Lajmet

Hulumtim, vaksina intranazale kundër COVID-19 efektive 100 për qind

Një grup i hulumtuesve nga SHBA-ja, arritën në përfundimin se vaksina intranazale kundër koronavirusit të ri (COVID-19) ka treguar imunitet efektiv dhe përhapje zero të virusit

Published

on

Një grup i hulumtuesve nga SHBA-ja, arritën në përfundimin se vaksina intranazale kundër koronavirusit të ri (COVID-19) ka treguar imunitet efektiv dhe përhapje zero të virusit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të “Financial Express”, hulumtimi i bërë mbi kafshët, ka zbuluar se vaksina intranazale (vaksinë me spërkatje në hundë) ndryshe nga ato me një dozë të vetme dhe vaksinat konvencionale ka treguar një efektivitet prej 100 për qind në aspektin e imunitetit dhe përhapjes.

Hulumtuesit zbuluan se vaksina njëdozëshe intranazale tek minjtë ka siguruar 10 për qind efektivitet kundër COVID-19 dhe se ka parandaluar përhapjen e virusit nga kafsha në kafshë.

Gjetjet mbi hulumtimin e zhvilluar nga një ekip i përbashkët i universiteteve Georgia dhe Iowa u publikuan në revistën “Science Advances”.

Fakti që vaksina, e cila administrohet vetëm në një dozë të vetme dhe e cila mund të ruhet në temperaturë normale të frigoriferit deri në 3 muaj, konsiderohet si një përmirësim i madh në aspektin e magazinimit.

Administrimi i vaksinës intranazale e bën vaksinimin më të arsyeshëm, veçanërisht për personat që kanë frikë nga gjilpërat.

Shumë kompani përfshirë Bharat Biotech dhe Senotize me qendër në Kanada janë duke punuar mbi vaksinat intranazale.

Gjithashtu edhe Rusia ka testuar këtë lloj të vaksinës kundër COVID-19.

Continue Reading

Lajmet

Zbulim i ri arkeologjik në Spanjë: Një dhomë romake mendohet të ketë qenë bibliotekë e lashtë

Published

on

Një zbulim i ri arkeologjik në kompleksin romak Fuente Álamo, në Kordobë të Spanjës, mund të ndryshojë mënyrën se si kuptohet historia e këtij vendbanimi antik.

Sipas një studimi të publikuar në Journal of Mediterranean Archaeology, një dhomë që më parë besohej se ishte një faltore kushtuar perëndisë Mithra, mund të ketë shërbyer si bibliotekë romake.

Studiuesit nga universitetet e Kordobës dhe Granadës kanë arritur në përfundimin se Dhoma 10 është rimodeluar në shekullin e IV pas Krishtit dhe mund të jetë protobiblioteka më e vjetër e zbuluar deri më sot në Gadishullin Iberik, si dhe biblioteka më perëndimore e njohur në Perandorinë Romake.

Analizat arkitekturore kanë zbuluar elemente tipike të bibliotekave romake, përfshirë një absidë, kamare për ruajtjen e dorëshkrimeve, podium dhe hapësira që mund të kenë shërbyer për punë ose magazinim.

Nëse konfirmohet përfundimisht, kjo bibliotekë do të përbënte një nga zbulimet më të rëndësishme për studimin e jetës kulturore dhe intelektuale në Perandorinë Romake./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sulm ndaj zyrtarëve policorë në Rahovec, një person dërgohet në mbajtje

Published

on

Në Rahovec është arrestuar një person pasi dyshohet se, së bashku me familjarët e tij, ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë një intervenimi.

Sipas Policisë, të dyshuarit nuk i kanë respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe më pas kanë ndërmarrë sulm fizik ndaj tyre.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Inspektim në 65 auto-parkingje në Prishtinë, evidentohen shkelje tatimore

Published

on

Njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit, kanë realizuar një aksion inspektimi në 65 auto-parkingje në rajonin e Prishtinës.

Gjatë kontrolleve janë evidentuar shkelje të ndryshme, të cilat do të trajtohen nga institucionet përkatëse në përputhje me kompetencat ligjore.

Aksioni është zhvilluar në kuadër të luftimit të shmangies nga tatimi dhe respektimit të obligimeve ligjore nga bizneset./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Lipjan për ngacmim seksual

Published

on

Në Lipjan është arrestuar një person pasi dyshohet se në vazhdimësi ka ngacmuar një grua.

Sipas Policisë, rasti është raportuar më 29 korrik 2026, ndërsa pas konsultimit me prokurorin dhe inicimit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara