Lajmet

Rriten çmimet e produkteve ushqimore, paralajmërohet shtrenjtim edhe më i lartë i miellit dhe bukës

Lufta në Ukrainë ka goditur edhe ekonominë e Kosovës.

Published

on

Për shkak të ngritjes së çmimit të grurit dhe miellit në tregjet ndërkombëtare, kryetari i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, Bashkim Zejnullahu paralajmëron shtrenjtim të miellit edhe në Kosovë deri në 60 euro për 100 kilogram miell. Derisa sipas Zejnullahut, në tregun ndërkombëtar ky çmim tashmë ka arritur deri në 80 euro.

Lufta në Ukrainë ka goditur edhe ekonominë e Kosovës duke sjellë shtrenjtim të produkteve të ndryshme të miellit, karburanteve 1.60 euro, të vajit ushqimor, sheqerit dhe energjisë elektrike.

Zejnullahu thekson se një bukë prej gjysmë kilogrami pritet të shtrenjtohet deri në 50 centë.

Kreu i kësaj shoqate, Zejnullahu thekson për KosovaPress se sot, 100 kilogram miell janë duke u shitur 52 euro në mullirin e tij në Kllokot. Por ai nuk garanton se do të jetë ky çmim edhe në ditët në vijim.

“100 kilogram miell sot ende jemi duke shitur me 52 euro… Ndërsa sot me importu grurë kishte me dalë çmimi 600 euro një tonë miell. Kurse, miellin që jemi duke shitur tash është me çmim të rezervave tona, përndryshe çmimi i importit të grurit është ngritur shumë. Sot, aktualisht është 400 euro çmimi i grurit për një tonë të importuar, që i bie se me këtë ‘prodhohet’ një çmim 600 euro për një tonë miell, minimum… Jemi duke u munduar me mbajt një stabilitet me mjete vetanake, por përndryshe importi është shtrenjtuar shumë, që nënkupton se mundet të ketë ngritje të mëdha edhe në Kosovë”, thekson ai.

Kreu i shoqatës së mullisëve, po paralajmëron edhe shtrenjtim të bukës deri në 50 centë në tërë vendin. Megjithatë ai thotë se disa furra, në disa qytete veç kanë nis ta aplikojnë këtë çmim nga vjeshta e kaluar.

Megjithatë, sipas tij, shumë qytetarë janë duke deponuar miell në sasi të mëdha, që sipas Fejzullahut është një dukuri jo e mirë.

“Njerëzit janë duke deponuar shumë nëpër shtëpia që është një dukuri e keqe për momentin… […] A pritet të rritet edhe çmimi i bukës? Po, tash buka duhet ta mbërrijë çmimin 50 centë, më tepër kishte me qenë e paarsyeshme. Furrat që kanë punuar nën këtë çmim sot duhet me mbërri çmimin e bukës 50 centë. Ndërsa disa furra i ngritën çmimet shumë herët me 50 centë”, thotë ai.

Për shkak të luftës në Ukrainë, përveç shtrenjtimit të karburanteve, që nuk ka të ndalur, edhe produktet ushqimore bazike vazhdojnë të shtrenjtohen çdo ditë në tregun e Kosovës.

Sot nëpër disa dyqane në Prishtinë, çmimi për një kilogram miell ka arrit 0. 79 centë, për 5 kilogram 3.99 euro, një litër vaj ushqimor 1.85 euro, një kilogram sheqer ka arrit 89 centë – 5 kilogramë 4.09 euro, perimet (speca) nga 2.15 deri 2.39 euro, nafta një litër 1.60 euro, energjia elektrike për tarifën e ulët 5.9 centë dhe për tarifën e lartë 12.52 centë.

Lajmet

Plagosje me armë zjarri në Fushë Kosovë, i dyshuari në arrati

Published

on

By

Në Fushë Kosovë, një burrë ka mbetur i plagosur pasi u qëllua me armë zjarri nga një person i dyshuar.

