

Published
4 years agoon
By
Betim GashiAgjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin shtator të këtij viti, të cilat tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 43.1% në muajin shtator 2021, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2020, gjegjësisht në vlerë prej 351.3 milionë eurosh, krahasuar me deficitin 245.5 milionë eurosh në vitin 2020. Sipas ASK-së, eksporti mbulon importin me 16.5%.
“Eksporti i mallrave në muajin shtator 2021 kishte vlerën 69.3 milion euro, ndërsa importi 420.6 milion euro, që është një rritje prej 66.2% për eksport dhe 46.4% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020. Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 29.4% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 24.4% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 9.8% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 7.9% e përbëjnë produktet bimore; 7.2% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 5.9% e përbëjnë produktet minerale; 3.3% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, etj. Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 16.3% e përbëjnë mjetet e transportit; 13.1% e përbëjnë produktet minerale; 12.4% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 10.5% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10.2% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 6.8% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 6.8% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, etj. Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së (27) arritën në 19.3 milion Euro, ose rreth 28.0% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 40.4%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (8.6%), Italia (5.8%), Holanda (2.4%), etj. Importet e Kosovës nga vendet e BE-së (27) ishin rreth 158.0 milion Euro, ose 37.6% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 34.7%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (11.4%), Greqia (4.2%), Sllovenia (4.0%), Italia (3.9%), etj. Në muajin shtator 2021, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-së arritën në 23.4 milion Euro, ose 33.8% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 26.1%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-së ishin: Shqipëria (14.2%), Maqedonia e Veriut (10.8%), Serbia (4.8%), dhe Mali i Zi (3.0%). Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së në muajin shtator 2021 arritën në 78.8 milion Euro, ose 18.7% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 26.1%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (6.2%), Serbia (6.0%), dhe Maqedonia e Veriut (5.0%)”, thuhet në njofitm.
Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 26.5 milion ëuro, ose 38.2%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: SHBA me 19.2% dhe Zvicra me 6.6%.
“Ndërsa importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 183.8 milion Euro, ose 43.7%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (11.0%) dhe SHBA (10.9%)”, thuhet në njoftim.
Lajmet
Maqedonci në paradën kroate për 30 vjetorin e operacionit “Stuhia”: Kosova dhe Kroacia kontribojnë për paqe në rajon
Published
2 hours agoon
September 9, 2025By
UBTnews
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në paradën e ushtrisë kroate, në rastin e shënimit 30 vjetorit të operacionit “Stuhia”.
Ky operacion i ushtrisë kroate ishe vendimtar në çlirimin e Kroacisë.
Maqedonci tha se në këtë operacion morën pjesë edhe shumë shqiptarë – duke kontribuar në çlirimin e Kroacisë.
Tutje, ka thënë se sot – dy shtetet, Kosova dhe Kroacia kontribojnë për paqe në rajon.
“Në paradën e ushtrisë kroate, për të shënuar 30 vjetorin e Operacionit “Stuhia” (“Oluja”), vendimtar për çlirimin e Kroacisë. I ftuar nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kroacisë, z. Ivan Anušić, me nderime e ndoqa këtë parakalim të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë, më i madhi i tillë i ushtrisë kroate që nga pavarësimi i Kroacisë më 25 qershor 1991. Operacioni “Stuhia” (Operacija Oluja), ishte një operacion i ushtrisë kroate (HV) i zhvilluar nga 4 deri më 7 gusht të vitit 1995, kundër trupave të kuazi-shtetit të vetëshpallur, Republikës Serbe të Krajinës. I pasuar me luftime deri më 14 gusht, Operacioni “Stuhia” ishte vendimtar në Luftën Kroate për Pavarësi (1991 – 1995)”, ka thënë ai.
“Shumë shqiptarë ishin pjesë e këtij operacioni dhe luftuan krah për krah me ushtarët kroatë, duke i kontribuar çlirimit të popullit kroat dhe pavarësimit të Kroacisë nga Jugosllavia e dominuar nga Serbia. Luftërat në Jugosllavi gjatë dekadës së fundit të shekullit XX, e kanë përafruar popullin shqiptar me popullin kroat, përballë politikave hegjemoniste dhe kriminale të Serbisë. Kosova dhe Kroacia janë dy shtete aleate që angazhohen për paqe në rajon, sepse shqiptarët dhe kroatët janë dy popuj miq, që besojnë te demokracia dhe fqinjësia e mirë. Ne nuk e harrojmë të kaluarën, andaj do të angazhohemi së bashku që ajo të mos përsëritet”, ka thënë Maqedonci./D.B/EO
