Lajmet

​Miratohet ligji për pagat në sektorin publik

63 nga 64 deputetë votuan për.

Published

on

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në lexim të dytë projektligjin për pagat në sektorin publik. Për miratimin e tij kanë votuar deputetët e pozitës me gjithsej 63 vota për, një abstenim, ndërsa opozita nuk ka votuar fare.

“64 deputetë votuan, 63 për, asnjë kundër, një abstenim, kalon projektligj për pagat në sektorin publik”, ka thënë Konjufca.

Projektligji ka kaluar me miratimin e amdandamenteve të propozuara nga qeveria, por jo edhe ato të propozuara nga deputetët e opozitës.

“Nga ajo që u pa deri më tani asnjë amendament nuk po kalon nga opozita, andaj mos u befasoni që edhe vota ime po besoj edhe një numër i deputetëve të Partisë Demokratike, nuk do të jenë aty ku ju duhen votat. Andaj mos na sillni në atë pozitë që edhe në marrëveshjet ndërkombëtare mos me votu”, ka thënë deputeti i PDK-së, Isak Shabani.

Lajmet

KEK-u njofton se ka përfunduar me sukses riparimin e njësisë B1: Gjendja është stabile

Published

on

By

Korporata Energjetike e Kosovës tha se kanë përfunduar me sukses punimet për remontin e njësisë B1, të cilat kanë nisur më 23 mars dhe tha se kanë përfunduar përpara afatit të parashikuar.

Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se, falë angazhimit të jashtëzakonshëm të stafit të TCB, punëtorëve, inxhinierëve dhe menaxhmentit, kemi përfunduar me sukses të gjitha punimet e planifikuara për remontin e njësisë B1, i cili kishte nisur më dt: 23.03.2025 dhe ka përfunduar përpara afatit të parashikuar”, njoftoi KEK.

Ai tha se gjatë kësaj periudhe, janë realizuar riparime dhe përmirësime të ndryshme, duke përfshirë ndërrimin e pjesëve të dëmtuara, rinovimin e sistemeve të ndryshme dhe realizimin e procedurave të domosdoshme për stabilitetin dhe efikasitetin e njësisë.

Falë përgatitjes dhe kontrollit të kujdesshëm, si dhe angazhimit të palodhshëm të ekipit të ekspertëve të TC-B-së, njësia B1 është sinkronizuar me rrjetin elektrik në orën 22:32 të dt: 24.04.2025 dhe aktualisht gjendja e saj është stabile. Kjo arritje është një dëshmi e punës së shkëlqyer të të gjithë të përfshirëve dhe vlerësimit të lartë të performancës gjatë periudhës së remontit”, tha KEK.

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë regjistrimet në UBT International Smart Schools – Shkollat më inovative të mesme në vend

Published

on

By

Në UBT International Smart Schools po vazhdojnë regjistrimet për vitin e ri shkollor, në institucionin që tashmë njihet si një ndër platformat më të avancuara arsimore në Kosovë dhe rajon. Këto shkolla të mesme ofrojnë një model të veçantë të arsimit, duke kombinuar pjesën teorike me atë praktike, teknologjinë me kreativitetin, dhe edukimin me zhvillimin e lidershipit.

UBT International Smart Schools janë të parat në Kosovë dhe rajon që kanë zbatuar edukimin 4.0 – një model që përfshin përdorimin e teknologjive të avancuara, si dhe metodave moderne të mësimdhënies. Kjo qasje inovative mundëson që nxënësit të përgatiten për sfidat reale të së ardhmes dhe të dalin në tregun e punës apo arsimit të lartë me njohuri të thelluara dhe përvoja konkrete.

