Lajmet

​Ngriten çmimet për bukë dhe drithëra

Published

on

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit, ku theksohet se inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte i pandryshuar (0.0%) në muajin qershor, krahasuar me muajin maj.

Sipas ASK-së, përkundër mosndryshimit në muajin qershor 2021 të indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit, krahasuar me muajin maj 2021, vërehen disa ndryshime të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it.

“Rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet: qumësht, djathë dhe vezë (-1.5%); perime (-9.2%); pije alkoolike (-2.0%); me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.5 për qind) në IHÇK. Ndërsa, ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (0.6%); mish (0.2%); vajra dhe yndyra ushqimore (1.2%); pemë (3.6%); energjia elektrike (12.1%); në periudhën janar – maj 2021 ishte për 0,0061 cent më e lirë sipas Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike Covid -19, Nr. 07/L-016, neni 15, për periudhën janar – maj 2021, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.5 për qind në IHÇK. Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin qershor 2021 me muajin qershor 2020 ishte 2.4%. Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 2.4 për qind në muajin qershor 2021, krahasuar me muajin qershor 2020. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (1.8%); vajra dhe yndyrat ushqimore (27.6%); duhan (4.3%); gaz (5.7%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (1.5%); pajisje shtëpiake (1.9%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (24.0%); shërbime telefonike dhe të telefaksit (20.3%); pajisje audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informative (2.7%); pushime të organizuara turistike (3.7%); kujdes personal (1.5%); shërbime financiare (4.2%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2.7 për qind në IHÇK”, thuhet në njoftim.

Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-13.2%); pajisje telefonike dhe të telefaksit (-8.0%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.3 për qind) në IHÇK.

Lajmet

Emërohet ambasadori i ri i Italisë në Kosovë

Published

on

By

Maurizio Antonini do të jetë ambasadori i ri i Italisë në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur ambasada e Italisë në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social “X”.

I nderuar që të marr detyrën e Ambasadorit të Italisë në Kosovë. I vendosur që të fuqizoj lidhjet mes dy shteteve në të gjitha fushat e bashkëpunimit, duke përfshirë edhe për hir të perspektivës së Prishtinës për integrim evropian”, citohet se ka thënë ai.

Continue Reading

Lajmet

Murati: Bllokada e Kuvendit po pengon dorëzimin e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve dhe ndarjen e granteve komunale

Published

on

By

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se moskonstituimi i kuvendit ka pasoja edhe në procese tjera.

Sipas tij në mungesë të një kuvendi funksional, Qeveria e ka të pamundur të dorëzojë Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, e cila parashihet që t’i dorëzohet Kuvendit jo më larg se data 30 prill.

Në mungesë të një Kuvendi funksional, Qeveria e ka të pamundur të dorëzojë Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, e cila parashihet që t’i dorëzohet Kuvendit jo më larg se data 30 prill.

Murati ka përmendur edhe komisionin për Grante Komunale.

Ngjashëm është puna edhe me Komisionin për Grante Komunale, ku ligji e kërkon pjesëmarrjen edhe të Kryetarit të Komisionit Parlamentar për Buxhet – në mungesë të Kuvendit funksional, nuk ka as Komision për Buxhet dhe s’ka kush të marrë pjesë në Komisionin e Granteve, gjë që e vonon edhe ndarjen e granteve komunale.”

Murati thotë se është e domosdoshme që opozita “të heqë dorë nga bllokada”.

Prandaj është e domosdoshme që partitë opozitare të heqin dorë nga bllokada dhe të ndihmojnë konstituimin e Kuvendit sa më parë.

Continue Reading

Lajmet

Protesta në Shkup: Prindërit e viktimave në Koçan kërkojnë përgjigje

Published

on

By

Një marshim proteste po mbahet në Shkup nga familjet e viktimave të zjarrit në diskoteken Puls në Koçani, në të cilin humbën jetën 62 persona dhe u plagosën pothuajse 200 të tjerë.

Familjet po kërkojnë përgjigje rreth ngjarjeve të asaj mbrëmjeje fatale më 16 mars dhe se si po zhvillohet hetimi.

Tubimi filloi para zyrës së prokurorit dhe demonstruesit do të kalojnë Sheshin Maqedonia për të arritur te Parlamenti.

Hetimi tregoi se në 13 vitet e funksionimit, diskoteka nuk i është nënshtruar inspektimit. Në këtë rast, dyshohen 59 persona, përfshirë 14 oficerë policie dhe tre persona juridikë.

Ky është marshimi i pestë i prindërve dhe të afërmve të viktimave, katër të mëparshëm u mbajtën në Koçan.

 

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e Japonisë i dhuron grant QKMF-së në Deçan

Published

on

By

Ambasada e Japonisë në Kosovë ka dhuruar një grant për Qendrën e Mjekësisë Familjare në Deçan, në mbështetje të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore në këtë komunë.

Në ambientet e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Deçan u prezantuan pajisjet mjekësore që janë dhuruar nga Ambasada e Japonisë në Kosovë. Donacioni mbërrin vlerën rreth 46 mijë euro ku janë  dhuruar një ultrazë dhe një karrige gjinekologjikë.

Ambasadori i Japonisë në Kosovë, Kiminori Iwama, ndërsa kujtoi se kjo qendër e mjekësisë familjare është ndihmuar prej qeverisë japoneze qysh në vitin 2001 përmes Kryqit të Kuq, tha se ambasada dhe populli japonez është i gatshëm dhe i interesuar për të ndihmuar Komunën e Deçanit.

“Kjo qendra është e rregulluar është e ndihmuar prej qeverisë japoneze, prej Kryqit të Kuq në vitin 2001, dhe kjo është ndihma e parë që jepet Komunës së Deçanit në këtë aspekt drejtpërdrejt për qendrën dhe ambasada dhe populli japonez është i gatshëm dhe i interesuar për të ndihmuar edhe në të ardhmen komunës së Deçanit dhe popullit të Kosovës”, tha ai.

Ndërsa kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj falënderoi shtetin e Japonisë për ndihmën e dhënë në fushën e shëndetësisë për këtë komunë që nga mbarimi i luftës e deri më sot.

“Ky objekt është falë popullit japonez, qeverisë japoneze dhe Kryqit të Kuq që ka qenë lajm më i mirë për qytetarët në atë kohë ku ky qytet nuk ka ekzistu dhe kohë pas kohe kemi pas përkushtimin dhe përkujdesjen te ambasadës japoneze, të popullit japonez, qeverisë njëkohësisht dhe ka rezultuar me bashkëpunimin e fundit që e ka një kuptim tepër domethënës që kjo qendër të funksionojë me standardin çfarë po funksionon tash”, tha ai.

Continue Reading

Të kërkuara