Lajmet

​Në vitin 2021 është shënuar rekord i ngritjes së numrit të lëndëve kontestimore të pazgjidhura

Shala tha se në punën e divizioneve civile ka një regres të caktuar në trajtimin e lëndëve.

Publikuar

Në vitin e kaluar është shënuar rekord i ngritjes së numrit të lëndëve kontestimore të pazgjidhura të cilat barten vit pas viti. Viti 2021 është mbyllur me mbi 85 mijë lëndë të pazgjidhura të cilat janë bartur nga viti pasues. Kështu thuhet në raportin “Regresi i drejtësisë civile”, të Institutit të Kosovës për Drejtësi.

Hulumtuesi Gëzim Shala nga IKD tha se në punën e divizioneve civile ka një regres të caktuar në trajtimin e lëndëve.

Po ashtu, në prezantimin e raportit, Anesa Hoxha nga IKD u shpreh se nga viti 2018 deri në 2021, numri i lëndëve të pazgjidhura është dyfishuar.

“Ne kemi monitoruar 1166 raste të natyrës civile, 911 janë bartur, 255 tjera janë shtyrë, çdo e pesta seancë është e shtyrë. Nëse e shohim prej vitit 2018 deri në fund të vitit 2021, numri i lëndëve të pazgjidhura është dyfishuar. Faktori kryesor i rritjes së numrit të lëndëve të pazgjidhura është rritja eskponenciale e numrit të lëndëve të pranuara. Shkaktari kryesor i rritjes së numrit të lëndëve konsiderohet të jetë administrimi jo adektuat i institucioneve të cilat janë të obliguara të përmbushin detyrimet sipas kontratave kolektive”, ka thënë ajo.

Lajmet

​Kuleba: Paqja në Ukrainë garanton sigurinë afatgjatë të Evropës

Publikuar

nga

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba deklaroi se sigurimi i paqes në vendin e tij do të garantojë sigurinë afatgjatë të Evropës.

“Sigurimi i një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën do të garantojë sigurinë afatgjatë të Evropës dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar”, tha Ministria e Jashtme e Ukrainës në një deklaratë, duke cituar një fjalim të Kuleba gjatë një takimi të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së.

Në deklaratë thuhet se Kuleba shprehu mirënjohjen për miratimin e Kornizës së Negocimit nga BE, duke vendosur udhëzimet dhe parimet për pranimin e Ukrainës në bllokun 27-anëtarësh.

Kuleba theksoi se anëtarësimi i Ukrainës në BE do të forcojë bllokun evropian dhe do të garantojë siguri e prosperitet për të gjithë evropianët.

“Ukraina është tashmë pjesë e familjes evropiane. Vendi ynë është një mundësi dhe vlerë e shtuar për BE-në. Si anëtare e BE-së, Ukraina do të japë një kontribut të rëndësishëm në mbrojtjen e përbashkët, politikën e jashtme, tranzicionin e gjelbër, digjitalizimin, zhvillimin ekonomik dhe zona të tjera”, u shpreh Kuleba.

Kuleba shkroi në X se bisedimet e pranimit të Ukrainës në BE do të fillojnë më 25 qershor.

Kievi zyrtar aplikoi për anëtarësim në BE në shkurt 2022 dhe iu dha statusi i kandidatit në qershor 2022. Në dhjetor të vitit të kaluar, udhëheqësit e BE-së dhanë dritën jeshile për hapjen e bisedimeve të pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë.

“Ukraina ka ende nevojë për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore, veçanërisht Patriotët. Ne duhet të sigurohemi që avionët rusë të mos mund të fluturojnë në distancën e nevojshme për të përdorur bomba rrëshqitëse”, tha ai.

Ai falënderoi vendet anëtare të BE-së për organizimin e Samitit Global të Paqes në Zvicër në fillim të këtij muaji, duke bërë thirrje për pjesëmarrjen e tyre të mëtejshme aktive në zbatimin e formulës së paqes prej 10 hapash të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky./AA

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Taksoni të pasurit që të paguajnë për veprimin klimatik thonë italianët

Publikuar

nga

Shumica e italianëve e njohin nevojën për ndryshime të mëdha për të trajtuar krizën klimatike dhe janë në favor të taksave më të larta mbi të ardhurat dhe pasurinë e të pasurve për të ndihmuar në pagimin e tranzicionit ekologjik, sipas një studimi të ri ndërkombëtar.

Sondazhi Ipsos i 18 vendeve të G20-ës i porositur nga nisma Earth4All dhe Aleanca Global Commons zbuloi se, në Itali, 62% e njerëzve besojnë se bota ka nevojë për veprim në shkallë të gjerë klimatike këtë dekadë.

Për më tepër, 61% e italianëve mbështesin një taksë mbi pasurinë dhe 64% mbështesin taksa më të larta mbi të ardhurat për njerëzit e pasur.

Ekziston gjithashtu mbështetje e fortë për politikat që rishpërndajnë të ardhurat e mbledhura nga taksat e ndotjes, për shembull për emetimet e gazeve serrë, me 71% në favor.

