Lajmet

​PSD i dorëzon Kurtit peticionin që kundërshtonte marrëveshjet me Serbinë

Aktiviteti i PSD-së përfundoi i qetë dhe pa incidente.

Published

on

Partia Socialdemokrate në një aktivitet simbolik i ka dorëzuar para hyrjes së qeverisë mbi 205 mijë nënshkrime nga qytetarët e Kosovës kur Lëvizja Vetëvendosje kishte organizuar një peticion kundër marrëveshjeve me Serbinë, ku ishte edhe marrëveshja për energjinë.

Dardan Molliqaj ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti në atë kohë e kishte nënshkruar këtë peticion së bashku me 205 mijë qytetarë të vendit, përfshirë këtu marrëveshjen e nënshkruar për energjinë në veri, e cila u formalizua ditë më parë nga qeveria aktuale.

Molliqaj ka thënë se Albin Kurti nuk ka mandat të nënshkruan marrëveshje politike etnike, pa marrë edhe mbështetjen e qytetarëve. Molliqaj i pyetur nga KosovaPress për mosliberalizimin e vizave dhe vizitën e Lajçak në Kosovë, ka thënë se ky i fundit nuk do ta dërgoi vendin në një marrëveshje përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë.

“Sipas nesh kjo marrëveshje është në logjikën e vjetër e ndarjes etnike në Kosovë, ne sot këtu edhe qysh po i shihni i kemi sjellë mbi 205 mijë nënshkrimet të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët e kishin kundërshtuar në mes të tjerash edhe këtë marrëveshje, ne qytetarët e nënshkruar në këtë peticion i kundërshtojmë marrëveshjet e datës 25 gusht 2015 të nënshkruara me Serbinë, që lidhën me krijimin e asociacionin , bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë, barrikada në murin Ibër, kodit telefonik shtetëror, marrëveshja për energjinë, si dhe marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi. Pra kemi të bëjmë me marrëveshjen për energjinë, tutje në këto marrëveshje thuhet se Kosovën e ndanë në vija etnike duke krijuar entitet të ri politik serb brenda Kosovës që rrezikon copëtimin e territorit, mosfunksionimit të shtetit, pengimit të zhvillimit ekonomik dhe qon drejtë një bashkë qeverisje midis Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar Molliqaj.

Molliqaj ka shtuar se Kurti nuk ka mandat për të nënshkruar marrëveshje të cilat janë të dëmshme për Kosovën.

“Besoj që kurrë më shumë se sot Albin Kurti duhet të ketë parasysh që s’ka mandat për këto marrëveshje, që s’ka mandat me bo marrëveshje etnike në Kosovë dhe po ashtu i ka mbi 205 mijë qytetarë të republikës së Kosovës në mesin e tyre edhe veten e tij që e kanë kundërshtuar ky është vullnet politik më shumë së ai në zgjedhje në zgjedhje ka garuar për çështje të tjera, e po servon për çështje të tjera”, deklaroi Molliqaj.

Miroslav Lajçak sipas Molliqajt nuk është i duhur për të quar Kosovën në një marrëveshje me Serbinë.

“Nëse qeveria tentoi t’i marrë meritat për mosliberalizim duhet t’i merr edhe përgjegjësit. Unë besoj që përgjegjësia e mosliberalizimit të vizave është e Bashkimit Evropian dhe nuk është meritë e kësaj qeverie e as nuk është përgjegjësi e kësaj qeverie direkt, krejt çka ka bërë qeveria Kurti i ka ndërruar vetëm emrat në vend se me qenë Isa Mustafa në takim është Albin Kurti, në vend se me qenë Edita Tahiri është Besnik Bislimi por marrëveshjet e këqija po mbesin të njëjta… Procesi në dialogun e Brukselit e udhëhequr nga Lajçak nuk ka sinjale që dërgon në një marrëveshje përfundimtare drejt të zbatueshme që i rrit gjasat për fqinjësi të mirë mes Kosovës dhe Serbisë, që ne e quajm paqe e përhershme mes popujve kjo është ngurtësim i konfliktit edhe vazhdimësi e tij”, tha Molliqaj.

Aktiviteti i PSD-së përfundoi i qetë dhe pa incidente.

Lajmet

Nol Nushi lirohet nga akuza për huliganizëm në protestën e 2015-ës

Published

on

By

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, tani sekretar në Partinë Socialdemokrate, Nol Nushi, lidhur me akuzën për veprimet në protestën e mbajtur në nëntor të 2015-ës, saktësisht për veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”.

Aktgjykimi ndaj Nushit u shpall të mërkurën nga gykatësja Donikë Shala-Abdyli, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Nushi u lirua nga akuza për veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, me arsyetimin se nuk është vërtetuar se ka kryer veprimet e përshkruara si në aktakuzë.

Nga administrimi i provave në këtë shqyrtim gjyqësor, gjendja faktike e përshkruar si në pikën 1 të dispozitivit nuk është vërtetuar”, tha gjykatësja.