Përmes kurrikulave të harmonizuara me ato evropiane dhe amerikane, nxënësit zhvillojnë aftësi të avancuara akademike, teknike dhe shoqërore. Mësimi zhvillohet në ambiente moderne, të pajisura me laboratorë, pajisje teknologjike dhe hapësira të dizajnuara për të nxitur të menduarit kritik dhe bashkëpunimin.
Zgjedh programin që i përshtatet pasioneve dhe ambicieve të tua:

•     Gjimnazi TIK – Për të rinjtë që duan të jenë pjesë e botës së teknologjisë dhe inovacionit.
•     Gjimnazi Natyror – Për ata që kanë pasion për shkencat natyrore dhe kërkimin shkencor.
•     Gjimnazi Gjuhësor – Për nxënësit që duan të përparojnë në gjuhë të huaja dhe komunikim ndërkombëtar.
•     Asistent Dentar
•     Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë
•     Teknik i Farmacisë
•     Teknik i Laboratorit Mjekësor
•     Teknik i Optikës – Opticient

Formimi i liderëve të së nesërmes nis në UBT International Smart Schools

UBT International Smart Schools janë shkollat me synimin në zhvillimin e liderëve, inovatorëve dhe profesionistëve të së ardhmes. Me mentorim nga profesorë të kualifikuar, me praktika dhe projekte reale, si dhe me mundësi të shumta për pjesëmarrje në gara, konferenca dhe bashkëpunime ndërkombëtare, këto shkolla ofrojnë më shumë se një arsim – ofrojnë një përvojë jetësore.
Regjistrohu tani dhe bëhu pjesë e një udhëtimi edukativ që formëson të ardhmen tënde!

Për më shumë informata dhe aplikim: https://ubt.school/
046 332 233

Continue Reading

Lajmet

Duda Balje: Nuk ndryshojmë qëndrim për koalicion me Vetëvendosjen

Published

on

By

Deputetja nga radhët e komunitetit boshnjak dhe kryetare e Unionit Socialdemokrat, Duda Balje, ka deklaruar se partia e saj nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje. Deklarata e saj erdhi si përgjigje ndaj deputetit të VV-së, Arbër Rexhaj, i cili kishte përmendur një ofertë për pozitë ministrore ndaj Unionit Socialdemokrat.

“Unë jam mbrapa qëndrimit, të cilin e kemi marrë si parti. Ne nuk e ndryshojmë qëndrimin,” u shpreh Balje.

Ajo gjithashtu reagoi ndaj komenteve të Rexhajt lidhur me deputetët me pak vota, duke rikujtuar se ajo dhe partia e saj kanë mbështetur Vetëvendosjen në të kaluarën.

“Arbër Rexhaj ka pasur një pikëpyetje se çka është duke ndodhur me deputetët që i kanë pasur 500 vota. Unë e kam një përgjigje për Arbërin se ku ishte Arbëri kur ne kemi votuar për qeverisjen lokale të VV-së dhe për kryeministrin Kurti. Unë i them se kjo nuk ka logjikë prej Arbërit,” tha Balje

Continue Reading

Lajmet

Murati: Propozimi për Albulena Haxhiun nuk do të ndryshojë, zgjedhjet janë opsioni i fundit

Published

on

By

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se propozimi i Vetëvendosjes për kandidatin për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, do të mbetet i pandryshuar. Ai theksoi se ky propozim është bërë pas shfrytëzimit të të drejtës së Vetëvendosjes si fituese e zgjedhjeve.

Murati theksoi gjithashtu se zgjedhjet e reja nuk janë qëllimi i Vetëvendosjes dhe se ato do të ishin opsioni i fundit. Ai theksoi se duhet të arrihet një dakordim politik për nënkryetarët, duke shtuar se strategjitë aktuale janë më shumë taktizime.

“VV-ja si fitues e zgjedhjeve e ka të drejtën e propozimit të kandidatit dhe këtë të drejtë e ka shfrytëzuar duke propozuar Albulena Haxhiun. Këto sjellje janë më shumë taktizime. Kemi propozuar gruan më të votuar. Ky është propozimi ynë dhe nuk do të ndryshojë. Duhej dakordim politik, i cili mund të arrihet për nënkryetarët. Nuk është qëllimi ynë për të shkuar në zgjedhje. Ai do të ishte opsioni ynë i fundit”, tha Murati.

Continue Reading

Të kërkuara