vdekur dhe katër të lënduar

Published

on

Një aksident trafiku ndodhi sot në rrugën rajonale Mitrovicë – Skenderaj, pikërisht në fshatin Klinë e Ulët.

Policia e Kosovës njoftoi se në aksident u përfshinë dy vetura, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara humbi jetën viktima një femër rreth 65 vjeçare, ndërsa u lënduan edhe katër persona të tjerë, të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Continue Reading

Aktualitet

Punëtorët e KEK-ut protestojnë më 1 maj

Published

on

Sindikata e Re e Korporatës së Energjisë së Kosovës njoftoi për organizimin e një proteste më 1 Maj, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, për të kërkuar paga më dinjitoze dhe kushte më të mira pune për punëtorët e sektorit energjetik.

Protesta do të mbahet të mërkurën, në ora 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Në njoftimin e bërë publik, Sindikata thekson se puna e tyre përmban lodhje ekstreme, rrezik të përhershëm dhe sakrificë të përditshme, duke theksuar se “kjo punë nuk ka para që mund ta paguajë”.

Për të ilustruar realitetin e vështirë, sindikata ka shpërndarë edhe një fotografi të një punëtori me fytyrë të mbuluar nga pluhuri i zi, simbol i kushteve të rënda në të cilat punojnë minatorët dhe teknikët e KEK-ut.

“Protestojmë për një pagë dinjitoze dhe respekt për punën tonë”, thuhet në thirrjen publike, ku organizatorët ftojnë qytetarët dhe përfaqësuesit sindikalë të solidarizohen me kërkesat e tyre.

Continue Reading

Të kërkuara