Lajmet

​Musli Halimi përfundon dëshminë e tij në gjykimin ndaj Salih Mustafës

Dëshmitari i 11-të i mbrojtjes ka thënë se hyrja në qendrën stërvitore ka qenë e kufizuar.

Published

on

Dëshmitari i mbrojtjes së Salih Mustafës në Hagë, Musli Halimi ka përfunduar dëshminë e tij para Dhomave të Specializuara të Kosovës ku ka thënë se gjatë qëndrimit në Zllash nuk ka pasur kontakt me ndonjë anëtarë të njësisë BIA. Halimi ka deklaruar se në fshatin Zllash kishte qëndruar nga janari deri në prill të vitit 1999 dhe se aty ishte në krye të qendrës stërvitore. Ai ka thënë se është marrë vetëm me trajnimin e kadetëve duke shtuar që nuk ka pasur kontakt me ushtarë të tjerë.

Në ditën e dytë të dëshmisë së tij para trupit gjykues në Hagë, dëshmitari i 11-të i mbrojtjes ka thënë se hyrja në qendrën stërvitore ka qenë e kufizuar.

“Jo vetëm BIA por me asnjë person apo ushtar përpos kadetëve nuk kam pasur kontakte në qendrën stërvitore. As me BIA-në por as me ndonjë ushtar tjetër përpos kadetëve nuk kam pasur kontakte në qendrën stërvitore, vetëm kadetët, instruktorët, qasje në qendrën stërvitore nuk ka pasur dikush tjetër, kjo ka qenë edhe e ndaluar nuk ka mundur kushdo të vijë aty të manipulojë apo bashkëpunojë me kadetë, kjo ka qenë e ndaluar, trajnimi është kryer me kadetë, instruktorët janë marrë me kadetë dhe kjo ka qenë e tëra. Edhe me pas dashur nuk u kish lejuar, nuk ka pasur të drejtë dikush të vijë në qendrën stërvitore”, ka thënë dëshmitari.

Halimi, i cili ka qëndruar rreth tre muaj në fshatin Zllash në vitin 1999, ka thënë se detyra e tij ka qenë t’i trajnojë kadetët dhe se lista e tyre u dërgohej nga Brigada 153.

“Kadetët që kanë ardhur në qendrën stërvitore, unë nuk jam marrë me biografinë e tyre apo ardhjen e tyre, kjo është parapërgatitë dhe lista ka ardhur e saktë, kështu që nuk ka qenë detyrë e imja të merrem me të dhënat apo biografinë e çdo njërit kush është çka është, por detyrë e imja ka qenë me i trajnu dhe me iu përmbajt listës që ka ardhur nga Brigada 153”, ka thënë Halimi.

Derisa është përgjigjur në pyetjet e prokurorisë, Halimi ka thënë se për arrestimin e Salih Mustafës nga Specialja është informuar përmes mediave. Mustafa është arrestuar më 24 shtator të vitit 2020 me pretendimin për krime lufte.

Sipas Dhomave të Specializuara “Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave”. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se “në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”.

Salih Mustafa po qëndron në paraburgim në Hagë ndërsa në paraqitjen e tij para trupit gjykues ai është deklaruar i pafajshëm.

Lajmet

​Deco: Nuk sjellim lojtar të rinj në janar

Published

on

Shefi i Barcelonës, Deco, thotë se nuk ka gjasa të shtojë lojtarë në skuadrën e tyre në janar dhe këmbëngul se ata do ta blejnë vetëm nëse detyrohen të shesin një lojtar gjatë merkatos së dimrit.

“Nuk e shoh nevojën për afatin kalimtar të janarit për momentin. Asnjë lojtar nuk ka kërkuar të largohet.”, ka thënë Deco.

Deco komentoi gjithashtu edhe për figurën e Lamine Yamal.

“Shpesh kemi tendencë të përqendrohemi te individualizmi, por është skuadra që fiton. Po flasim për një lojtar shumë të pjekur, një lloj tjetër lojtari që mund të përcaktojë një epokë. Duhet ta lëmë të qetë”, tha ai.

“Konteksti i tij ishte i ndryshëm; ai iu bashkua një ekipi që tashmë ishte fitues, me lojtarë të moshës 25 dhe 26 vjeç, dhe rritja e tij ka qenë më normale dhe progresive”, shtoi ai./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Drejtori i policisë ndan 19 vetura për policët e lagjes

Published

on

By

Me synim për rritjen e efikasitetit në punën e policëve të lagjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha ka ndarë 19 vetura të reja Hybride, për mbulimin e zonave sektoriale, në të gjitha drejtoritë rajonale.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate zyrtare.

“Përmbushja e objektivave të Strategjisë së Policimit të drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, si dhe forcimi i qasjes proaktive ndaj kërkesave të qytetarëve tashmë mundësohet më lehtë dhe më shpejt, falë pajisjes me automjete zyrtare”.

“Kjo edhe një herë dëshmon përkushtimin e menaxhmentit të Policisë për një qasje gjithnjë e më proaktive ndaj komunitetit, për forcimin e bashkëpunimit dhe komunikimit me qytetarët, si dhe për rritjen e mëtejme të besueshmërisë dhe transparencës institucionale”, shkruhet tutje në komunikatë./EO

Continue Reading

Lajmet

​Ish-lojtari i Real Madridit pëson goditje në tru

Published

on

Ish-futbollisti holandez, Royston Drenthe, ka pësuar një goditje në tru dhe aktualisht ndodhet nën kujdes mjekësor në spital.

“Të premten e kaluar, Royston Drenthe pësoi një goditje në tru. Ai po trajtohet dhe është në duar të sigurta. Familja e tij kërkon paqe dhe privatësi gjatë kësaj periudhe, për t’i mundësuar shërimin e plotë,” thuhet në njoftimin e klubit në Instagram.

Drenthe, i cili u konsiderua një prej talenteve më premtues të futbollit holandez, nuk arriti të përmbushte pritshmëritë pas transferimit te Real Madridi. Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur në Spanjë, Angli, Rusi, Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa futbollin aktiv e përfundoi në Holandë në vitin 2019.

Lajmi është konfirmuar edhe nga FC Der Rebellen, ekipi i ish-lojtarëve profesionistë ku bën pjesë edhe 38-vjeçari.

Pas tërheqjes nga futbolli, Drenthe iu përkushtua muzikës dhe prej vitit 2023 punon si komentator në kanalin holandez Ziggo Sports./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Kosova temë diskutimi nesër në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Published

on

By

Këshilli i Sigurimit do të mblidhet nesër për takimin e dytë të rregullt informues këtë vit mbi situatën në Kosovë.

Zëvendës Përfaqësuesi Special dhe Zyrtari i Përgjegjshëm i Misionit të Administratës së Përkohshme të OKB-së në Kosovë (UNMIK), Milbert Dongjoon Shin, pritet të informojë mbi raportin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm mbi UNMIK-un, i cili iu shpërnda anëtarëve të Këshillit më 10 tetor dhe mbulon zhvillimet nga 16 marsi deri më 15 shtator.

Kosova dhe Bashkimi Evropian (BE) pritet të marrin pjesë sipas rregullit 39.

Shin pritet të nxjerrë në pah zhvillimet kryesore politike dhe të sigurisë në Kosovë gjatë periudhës së mbuluar nga raporti i Sekretarit të Përgjithshëm.

Kuptojeni përmes këtij linku njoftimin e plotë të “Raportit të Këshillit të Sigurimit”, lidhur me Kosovën./EO

Continue Reading

Të kërkuara