Lajmet

​Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Published

on

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës në orën 12:00. Në rend dite janë miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, përgatitjet për seancë plenare, deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme.

Po ashtu do të shqyrtohet edhe Raporti vjetor i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për 2020, formimi i Komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, formimi i Komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media, si dhe shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

Lajmet

​Real Madridi shënon fitore të thellë në Ligën e Kampionëve, shkëlqen Mbappe

Published

on

Real Madridi ka triumfuar në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve me rezultat bindës 5-0 në transfertë kundër skuadrës Kairat Almaty. Ndeshja nisi me dominim të plotë të “Los Blancos”, të cilët e zhbllokuan rezultatin në minutën e 25-të me golin e Kylian Mbappé.

Francezi vazhdoi të ishte protagonist edhe në pjesën e dytë, duke shënuar golin e dytë në minutën e 52-të pas një aksioni të bukur të nisur nga Courtois.

Në minutën e 74-të, ai kompletoi dopietën personale, kësaj here me asistim nga Arda Güler, duke e çuar rezultatin në 3-0.

Në minutën e 83-të, Eduardo Camavinga u regjistrua në listën e realizatorëve pas një kombinimi me Rodrygon, ndërsa goli i pestë dhe i fundit erdhi në kohën shtesë (90’+3), kur Brahim Díaz përfitoi nga pasimi i Garcia-s dhe vulosi fitoren madhështore të madrilenëve.

Me këtë rezultat, Real Madridi jo vetëm që mori tre pikë të rëndësishme, duke arritur në gjashtë sosh pas dy ndeshjeve, por gjithashtu dërgoi një mesazh të qartë për rivalët se mbetet ndër favoritët kryesorë për trofeun e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve.

Fitore të rëndësishme regjistroi edhe skuadra e Berat Gjimshitit, Atalanta, e cila triumfoi kundër Club Brugge me rezultat 2 me 1.

Liga e Kombeve (UEFA Nations League) nisi në shtator 2018. “Nations League” është organizuar nga UEFA dhe aty marrin pjesë kombëtaret e Europës — secila skuadër e vendeve që janë anëtare të UEFA-s./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

​Aksident i rënë në Besi, lëndohet motoçiklisti

Published

on

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Besi të Prishtinës, ku si pasojë ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Në aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një motoçiklistë, teksa janë parë qytetarët janë mbledhur për t’ia dhënë ndihmën e parë.

Nga Policia e Kosovës ende nuk ka njoftim zyrtar./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

​Aksident i rënë në Besi, lëndohet motoçiklisti

Published

on

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Besi të Prishtinës, ku si pasojë ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Në aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një motoçiklistë, derisa janë parë edhe qytetarët të mbledhur për t’ia dhënë ndihmën e duhur.

Nga Policia e Kosovës ende nuk kanë dalur me njoftim zyrtar për opinion./S.K/KP/

 

Continue Reading

Botë

Mbyllet Qeveria amerikane, Trump kërcënon me reduktim të vendeve të punës për demokratët

Published

on

Qeveria amerikane nisi mbylljen në mesnatë pasi ligjvënësit dhe presidenti amerikan, Donald Trump, dështuan të arrinin një marrëveshje për shpenzimet gjatë bisedimeve të tensionuara që u kushtëzuan nga kërkesat e demokratëve që të financohet kujdesi shëndetësor.

Kjo është hera e parë që Qeveria amerikane mbyllet pas mbylljes më të gjatë në histori që zgjati 35 ditë para pothuajse shtatë vitesh.

Trump fajësoi demokratët për bisedimet që ngecën dhe kërcënoi se do të ndëshkonte partinë dhe votuesit e saj gjatë mbylljes, duke paralajmëruar se do të shënjestrojë disa prioritete progresive, duke detyruar shkurtime masive në vendet e punës në sektorin publik.

“Do të largojmë nga puna shumë njerëz që do të preken shumë dhe ata do të jenë demokratë”, tha Trump për gazetarët në Zyrën Ovale.

Ai shtoi se shumë gjëra të mira do të vijnë nga mbyllja, duke sugjeruar se do ta përdorë këtë ndërprerje për të hequr qafe shumë gjëra që nuk i donim, dhe ato gjëra do të jenë të demokratëve.

Operacionet qeveritare nisën të paralizoheshin pas mesnatës, pas një përpjekje të dështuar në Senat për miratimin e një rezolute rezolutë afatshkurtër të financimit, që veçse është miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Kërcënimi i Trumpit për shkurtime të reja të vendeve të punës ka rritur shqetësimet në mesin e punëtorëve federalë, pas largimeve masive nga puna më herët gjatë këtij viti nga Departamenti për Efiçiencë Qeveritare që u drejtua nga Elon Musk..

Pothuajse të gjithë demokratët në Senat votuan kundër projektligjit që kishte kaluar në Dhomën e Përfaqësuesve.

Qeveria federale është mbyllur 21 herë që nga viti 1976, kur Kongresi miratoi procesin e ri për miratimin e buxhetit. Disa mbyllje kanë zgjatur vetëm disa orë dhe nuk kanë pasur ndikim në funksionimin e Qeverisë.

Mbyllja më e gjatë, ndërkaq, nisi më 22 dhjetor 2018, kur demokratët dhe Trumpi nuk arritën pajtim për 5.8 miliardë dollarët që presidenti i kërkonte për murin në kufi me Meksikën.

Atëbotë, pothuajse 380 mijë punonjës federalë u dërguan në pushim administrativ, ndërkaq 420 mijë të tjerë punuan pa pagesë.

Mbyllja e re nuk do të prekë funksionet vitale, sikurse janë shërbimet postare, ushtria, programet për mirëqenie. Por, deri në 750 mijë punonjës mund të dërgohen në shtëpi dhe nuk do të mund të paguhen derisa të përfundojë mbyllja, sipas Zyrës për Buxhet të Kongresit./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara