Lajmet

​Të hënën dita e parë e Fitër Bajramit

Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Published

on

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njoftoi se muaji i madhëruar Ramazan përfundon ditën e diel, më 1 maj 2022. Dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është të hënën, më 2 maj 2022.

Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Manifestimi fillon në orën 04:50, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga profesori i FSI-së, dr. Bahri Hoxha.

Namazi i Fitër – Bajramit falet në orën 06:09, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti.

Hytben e Fitër – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.

Me rastin e festës së Fitër – Bajramit, ditën e parë, më 2 maj 2022, Kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e kryesisë nga ora 9:00-12:00.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës “uroi festën e Fitër – Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona”. 

Lajmet

Mbi 2 mijë e 400 gjoba trafiku shqiptohen nga Policia e Kosovës në 24 orët e fundit

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë shqiptuar 2412 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Gjithashtu, janë raportuar 34 aksidente trafiku me dëme materiale, dhe 18 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Policia e Kosovës ka arrestuar 20 persona, 16 janë dërguar në mbajtje, kurse 1 person është në vuajtje të dënimit./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një serb në Prishtinë, kishte urdhërarrest ndërkombëtar

Published

on

Një shtetas serb është arrestuar dje në Prishtinë rreth orës 16:00 ka njoftuar Policia e Kosovës, i njëjti kishte edhe urdhër arrest aktiv.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

URDHËRARREST NDËRKOMBËTAR

“Prishtinë / 30.10.2025 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas serb pasi që i njëjti kishte urdhër arrest. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Prishtina 01 në mesin e 16 skuadrave më të mira të Ligës së Kampionëve

Published

on

Skuadra kampione e Kosovës, Prishtina 01 ka shënuar një fitore të madhe të enjten mbrëma ndaj kampionit të Kroacisë, Novo Vrijeme, duke siguruar vendin e tretë në Grupin 4 dhe kualifikimin në mesin e 16 skuadrave më të mira të Ligës së Kampionëve të futsallit në “Elite Round”.

Pas humbjes së rëndë 19:1 ndaj Sportingu portugez, dy herë fitues i Ligës së Kampionëve, Prishtina 01 reagoi me një paraqitje fantastike dhe triumfoi 7:6 ndaj skuadrës kroate, nikoqire e ndeshjeve të këtij grupi.

Ndeshja e zhvilluar në Makarska u vendos në sekondat e fundit, kur Ramadan Alaj realizoi golin e fitores vetëm një minutë para fundit të takimit. Alaj, një nga lojtarët më të mirë të futsallit në Kosovë, shënoi golin vendimtar për suksesin e kryeqytetasve.

Halim Selmanaj kontribuoi me tre gola, ndërsa Arif Limani, Jeton Rukovci dhe Fitim Krasniqi shënuan nga një gol secili.

Kryeqytetasit do të përballen me Kairat Almaty të Kazakistanit më 1 nëntor, ndërsa Novo Vrijeme do të ndeshet me Sportingun, por pa gjasa për të kaluar tutje. Tri skuadrat e para të çdo grupi avancojnë në “Elite Round”.

Pas dy ndeshjeve të para, Sporting ka siguruar vendin e parë dhe avancimin si lider me gjashtë pikë, ndërsa Kairat Almaty dhe Prishtina 01 janë në luftë për vendin e dytë, secila me nga tre pikë. Novo Vrijeme mbetet në vendin e fundit pa pikë dhe pa mundësi për t’u kualifikuar.

Shorti për fazën e nokaut do të tërhiqet më 6 nëntor, ndërsa finalja e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve të futsallit do të zhvillohet në Pesaro, Itali./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Trump kufizon pranimet e refugjatëve në SHBA

Published

on

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka vendosur një kufi për pranimet e refugjatëve në 7500 për vitin fiskal 2026, më i rrepti ndonjëherë, sipas një dokumenti të Shtëpisë së Bardhë.

Vendimi është pjesë e përpjekjes për të ndryshuar politikat e refugjatëve në SHBA dhe në të gjithë botën.

Në vendimin vjetor për refugjatët më 30 shtator, Trump tha se tani do të pranonte kryesisht afrikano-jugorë nga pakica etnike e bardhë afrikane e vendit, pasi sipas tij, ata po përballen me persekutim racor në Afrikën e Jugut me shumicë të zezë, një pretendim i mohuar nga qeveria e vendit.

Trump pezulloi pranimet e refugjatëve kur mori detyrën në janar, duke thënë se kjo mund të vazhdonte vetëm nëse përcaktohej se ishte në interesin më të mirë të Shteteve të Bashkuara.

Disa javë më vonë, ai nisi një përpjekje për të sjellë afrikano-amerikanë, duke zemëruar aktivistët e të drejtave të refugjatëve.

Në një vendim të njoftuar sot, Trump tha se administrata e tij do të merrte në konsideratë sjelljen e “viktimave të tjera të diskriminimit të paligjshëm ose të padrejtë në vendet e tyre”.

Shtëpia e Bardhë tha gjithashtu se do të zhvendoste mbikëqyrjen e programeve të ndihmës për refugjatët nga Departamenti i Shtetit te Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara