Sport

​Shkruan Marca: Kosova nuk do të trajtohet si komb, nuk do të ketë himn e as flamur

Published

on

Më 31 Mars 2021 Kosova do të ballafaqohet me Spanjën në stadiumin “Estadio La Cartuja” të Sevillas për kualifikimet për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Që prej kur u mësua shorti, filluan diskutimet e shumta rreth zhvillimit të kësaj ndeshjeje për shkak se Spanja ende nuk e ka njohur Kosovën si shtet sovran dhe i pavarur.

Tashmë kur ndeshja është shumë afër, gazeta e njohur spanjolle “Marca” ka shpalosur detaje shumë të rëndësishme rreth kësaj ndeshjeje e të cilat nuk janë aspak të mirëseardhura për kombëtaren tonë për shkak të mënyrës se si pritet të bëhet trajtimi i saj.

Gjithnjë sipas “Marcas”, Federata Spanjolle e Futbollit ka punuar për muaj me Ministrinë e Punëve të Jashtme për organizimin e ndeshjes midis Spanjës dhe Kosovës. “Las Rozas” gjithmonë ka dashur t’i japë normalitetin më të madh të mundshëm një skuadre si Kosova me faktin se shteti spanjoll nuk e njeh sovranitetin e Kosovës, ashtu sikur edhe Gjeorgjia dhe Greqia.

Ministria e Punëve të Jashtme ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në mënyrë që ekipi kosovar të ketë qasje dhe të luajë në Spanjë. Por protokolli do të jetë më i veçantë i përjetuar ndonjëherë në ndeshjet e organizuara nga Spanja.

Nuk mund të ketë referencë për Kosovën si një komb sovran në trajtimin e RFEF-it ndaj ekipit. Kështu, atyre do t’iu referohet si “Ekipi nga territori i Kosovës”.

E njëjta gjë do të ndodh me flamurin, i cili nuk mund të shfaqet pranë atij spanjoll si ai i një vendi sovran. Ose himni, formula e të cilit nuk mund të paraqitet si klasike e tingujve të një himni kombëtar. Do të prezantohet si muzikë e dhuruar nga territori i Kosovës.

Këto detaje ndikojnë gjithashtu në rrëfimin e lojës nga mediat shtetërore, TVE (pronari i të drejtave) dhe RNE. Nuk mund të ketë referenca për Kosovën si një komb sovran. Gjithçka duhet të rregullohet në parametrat e vendosur për të folur në lidhje me zgjedhjen e territorit të Kosovës.

Spanjë-Kosovë do të luhet më 31 mars në La Cartuja dhe do të jetë ndeshja e tretë kualifikuese e Spanjës për Kupën e Botës 2022.

Lajmet

Vdes në moshën 74-vjeçare boksieri Nazif Gashi

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen e boksierit, Nazif Gashi i cili ndërroi jetë në moshën 74-vjeçare.

Ajo ka thënë se kujtimi për Gashin do të mbetet i paharruar dhe inspirues për brezat që vijnë.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Nazif Gashit, njërit prej emrave më të shquar në historinë e sportit të Kosovës dhe pjesëtar i gjeneratës së artë të boksit prishtinas.Si boksier i klubit “Prishtina”, u bë simbol i guximit, disiplinës dhe përkushtimit. Fitoret dhe paraqitjet e tij na bënë krenar dhe e shndërruan Prishtinën në njërin prej klubeve më të suksesshme të kohës. Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve, Federatës së Boksit të Kosovës dhe gjithë komunitetit sportiv”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të presidentes.

Gashi ishte pjesë e gjeneratës së artë të Prishtinës që për shumë vite, dominoi në shtetin e dikurshëm federativ.

Për vdekjen e Gashit kanë njoftuar familjarë të tij./S.K/EO/

 

Continue Reading

Lajmet

Kupa e Kosovës: Shorti prodhon dy super derbi

Published

on

Dy ndeshjet kryesore të 1/8-ës së finales në Kupën e Kosovës në futboll janë Prishtina- Ballkani dhe Drita- Llapi.

Të katër këto skuadra e kanë fituar së paku një herë trofeun e këtij kompeticioni.

Ndërsa Gjilani do të luajë kundër Lirisë, Feronikeli 74’ do ta ketë përballë Dinamon, teksa Drenica sfidon Ferizajn.

Dukagjini ballafaqohet me Prishtinën e Re, Vushtrria ndeshet me Vëllaznimin dhe Trepça 89 pret Malishevën.

Shorti është hedhur sot në Federatën e Futbollit të Kosovës./S.K/EO/

 

Continue Reading

Lajmet

Sergio Ramos drejt gjigantit anglez

Published

on

Sergio Ramos nuk do të vazhdojë kontratën me Rayados de Monterrey dhe pritet të kthehet në Evropë gjatë merkatos së dimrit.

Megjithëse edhe pse ka pasur interesim nga Boca Juniors, mbajtja pranë familjes dhe dëshira për të luajtur në nivel të lartë e bëjnë Manchester United destinacionin e mundshëm për të.

Sipas mediave angleze, Man Utd i ka ofruar një kontratë afatshkurtër me role kyçe dhe pagesë të kënaqshme, duke e parë Ramos si një udhëheqës të nevojshëm për mbrojtjen./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Barcelona rikthehet në një ndeshje evropiane në “Camp Nou” pas 1140 ditësh

Published

on

Barcelona sonte do t’i bëjë konak Eintracht Frankfurtit në Ligën e Kampionëve, ndeshje kjo që do të luhet në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës së Kampionëve këtë edicion.

Takimi do të jetë i veçantë edhe në një aspekt tjetër, pasi Barcelona rikthehet të luajë një ndeshje evropiane në shtëpinë e saj, pas një kohe të gjatë.

Barça luan në “Camp Nou” pas saktësisht 1140 ditësh, nga ora 21:00

Herën e fundit luante ndaj Bayern Munchenit në kuadër të fazës së grupeve të sezonit 2022/23.

Barcelona mposhtej 3-0, me golat që i shënonin Sadio Mane, Eric Maxim Chuopo-Moting dhe Benjamin Pavard./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara