Kronikë e zezë

​Sot nis gjykimi ndaj Dardan Krivaçës e Arbër Sejdiut për vrasjen e Marigona Osmanit

Prokuroria Themelore në Ferizaj në fund të muajit të kaluar ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve.

Published

on

Gjykata Themelore e Ferizajt nis sot gjykimin ndaj Dardan Krivaçës dhe Arbër Sejdiut si të dyshuar kryesorë për rastin e vrasjes së Marigona Osmanit në gusht të vitit të kaluar, një rast që kishte tronditur vendin dhe që ngjalli reagime të ashpra.

Prokuroria Themelore në Ferizaj në fund të muajit të kaluar ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve të cilët gjenden në paraburgim nga muaji gusht 2021.

Sipas aktakuzës së prokurorisë, me datë 22 Gusht 2021, të pandehurit Dardan Krivaça dhe Arbër Sejdiu, me dashje dhe në bashkëkryerje e privojnë nga jeta tani të ndjerën Marigona Osmani, me çka në bashkëkryerje kryejnë veprën penale “Vrasja e rëndë”.

Po ashtu, sipas prokurorisë, për të pandehurin Dardan Krivaça, ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

Ndërsa, i pandehuri Arbër Sejdiu, me dashje i ka ndihmuar të pandehurit Dardan Krivaça, në kryerjen e veprës penale të dhunimit, me çka kreu veprën penale ndihmë në kryerjen e dhunimit.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur të shpallen fajtorë për veprat penale për të cilat akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit.

Në fillim të këtij muaji u publikua edhe dosja e plotë e prokurorisë në rastin e Marigona Osmanit, ku përshkruheshin dëshmitë se si 18-vjeçarja ishte dhunuar e më pas kishte ndërruar jetë.

Nofullën e poshtme të thyer, thyerje të brinjëve, thyerje të unazave të qafës, këputje e palcës së qafës, lëndimet të syve, fytyrës dhe pothuajse në çdo pjesë të trupit, janë ato çfarë janë përshkruar në raportin e autopsisë.

Lëndimet e shumta apo siç thuhet në raport ‘poli trauma’, ka bërë që të vihet deri të vdekja e tanimë të ndjerës.

Lajmet

Një person humb jetën pasi ra në hapësirën e liftit në Fushë Kosovë

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme një person humbi jetën pasi ra në një hapësirë të liftit nga një lartësi prej 3 metrash në Fushë Kosovë.

Policia ka dhënë detaje shtesë rreth inicdentit, ku bëri të ditur se trupi i pajetë u identifikua në vend të ngjarjes dhe vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.

“Rr. Agron Rrahmani, Fushë Kosovë 22.10.2025 – NN. Raportohet se viktima mashkull kosovar, ka rënë nga një lartësi prej 3 metrash të një objekti në ndërtim, në pjesën për vendosjen e liftit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari për lojëra fati, kapen edhe armë, thikë e fishekë

Published

on

Një person është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në Pejë, pasi i njejti përveq se luante lojëra fati, gjatë bastisjes në atë lokal është gjetur dhe konfiskuar një armë me pesë fishekë, një thikë dhe tre telefona.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Binak Qela” në Pejë.

“Në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe inspektorët komunal të cilët kanë mbyllur lokalin pasi nuk ishte biznes i regjistruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Pesë kinezë hyjnë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, arrestohet shoqëruesi i mitur

Published

on

Një person i mitur shtetas i Serbisë është arrestuar në fshatin Seqisht në Han të Elezit. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i njëjti dyshohet se ka përcjellë pesë shtetas kinez në drejtim të Maqedonisë së Veriut të cilët dyshohet se kishin kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë. 

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë, kurse 5 shtetasit kinezë janë depërtuar në Serbi.

Fsh. Seqishtë, Hani i Elezit 21.10.2025 – 20:20. Është arrestuar i dyshuari i mitur -shtetas i Serbisë, pasi i njëjti nga njësitet policore është ndaluar derisa ishte duke përcjellë pesë shtetas kinez në drejtim të RMV-së, të cilët dyshohet se kishin kaluar kundërligjshëm kufirin nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës, për të vazhduar në drejtim të RMV-së. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 24-orë, ndërsa 5 shtetasit kinezë janë kthyer-depërtuar në Serbi”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./S.K/KP/PK/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdon seanca gjyqësore për vrasjen e 26 vjeçarit në Prizren

Published

on

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit, sot ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor për vrasjen e 26-vjeçarit, A.Th.

Dëshminë e tij pritet të bëj edhe mjeku ligjor në rast. Të dyshuarit janë E.A dhe H.B.

Kujtojmë se 26-vjeçari A.Th humbi jetën pasi u godit me thikë nga një person, në qytetin e Prizrenit dhe u hodh në rrugë nga një veturë në lëvizje.

Ai vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra, në korrik të vitit të kaluar./S.K/KP/

 

Continue Reading

Të kërkuara