Sondazhi tha gjithashtu se 63% e italianëve të anketuar mbështesin një sistem ekonomik që i jep përparësi mirëqenies së njerëzve dhe natyrës mbi fitimin dhe rritjen e pasurisë.

“Një shumicë e madhe e italianëve besojnë se nevojitet një hap gjigant këtë dekadë për të adresuar urgjencën klimatike”, tha bashkëdrejtuesi i Earth4All, Owen Gaffney.

Megjithë ndryshimet e fundit politike, mbetet një mbështetje e fortë për reformat gjithëpërfshirëse për kujdestarinë planetare.

Italianët tregojnë mbështetje të fortë për reformat e drejta tatimore… duke nënvizuar angazhimin e qytetarëve për një tranzicion të drejtë.

“Ka një mandat të qartë për qeverisje të përgjegjshme dhe politika që sigurojnë një transformim të drejtë dhe të qëndrueshëm”.

Gjetjet mund të duken të habitshme duke pasur parasysh sukseset e fundit në kutinë e votimit të koalicionit qeverisës të Italisë të udhëhequr nga kryeministrja Giorgia Meloni dhe partia e saj e krahut të djathtë Vëllezërit e Italisë (FdI), duke përfshirë zgjedhjet evropiane të këtij muaji.

Qeveria e Melonit është shumë kritike ndaj shumë prej politikave të Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane, duke argumentuar se nevojitet një qasje më pragmatike në adresimin e krizës mjedisore./ANSA/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Sanksionohen gjashtë persona për sulme kibernetike kundër shteteve të BE-së dhe Ukrainës

Publikuar

nga

Bashkimi Evropian (BE) sanksionoi gjashtë persona lidhur me përfshirjen e tyre në sulme kibernetike kundër infrastrukturës kritike dhe shërbimeve thelbësore, si shëndetësia dhe bankat.

“Me këto listime të reja, BE dhe shtetet e saj anëtare riafirmojnë gatishmërinë e tyre për të rritur përpjekjet për të ofruar një përgjigje më të fortë … ndaj aktiviteteve të vazhdueshme keqdashëse kibernetike që synojnë BE-në”, thuhej në një deklaratë nga Këshilli Evropian.

Aktualisht janë 14 individë dhe katër subjekte që janë të sanksionuar për krime kibernetike kundër BE-së.

Në mesin e sanksioneve janë ngrirja e asteve dhe ndalimi i udhëtimit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Shumë vende afrikane nisin vaksinimin kundër HPV-së, por rezistenca vazhdon

Publikuar

nga

Shumë vende afrikane kanë nisur administrimin e vaksinave kundër virusit Human Papiloma (HPV), që është shkaktar për pothuajse shumicën e rasteve me kancer të mitrës, por keqinformimi rreth vaksinimit po e pengon procesin.

Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Afrikë vlerëson se rreth 25% e popullsisë ende ka dyshime rreth saj, duke theksuar shqetësimet e vërejtura në disa pjesë të tjera të botës në fushatat e hershme për vaksinën.

Virusi HPV është i transmetueshëm seksualisht dhe mund të shaktojë kancerin e mitrës. Mesatarisht 150 gra rreth Afrikës vdiqën në baza ditore nga ky lloj kanceri në vitin 2020, që nëse llogaritet përbën 23% të vdekjeve globale.

Edhe pse 18 nga 20 shtete me shkallën më të lartë të kancerit të mitrës janë globalisht në Afrikë, mbulueshmëria e vaksinimit përreth rajonit ende është e ulët. Vetëm pesë shtete kanë arritur 90% të vaksinimit, qëllim të cilin kontinenti synon ta përmbush deri në vitin 2030.

Arsyeja kryesore pse Afrika ka më së shumti raste me kancerin e qafës së mitrës është për shkak të qasjes së kufizuar në ekzaminimin e grave, tha Emily Kobayashi, krerja e Programit HPV në aleancën e vaksinave Gavi.

“Strategjia e eliminimit është një lojë e vështirë… por ne e dimë se vaksinimi është shtylla më e fortë dhe një nga më të lehtat për t’u zbatuar”, tha Kobayashi.

“Është e rëndësishme të prezantosh vaksinën, por nëse vaksina mbetet në frigorifer, ajo nuk parandalon kancerin e qafës së mitrës”, tha Charles Shey Wiysonge, kreu i programit të sëmundjeve të parandalueshme nga vaksinat në rajonin e Afrikës së OBSH-së.

Sipas tij, informacioni duhet të sigurohet nga njerëz “të cilëve u besohet, njerëz që janë të afërt me komunitetet”.

Banorët e vendeve afrikane hezitojnë të vaksinohen dhe kjo për shkak të mungesës së besimit te qeveria.

Në Zimbabve, ku kanceri i qafës së mitrës është kanceri më i shpeshtë në mesin e grave, një grup kryesisht grash të njohura si Punonjëse Shëndetësore të Fshatit janë trajnuar për të rritur ndërgjegjësimin për kancerin e qafës së mitrës dhe vaksinën HPV në zonat rurale./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara