Lajmet

​ShBA me sanksione për Rusinë dhe Iranin

ShBA-ja i akuzon këto dy vende për arrestim të paligjshëm të amerikanëve.

Published

on

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë caktuar sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit, gjegjësisht ndaj Shërbimit Federal rus, që njihet si FSB dhe ndaj Gardës Revolucionare të Iranit.

ShBA-ja i akuzon këto dy vende për arrestim të paligjshëm të amerikanëve.

Në listën e sanksioneve përfshihen katër komandantë të lartë të shërbimit të inteligjencës së Gardës Revolucionare, por të paktën njëri prej tyre tashmë ishte sanksionuar, shkruan CNN.

FSB-ja ruse është gjithashtu subjekt i sanksioneve të mëparshme të Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarët e lartë të administratës së presidentit Joe Bide, thanë në kushte anonimiteti se sanksionet e reja synojnë të nënvizojnë pasojat për ata që përpiqen të përfitojnë nga ndalimi i paligjshëm i qytetarëve amerikanë për të ushtruar presion politik ose për të kërkuar lëshime nga Washingtoni.

Nuk janë të paktë të burgosurit amerikanë në burgjet e Rusisë dhe Iranit, dy vende që kanë acaruar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.

Në muajin e kaluar Shërbimi Federal i Sigurisë të Rusisë, e ka arrestuar gazetarin amerikan të Wall Street Journal, Evan Gershkovich me dyshimin për spiunazh.

Ish-marinsi amerikan Paul Whelan, i cili po vuan dënimin me 16 vjet burg në Rusi, është shpallur fajtor për spiunazh. 

Lajmet

Kush është 67-vjeçarja që Trump i besoi postin më të rëndësishëm në Uashington

Published

on

By

Donald Trump emëroi Susie Wiles si shefe të stafit të Shtëpisë së Bardhë, në emërimin e tij të parë si president i zgjedhur.

Wiles do të jetë gruaja e parë në histori që merr këtë rol – një nga postet më të rëndësishme në Uashington.

Por kush është 67-vjeçarja që njihet si një nga bashkëpunëtoret më të besuara të Trump?

Wiles, me origjinë nga Florida, është një nga figurat republikane më të respektuara, megjithëse ka qëndruar kryesisht larg qendrës së vëmendjes, pavarësisht se ka qenë në pozita të larta të politikës amerikane për dekada.

Ajo është vajza e lojtarit të ndjerë të NFL-së, Pat Summerall.

Wiles filloi karrierën e saj në zyrën e përfaqësuesit republikan të Nju Jorkut, Jack Kemp, në vitet 1970, përpara se të përfshihej në fushatën e Ronald Reagan-it dhe të merrte rolin e planifikueses në Shtëpinë e Bardhë.

Pas kësaj, Wiles u zhvendos në Florida, ku mori role të ndryshme, përfshirë këshilltaren e dy kryebashkiakëve të Jacksonville, si dhe ndihmoi Rick Scott të fitonte si guvernator i Floridës në vitin 2010. Ajo aktualisht është një senatore në SHBA.

Wiles gjithashtu ndihmoi në shpëtimin e fushatës së vitit 2018 të guvernatorit të Floridës, Ron DeSantis, i cili fitoi pasi fillimisht kishte hasur në vështirësi.

Në lidhje me marrëdhënien e saj me Trump, Wiles drejtoi përpjekjet e tij në vitin 2016 në Florida, ku fitorja e tij në këtë shtet ndihmoi Trump të shkojë në Shtëpinë e Bardhë.

Trump tha se ajo ishte gjithashtu një “pjesë integrale” e fushatës së tij të vitit 2020 dhe shërbeu si bashkë-menaxhere në përpjekjen e tij të tretë për Shtëpinë e Bardhë këtë vit. Ai e përshkroi atë si një “vajzë të akullt” në fjalimin e tij të fitores të mërkurën.

Gjatë fushatës, Trump shpesh i referohej Wiles dhe e lavdëronte publikisht lidershipin e saj.

“Ajo është e pabesueshme. E pabesueshme,” tha ai në një tubim në Milwaukee në fillim të këtij muaji.

Emërimi i saj në postin e shefes së stafit të Shtëpisë së Bardhë është pritur jashtëzakonisht mirë nga republikanët.

Continue Reading

Lajmet

​Zubin Potok, braktiset një veturë me mall të kontrabanduar

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në fshatin Bubë në Zubin Potok, në një veturë të braktisur kishte mall që dyshohet se ishte i kontrabanduar.

Sipas policisë njësiti i KFOR-it kishte has në veturën e cila më pas së bashku me mallin është dërguar në terminalin doganor.

“Njësiti i KFOR-it ka hasur në një veturë të cilën e kishte braktisur një i dyshuar i cili kishte ikur nga vendi i ngjarjes. Vetura kishte të ngarkuar mall (birra) që dyshohet se janë të kontrabanduara. Vetura e dyshuar së bashku me mallin është dërguar në terminalin doganor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Lajmet

Metsola pas takimit me Osmanin: Angazhimi në dialog duhet të çojë në përparim

Published

on

By

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka njoftuar për takimin që ka zhvilluar një ditë më parë me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Budapest.

Metsola tha se me Osmanin kanë diskutuar për përpjekjet e Kosovës për një të ardhme evropiane, duke theksuar se angazhimi në në dialog duhet të çojë në përparim.

Ajo ka theksuar edhe angazhimin e Kosovës ndaj Planit të Rritjes dhe për tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian.

“Me Presidenten Vjosa Osmani, diskutova për përpjekjet e Kosovës për një të ardhme evropiane. Përshëndeta angazhimin e vendit ndaj Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe integrimit gradual në tregun e përbashkët të BE-së. Angazhimi në dialogun Prishtinë-Beograd duhet të çojë në përparim ”, ka shkruar Metsola në llogarinë e saj në platformën “X”.

 

 

 

Continue Reading

Lajmet

​Rama: Shqipëria merr stafetën e mikpritësit të Komunitetit Politik Europian

Published

on

By

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mori pjesë një ditë më parë në Budapest, Hungari, në takimin e pestë të Komunitetit politik Europian, së bashku me 47 kryetarë shtetesh e qeverish nga e gjithë Evropa.

Liderët pjesëmarrës diskutuan mbi sfidat e sigurisë me të cilat përballet Evropa, në seancën plenare, e cila u pasua nga katër sesione kryesore mbi temat e migracionit dhe sigurisë ekonomike.

Kryeministri Rama ndau foto nga takimet e mbajtura, teksa Shqipëria sipas Ramës mori stafetën e mikpritësit të Komunitetit Politik Evropian në gjysmën e parë të 2025.

“Fotoalbumi i një tjetër dite domethënëse të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, ku vendi ynë mori stafetën e mikpritësit të Komunitetit Politik Europian në gjysmën e parë të 2025”, u shpreh Rama.

Continue Reading

Të kërkuara