Viktima është dërguar me urgjencë në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Njësitet policore që kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja si prova materiale. I dyshuari për kryerjen e kësaj vepre ndodhet në kërkim policor, ndërsa rasti është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor” dhe po hetzimet po vazhdojnë.

Ndërkohë në Prishtinë, policia ka arrestuar katër gra të dyshuara, pasi të njëjtat kanë sulmuar fizikisht një grua tjetër.

Për shkak të lëndimeve të pësuara, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit kujdestar, pas intervistimit, katër të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.  /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Komisionet shqyrtojnë ligjet e drejtësisë, Çitaku: Pushteti po bllokon projektligjin për UÇK-në

Published

on

By

Komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës mblidhen sot për të shqyrtuar në parim një paketë projektligjesh të rëndësishme që prekin sektorin e drejtësisë, përfshirë ato për Byronë Shtetërore për konfiskimin e pasurisë, Këshillin Gjyqësor, Këshillin Prokurorial si dhe statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ky shqyrtim ka nxitur reagimin e menjëhershëm të nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, e cila ka kritikuar ashpër mazhorancën për përshpejtim të procedurave pa debat publik, ndërsa i akuzoi për bllokim të projektligjit për Dhomat e Specializuara.

“Sot, në komisionet e Kuvendit po përshpejtohet shqyrtimi i një numri të madh projektligjesh të Qeverisë, shumë prej tyre për sektorin e drejtësisë. Pa analizën e duhur, pa debat substancial dhe pa dëgjime publike. Drejtësia nuk reformohet duke shmangur shqyrtimin parlamentar. Ky nxitim ngre dyshime serioze se ligjet po i përshtaten agjendës politike të pushtetit,” deklaroi Çitaku.

Tutje, ajo paralajmëroi se po bëhen dallime me projektligjin që mbron UÇK-në.

“Ndërkohë, projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara mbahet në sirtarin e ministres, nën arsyetimin e ‘ekspertizës juridike’. Për ligjet e tjera, procedura të përshpejtuara. Për mbrojtjen e UÇK-së, zvarritje! Donikë, Albin dhe zyrtarë përgjegjës: mos e pengoni këtë projektligj. Procedojeni menjëherë në Kuvend. Dëgjojeni popullin që tash e 15 ditë është në shesh. Çdo ditë vonesë vetëm sa ka për ta rënduar përgjegjësinë tuaj. Dhe më besoni: dita e llogaridhënies do të vijë”, shkruan Çitaku në reagimin e saj. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kosova U21 synon fitoren e radhës ndaj Qipros në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës U21 në futboll ka zhvilluar të martën stërvitjen e fundit në prag të përballjes me Qipron U21. Pas fitores bindëse 3:0 të javës së kaluar si mysafire kundër San Marinos, futbollistët e rinj shprehen të gatshëm dhe synojnë të marrin një tjetër fitore.

Ndeshja do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 19:00.

Kjo është ndeshja e parafundit kualifikuese për Kampionatin Evropian U21 2027, i cili do të organizohet në Shqipëri dhe Serbi. Aktualisht, Kosova U21 renditet në vendin e katërt të grupit me 11 pikë dhe është pa gjasa matematike për t’u kualifikuar tutje.

Grupi kryesohet nga Spanja me 21 pikë, e ndjekur nga Finlanda në vendin e dytë me 19 pikë.

Ciklin kualifikues Kosova U21 do ta mbyllë më 6 tetor, ku po ashtu në shtëpi do të përballet me Finlandën U21. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Qeveria e Kosovës mban mbledhje, në rend dite 35 pika

Published

on

By

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e saj të radhës, me fillim nga ora 10:00, në ndërtesën e Ekzekutivit.

Në këtë takim, kabineti qeveritar pritet të shqyrtojë dhe të marrë vendime për një sërë çështjesh të rëndësishme, pasi në rendin e ditës janë paraparë gjithsej 35 pika për shqyrtim e miratim. /E.A/

 

 

Continue Reading

Të kërkuara