Ndërsa, për veprat penale  “Sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, Gjykata refuzoi akuzën.

Në shpallje të aktgjykimit, Nushi nuk ishte i pranshëm.

Continue Reading

Lajmet

Negociatat për anëtarësim në BE, Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos në Tiranë nga 12 deri në 14 mars

Published

on

By

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos do të vizitojë Shqipërinë nga data 12 deri më 14 mars, duke shënuar misionin e saj të parë zyrtar në vend.

Kjo vizitë do të shërbejë si një rast për të diskutuar me autoritetet shqiptare mbi gjendjen e procesit të anëtarësimit në BE, veçanërisht progresin në reformat themelore dhe në drejtësi.

Vizita do të jetë gjithashtu një mundësi për të përcjellë rëndësinë e konsolidimit të arritjeve përmes rezultateve të mëtejshme të prekshme, në përputhje me natyrën e bazuar në merita të procesit.

Ndër të tjera, Komisionerja do të takohet me kryeministrin Edi Rama, kryenegociatoren për integrimin në BE, Majlinda Dhuka dhe me kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali.

Sipas axhendës zyrtare të publikuar në faqen e Komisionit Europian, në 13 mars në orën 10:10, Komisionerja Kos do të japë një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama.

Gjatë vizitës në Shqipëri, Komisionerja Kos do të angazhohet gjithashtu me institucionet e pavarura shqiptare të drejtësisë, deputetë, duke përfshirë përfaqësues nga opozita, si dhe me organizata të shoqërisë civile.

Si pjesë e misionit të saj, Komisionerja Kos do të vizitojë tre projekte të financuara nga BE në Elbasan, ku do të angazhohet me sipërmarrje sociale të mbështetura nga asetet e konfiskuara nga krimi i organizuar, do të angazhohet me gra viktima të dhunës me bazë gjinore dhe shkëmbime me studentë të rinj që marrin pjesë në programin e shkëmbimit të shkollave të Ballkanit Perëndimor, i cili mbështet pajtimin dhe mësimin ndërkulturor dhe dialogun.

Continue Reading

Lajmet

Erdoğan: Turqia po bëhet qendër e “diplomacisë së paqes”

Published

on

By

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se Türkiye po punon për ta ngritur veten si një qendër për “diplomacinë e paqes”.

Ne po e kthejmë Türkiyen në një nga epiqendrat e ‘diplomacisë së paqes’, duke shkuar përtej të qenit burim i stabilitetit në rajonin e saj“, tha presidenti Erdoğan në Ankara.

Erdoğan theksoi se Turqia nuk po mban vetëm “flamurin e vullnetit të mirë”, por gjithashtu po përhap klimën e paqes në të gjitha anët e botës, veçanërisht në gjeografitë e shtypura.

Continue Reading

Lajmet

Mungojnë dy akuzuar, dështon seanca për falsifikim të rezultateve të votimit

Published

on

By

Për shkak të mungesës së të akuzuarve Arbër Krasniqi dhe Përparim Përvetica, ka dështuar të mbahet seanca e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku bashkë me Krasniqin e Përveticën po akuzohen edhe Sahit Mataj dhe Ilirjan Hysenaj.

Të akuzuarit ngarkohen për falsifikim të rezultateve të votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit 2021, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Në mungesë të dy të akuzuarve, gjykatësi Vesel Ismaili tha se nuk ka kushte ligjore për mbajtjen e seancës, andaj u shty për një datë tjetër.

Ndryshe, më 13 nëntor 2023 gjykata e kishte veçuar procedurën penale ndaj të akuzuarve Granit Halilaj dhe Dardan Gashi pasi që të njëjtit kishin lidhur marrëveshje për pranim të fajësisë.

Prandaj ndaj Halilajt më 14 nëntor 2023 edhe është bërë shpallja e aktgjykimit duke u dënuar me 1 vit burgim me kusht për veprën penale falsifikim i rezultateve të votimit, kurse ndaj Gashit ende nuk është bërë shpallja e aktgjykimit.

Kurse ndaj Shalës, Krasniqit, Matajt, Përveticës dhe Hysenajt, po vazhdon procesi gjyqësor. Në seancën e 20 shkurtit 2025, Gjykata ka veçuar procedurën për ish-deputetin Haxhi Shala.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 30 dhjetor 2022 ka ngritur aktakuzë ndaj ish-deputetit Haxhi Shala, Arbër Krasniqit, Sahit Matajt, Përparim Përveticës, Ilirjan Hysenajt, Granit Halilajt dhe Dardan Gashit, të cilët akuzohen për falsifikim të rezultateve të votimit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, përmes falsifikimit iu shtuan vota ish-ministres Meliza Haradinaj-Stublla nga subjekti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe kandidatit për deputet, Haxhi Shala.

Continue Reading

Të kërkuara