Lajmet

​SHBA miratoi ilaçin më të shtrenjtë në botë, një dozë kushton 3.5 milionë dollarë

Një analizë sugjeron se është një çmim relativisht i drejtë për efektin e tij.

Published

on

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) sapo ka miratuar një trajtim të ri për një sëmundje të rrallë të koagulimit të gjakut. Duke marrë parasysh që një dozë do të kushtojë 3.5 milionë dollarë, është ilaçi më i shtrenjtë në botë.

Megjithëse shuma për trajtimin duket e madhe, një analizë e kohëve të fundit e kostos së efektivitetit të ilaçit sugjeron se është një çmim relativisht i drejtë për efektin e trajtimit – të paktën në SHBA.

Ilaçi Hemgenix është një terapi gjenetike për hemofilinë B, një sëmundje e rrallë gjenetike që shkakton dëmtim të koagulimit të gjakut. Simptomat më serioze përfshijnë episodet e gjakderdhjes që janë të vështira për t’u ndalur.

Hemofilia B zakonisht është më e zakonshme te meshkujt sesa te femrat. Vlerësohet se pothuajse 8.000 burra në SHBA vuajnë aktualisht nga kjo sëmundje gjatë gjithë jetës.

Ilaçi kryesor që përdoret aktualisht për trajtimin e hemofilisë B në SHBA u siguron pacientëve një faktor koagulues shumë të nevojshëm, por është një trajtim i përjetshëm dhe për këtë arsye i kushtueshëm.

Ata me simptoma të rënda kërkojnë një regjim trajtimi rutinë dhe të shtrenjtë, efektiviteti i të cilit mund të dobësohet me kalimin e kohës, shkruan Science Alert.

Ekspertët vlerësojnë se gjatë jetës së një pacienti individual të rritur me hemofili B të moderuar deri në të rëndë në SHBA, shpenzohen nga 21 deri në 23 milionë dollarë për ilaçe.

Kostot e trajtimit në Britani të Madhe janë më të lira se në SHBA apo gjetkë në Evropë, por ende shkojnë në dhjetëra miliona dollarë për pacient gjatë jetës së tyre.

Agjencia Evropiane e Barnave dhe rregullatorët e saj të barnave në Britani të Madhe dhe Australi po rishikojnë gjithashtu përdorimin e terapisë gjenetike për sëmundjen. Do të jetë interesante të shihet se sa prodhuesit e barnave lejohen të ngarkojnë Hemgenix në pjesë të tjera të botës.

Aktualitet

​Rritet dukshëm numri i operacioneve në vena në Klinikën e Kirurgjisë

Published

on

Në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës është rritur dukshëm numri i operacioneve në vena, në kuadër të Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare.

Vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, janë operuar 244 pacientë që kanë qenë në lista të pritjes, njofton QKUK.

Kjo shifër është dukshëm më e lartë krahasuar me vitet e kaluara, falë edhe investimeve që janë bërë në këtë klinikë.

Gjatë vitit 2024 ishin kryer 225 operacione në vena dhe bazuar në ritmin e punës së gjysmë vitit, por edhe planin e punës së klinikës, pritet që ky numër të rritet edhe më tutje.

Continue Reading

Lajmet

Apple po përgatitet të prezantojë iPhone e parë të palosshëm

Published

on

Apple pritet të prezantojë modelin e parë të iPhonet me ekran të palosshëm në vitin 2026, sipas informacioneve të fundit që vijnë nga burime të besueshme në industrinë e teknologjisë.

Ky telefon i ri do të sjellë një ndryshim të rëndësishëm në dizajnin dhe funksionalitetin e smartphoneve të kompanisë amerikane.

Sipas të dhënave, iPhone i palosshëm do të ketë një ekran të jashtëm OLED prej 5.5 inçësh dhe një ekran të brendshëm më të madh, OLED 7.8 inç, me rezolucion të lartë, që do të përdorë teknologji të avancuar për të eliminuar pengesat gjatë palosjes. Mekanizmi i palosjes do të jetë në stilin e librit, i ngjashëm me atë të modeleve të njohura të Samsung.

Materialet e përdorura për kuadratin dhe mekanizmin do të jenë një kombinim titani dhe çeliku inox, duke siguruar qëndrueshmëri dhe rezistencë të lartë ndaj përdorimit të përditshëm. Një ndryshim i rëndësishëm në këtë model është përdorimi i sensorit Touch ID të integruar në butonin anësor, në vend të Face ID, që do të ndihmojë në ruajtjen e një dizajni më të hollë dhe të komod.

Çmimi i këtij modeli pritet të jetë mbi 2000 dollarë, duke e pozicionuar atë në segmentin premium të smartphoneve./Telegrafi

Continue Reading

Lajmet

OnePlus me një kabllo speciale për karikimin e telefonit

Published

on

OnePlus ka sjell në treg një kabllo të re për karikim me dy mundësi që të karikojë në të njëjtën kohë.

Ai mund të karikojë njëkohësisht smartphone dhe smartwatch. Karikimi bëhet përmes kabllos standard USB-C, por kjo kabllo ka në mes një shtesë me pin-a të posaçëm.

Kjo shtesë mund të karikojë orët inteligjente OnePlus Watch 2, Watch 2R dhe Watch 3. Nëse karikohet vetëm telefoni OnePlus, fuqia e karikimit arrin deri në 80W, ndërsa nëse karikohen të dy pajisjet njëkohësisht, telefoni do të karikohet me fuqi 67W, kurse ora me 10W.

Çmimi i kabllos është 27.99 euro dhe ajo nuk vjen me adapter./Telegrafi

Continue Reading

Kulturë

Armend Rexhepagiqi nderohet me “Hyjneshën në Fron” dhe mirënjohje të veçantë

Published

on

Artistit të njohur, Armend Rexhepagiqi, i është dorëzuar sot çmimi “Hyjnesha në Fron” nga Komuna e Prishtinës, si shenjë vlerësimi për kontributin e tij të çmuar në kulturën muzikore dhe artistike të vendit.

Ceremonia është mbajtur në kryeqytet, ku kryetari Përparim Rama ia ka ndarë gjithashtu një mirënjohje të veçantë.

Në mirënjohje thuhet: “I pakompromis që nga tingulli i parë – një zë që i flet kohës. Me stilin dhe shpirtin tënd, frymëzove breza. Fjalët e tua s’ishin thjesht – ishin zemër. Kultura shqiptare mban gjurmën tënde të pashlyeshme. Prishtina të njeh, Kosova të këndon”.

Koncerti zhvillohet në Pallatin e Rinisë më 19 korrik dhe përveç krijimtarisë tashmë të njohur, Rexhepagiqi do të interpretojë këngët e reja si: “Kutia e zezë”, “Boll m’ke dalë”, “Dyfish ma pak”, “S’o dashni”, “Ma ke n’alë” dhe “Krejt Prishtinën për ditëlindje”.

Armend Rexhepagiqi është autor i shumë hiteve të pavdekshme të muzikës shqipe dhe një nga emrat që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në tekstet dhe këngët e qindra artistëve ndër vite. /Telegrafi

Continue Reading

Të kërkuara