Lajmet
Transportonte marihuanë drejt Kosovës, kërkohet paraburgim për shtetasin e Shqipërisë
Published
2 hours agoon
September 9, 2025By
UBTnews
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit me inicialet G.B., shtetas i Republikës së Shqipërisë, nën dyshimin për veprën penale të shitblerjes së paautorizuar të narkotikëve të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, më 08.09.2025, rreth orës 17:55, në fshatin Ponoshec, Komuna e Gjakovës, gjatë një kontrolli rutinë të realizuar nga patrulla e policisë kufitare e SPMK–Ponoshec, është ndalur një veturë me targa të huaja, e cila drejtohej nga i dyshuari G.B., i cili kishte hyrë në Kosovë nga Shqipëria.
Gjatë komunikimit me të dyshuarin, policia ka ndier një aromë të dyshimtë për substanca narkotike.
Pas pyetjes nëse posedonte ndonjë send të jashtëligjshëm, i dyshuari kishte mohuar, por me asistimin e njësisë K9 dhe gjatë kontrollit të detajuar të automjetit, janë zbuluar dy qese me narkotik të dyshuar të llojit marihuanë, të fshehura në bagazh, me peshë prej 1 kg e 048 gram, një qese e vogël me peshë 1.77 gram, e fshehur nën plastikën e fshesave të automjetit, si dhe automjeti, 246 euro dhe 5,000 lekë shqiptare janë sekuestruar nga autoritetet policore si prova materiale.
Prokuroria ka bërë të ditur se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve dhe për këtë arsye ka kërkuar që ndaj tij të caktohet masa e paraburgimit për shkak të rrezikut të ikjes dhe mundësisë së përsëritjes së veprës penale.
I dyshuari ndodhet aktualisht në ndalim 48-orësh, me vendim të Prokurorit të Shtetit, dhe do të dalë para gjykatës për shqyrtimin e kërkesës për paraburgim./D.B/KP
Lajmet
Arrestohet një person i dënuar për posedim të paautorizuar të armëve dhe narkotikëve
Published
2 hours agoon
September 9, 2025By
UBTnews
Policia e Kosovës në Prishtinë ka arrestuar një person të dënuar me 1 vit burgim i cili ishte në kërkim. Bëhet fjalë për një 38 vjeçar – shtetas i Kosovës, me inicialet J.XH.
Personi i kërkuar ishte i dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Blerje, posedim dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve dhe mbajtje ose posedim i paautorizuar i armëve”.
I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit./D.B/KP
Lajmet
Njoftim për prindërit nga Lugina e Preshevës, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe vendet tjera të banuara me shqiptarë
Published
2 hours agoon
September 9, 2025By
UBTnews
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton se prindërit nga Lugina e Preshevës, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, si dhe nga vendet tjera të banuara me shqiptarë, të cilët kanë fëmijë të regjistruar në shkollat e Republikës së Kosovës, kanë të drejtë të aplikojnë për subvencionim për tekste mësimore dhe materiale shkollore.
Për qytetarët rezidentë në Republikën e Kosovës nga këto rajone, të cilët për shkak të mungesës së dokumentacionit nuk mund të kryejnë aplikimin përmes platformës e-Kosova, sqarojmë se, platforma e-Kosova është e ndërlidhur me Regjistrin e Personave me Lejeqëndrim.
Për të realizuar me sukses aplikimin, është e domosdoshme të plotësohen dy kushte:
- Numri i lejeqëndrimit të prindit aplikues duhet të jetë i ndërlidhur me numrin personal të fëmijës, të regjistruar në Regjistrin Civil. Në rast të mospërputhjes, prindi duhet të paraqitet në zyrën e gjendjes civile për të bërë ndërlidhjen e numrit personal të prindit me atë të fëmijës.
- Xhirollogaria bankare duhet të jetë në emër të prindit aplikues dhe e raportuar në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK) me numrin personal të lejeqëndrimit.
Pasi të jenë përmbushur këto dy kushte, aplikimi në platformën e-Kosova do të mund të realizohet me sukses.
Për çdo paqartësi ose për ndihmë gjatë procesit të aplikimit, ju lutemi të kontaktoni institucionet përkatëse ose të vizitoni faqen zyrtare të MAShTI./D.B/EO

Revolucion në teknologji, telefoni më i hollë i lakuar deri më sot

Dasma e Selena Gomez, zbulohet lista e të ftuarve

Eminem i kërkoi ndjesë publike të ëmës për këngën e dikurshme fyese – nuk e interpreton më

Maqedonci në paradën kroate për 30 vjetorin e operacionit “Stuhia”: Kosova dhe Kroacia kontribojnë për paqe në rajon

Transportonte marihuanë drejt Kosovës, kërkohet paraburgim për shtetasin e Shqipërisë

Arrestohet një person i dënuar për posedim të paautorizuar të armëve dhe narkotikëve

Njoftim për prindërit nga Lugina e Preshevës, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe vendet tjera të banuara me shqiptarë

Bayrou niset t’ia dorëzojë dorëheqjen Macronit

Begaj takohet me Kamberin: S’do të heqi dorë nga përpjekjet për unifikimin e faktorit shqiptar
Të kërkuara
-
Aktualitet2 weeks ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Kërkime2 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA
-
Aktualitet2 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT shpall konkurs për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2025/26